Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/11/4

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kryepeshkopi Anastas


Kryepeshkopi Anastas lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në Pire, Greqi . Historiani Arben Llalla argumenton se Anastas Janullatosi ka prejardhje nga një familje shqiptare . Babai i tij Gerasimos është me origjinë nga ishulli Qefalonia, që është populluar nga viti 1502 me leje të Senatit të Venedikut nga Shqiptarët . Gerasimos Janullatos ka lindur në Lefkada, por për shumë vite ai jetoj dhe punoj familjarisht në Prevezë ku u martuar me Roksani Malltezin. Familja e nënës së Janullatosit janë nga Preveza e Çamëriasë nga fisi i Malltezëve . Ishte daja, akademiku Kostandin Malltezi (1869-1951) që i dha përkrahje Anastas Janullatosit të vazhdonte shkollën e lartë për Teologji pasi mbarojë gjimnazin. Është iniciator në ripërtëritjen e përpjekjes misionare në Kishën Ortodokse dhe ringritjen e kishave dhe besimit të krishterë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri . Vlerësohet si dijetar në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Njëkohësisht, ai është përpjekur si paqebërës në Ballkan. Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkjetesën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. I janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme