Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Energjia Gjeotermike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Energjia gjeotermike të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Energjia Gjeotermike[Redakto nëpërmjet kodit]

Vendos përmbajtjen e materialt në vazhdim... Energjia gjeotermike është energjia termike e gjeneruar dhe e ruajtur në Tokë. Energjia gjeotermike e kores së Tokës e ka origjinën prej formimit të planetit (20%) and kalbjeve radioaktive të mineraleve (80%). Gradienti gjeotermik, i cili është diferenca e temperaturës së kores dhe sipërfaqes së planetit, shtyn përcueshmëri të vazhdueshme të energjisë termike në form të nxehtësisë nga korja në sipërfaqe.

Në kore të Tokës, energjia termike është krijuar nga kalbjet radioaktive ku temperatura mund të arrijë mbi 5000°C. Nxehtësia transmetohet nga korja deri te shkëmbijtë. Temperaturat e larta dhe presioni i shkaktojnë që shkembijtë të shkrihen, duke krijuar magma dhe lëvizjen e saj lart pasiqë është më e lehtë se një shkëmb i ngurtë. Magma nxeh shkëmbijtë dhe ujin në kore, nganjëherë deri në 370°C.

Banjo më e vjetër gjeotermike


Energjia gjeotermike është përdorur për banjo që nga koha Paleolitike dhe për nxehjen e hapsirës që nga koha Romake. Por tani nihet si gjenerimi i elektricitetit. Nëpër botë rreth 10,715 MW të fuqisë gjeotermike është në përdorim në 24 shtete. Shtesë 28 GW kapacitet i nxehtësisë gjeotermike është e instaluar për shpërndarje të nxehtësisë, nxehje të hapsirës, proceseve industrial dhe aplikimeve agrikulturore.

Fuqia gjeotermale është me kosto efektive, e besueshme dhe e mirë për ambientin, por historikisht ka qene e limituar afër kufijeve të pllakave tektonike. Avancimet e fundit teknologjike e kanë rritur shumë përdorimin e këtyre resurseve, posaqërisht per aplikimin në nxehjen e shtepisë.

Resurset gjeotermike të Tokës teorikisht janë më adekute për t’i shërbyer nevojave njerzore, por një masë ë vogel mund ta menaxhojnë. Shpimi dhe eksplorimi për resurse më të thella është shumë e shtrenjtë.

Asocacioni ndërkombëtar gjeotermik (IGA) ka raportuar se 10,715 megavat(MW) të fuqisë gjeotermike janë të instaluar në 24 shtet, të cilat pritet të gjenerojnë 67,246 GWh të elektricitetit në vitin 2010. Kjo e tregon nje rritje prej 20% në kapacitet që nga viti 2005. Projektet e IGA presin rritje deri në 18,500 MW deri më 2015. Në vitin 2010, Shtetet e Bashkuara e dërguan prodhimin e elektricitetit gjeotermik në 3,086 MW të instaluar nga 77 centrale. Grupi më i madh i centraleve gjeotermike në botë ndodhet në Gejzeret(The Geysers), fushë gjeotermike në Kaliforni.

Pamje nga The Geysers ne Kaliforni

Kapaciteti elektrik gjeotermik

Shteti Kapaciteti (MW) 2007 Kapaciteti (MW) 2010 Përqindja e prodhimit kombëtar
SHBA 2687 3086 0.3%
Filipinet 1969.7 1904 27%
Indonezia 992 1197 3.7%
Meksika 953 958 3%
Italia 810.5 843 1.5%
Zelanda e Re 471.6 628 10%
Islanda 421.2 575 30%
Japonia 535.2 536 0.1%

Imjanti Gjeotermik [Redakto nëpërmjet kodit]

Skema: Impjanti Gjeotermik ne shtepi

Pjesët:

  • Sondat gjeotermike: është e futur në tokë dhe përbëhet nga një cift tubash prej polietileni që formojnë qark të mbyllur. Ato kanë pvr qëllim të bejne shkëmbimin e nxehtësisë për shkak të ndryshimit të temperaturave
  • Nje pompë nxehtësie: është e vendosur në ndërtesë dhe shërben për transferimin e nxehtësisë që vjen nga sondat tek ambienti i brendshëm i ndërtesës(anasjelltas në stinën e verës).Pompa transferon nxehtesinë e thithur nga toka në impjantin e ngrohjes së banesës, duke shfrytzuar një sasi energjie nga rrjeti për kompresorin. Pjeset kryesore të pompës janë:
  1. shkëmbyes nxehtësie evaporatori, në të cilin nxehtësia e ujit që vjen nga sonda bënë që të avulloj substanca ngrirëse që ndodhet në të.
  2. shkëmbyes tjetër nxehtësie kondensatori i cili kthënë substancën ngrirëse nga gjendja e avullit në të gazët.
  3. Valvula e tensionit: ule presionin dhe temperaturën e substancës ngrirëse duke mbyllur kështu ciklin e saj.
  • Sistemi shpërndarës: është i vendosur në shtëpi dhe mund të jetë me panele rrezatuese. Panelet rrezatueses përbehen nga një sërë tubash, të vendosur nën dysheme.Skema e shtrimit të tubave në të cilët qarkullon uji që vjen nga pompa e nxehtësisë.

[1] [2]

  1. ^ Geothermal Energy
  2. ^ Energjia Gjeotermike ne perdorim shtepiak