Wikipedia diskutim:Fjalorthi/001

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Fjalorthi/001. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Për Lekën së pari të dëshirojë mirëseardhje dhe do të ishte mirë të hapësh një konto ashtu që të mund të kuptojmë më mirë pjeset e nënshkruara. Për secilin term të programit operues ekzistojnë fletat e diskutimit dhe do të ishte mirë që në ato fleta të diskutohet ashtu që edhe diskutuesit e ardhëshem të kuptojnë më lehtë pse është zgjedhur ai term dhe të mos përsëriten diskutimet. E themë këtë që të krijohet një vazdhimësi (zinxhir) dhe të mos fillojmë gjithnjë nga zeroja. Shpresojë se do ti zgjidhni termet më adekuate.

Për përdoruesit e ardhëshem: ju lutem para se të hyni në diskusion merni pak kohë dhe lexoni pjesët e diskutimit të mëparshme ashtu që të jeni më bindës me argumentimet e juaja dhe keni parasysh se përkthimet duhet bërë sa më saktë dhe të kuptueshme për shumicën e përdoruesve të kompjuterit në ditët tona. Edhe një fjalë e saktë që nuk përdoret nuk ka vlerë. --Hipi Zhdripi 2006 Shkurt 16 15:41 (UTC)

Pjesë të bartura nga Kuvendi[Redakto nëpërmjet kodit]

--Hipi Zhdripi 2006 Shkurt 16 15:12 (UTC)


Disa fjalë këtu janë të gabuara si p.sh.:


Është -------------------- Duhet


Arnë (fj.p.fj) - Patch - Ndreqje - Diskutuesi : Lekë Mjeku

Ndoshta, njesoj jane, une s'kam ndonje preference per kete. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)

Harroje ? - Cancel - Fshij,heq,pezulloj,shfuqizoj,sh(ç)vlerësoj- Diskutuesi : Lekë Mjeku

C'te keqe ka harroje? Zgjedhjet e tjera s'me dukem me mire: fshij - cfare po fshin, ndryshimet s'jane bere, heq - po njesoj ato nuk jane vene dhe s'kane si te hiqen, pezulloj - nuk po pezullohen se nuk po ruhen gjekundi, shfuqizoj - s'kane qene ne fuqi, shvleresoj - mire qe s'po i jep vlere po s'ka lidhje me ruajtjen ne kutese apo "harrimin". Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)

Fluturo ? - Float - Pluskoj;Lëviz lirshëm- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Ndoshta, por pluskoj mua s'me tingellon mire, dhe leviz lirshem eshte shume e gjate. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)

Gris  ? - Delete - Fshij (me gomë)- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Po e fshive me gome si mund ta kthesh mbrapsh (faqet e grisura mund te kthehen, "undelete")? Po e grise ke akoma copat dhe mund ta restaurosh. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)

Kryeradhë ? - Justify - Shfajsoj,përligj- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Justify ketu ka kuptimin e vendosjes se tekstit ne fillim te rreshtit, pra ne krye te rradhes. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)

Kuti fluturuese - Hoverbox - Kuti pezull- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Ndoshta. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)

Redaktoj ? - Edit - Botoj- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Redaktim me duket me mire, ndonese s'ka shume kuptim kur eshte artikull i fillimit apo kur po shton, por keshtu eshte dhe ne gjuhet e tjera, prandaj e bera perkthim te drejtperdrejte. Edit eshte sinonim me faqet wiki prandaj them se duhet lene redaktim. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)

Yçkla ? (shqip?) - Bugs - Gabimthe, të meta te vockla- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Shqip, por ndoshta krahinism :) por s'ka shume rendesi. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)

etj.

Me nderim ....!- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Faleminderit per verejtjet. Do te ishte me mire te rregjistroheshit dhe te vazhdonim biseden. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 12 05:37 (UTC)
SHTOJCË

Tungjatjeta!

Ka shume njerez qe nuk u pelqen te qortohen,ashtu siç ka shume te tjere qe u pelqen te qortojne.Ndershmerisht une nuk hyj tek keta te fundit.Ashtu! Sipas mendimit tim perkthimi nuk duhet te behet sipas preferencave(parapelqesave),apo shijeve vetjake te nje njeriu,sepse kushdo atehere do te ishte perkthyes dhe anglishten apo nje tjeter gjuhe do ta mesonim nepermjet ketyre perkthyesve,dhe veprat e Shekspirit apo edhe shume vepra te tjera te letersise boterore do te ishin krejt te tjera ne saje te ketyre perkthyesve. Une per vete mendoj se,perkthimi duhet te jete mundesisht sa me i sakte e besnik me origjinalin dhe te perdoren sa te te jete e mundur nje gjuhe e kuptueshme per te gjithe,pa fjale te huaja ne shqip,se shpesh shoh fjale te perkthyera nga anglishtja - italisht ne shqipen.Dua te them te perdorim mundesisht vetem fjale shqipe.T`i mbetemi besnik shqipes per hir te femijeve tane. Te vijme tani tek fjalet qe une mendoj se jane te keqperkthyera.Verejtjet e mia jane miqesore e vetem si paravënije,miratim.- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Me fjalen Arnë s`kam gje kunder.Perkthimi eshte bere drejte.Por ketu ketu pa vend ne teknike?!- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Harroje- Forget(it).Pse nuk e perdorin anglezet keshtu?Por thone Cancel - Hiq-e,fshij-e.Italjanet Cancellare - fshij,e nuk thone Dimenticare - Harroje.Gjermanet Löschen - fshij,e nuk thone Vergessen! - Harroj-e! etj.- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Fluturo ? - Fly ? where?! Ku?! Te lutem,perkthimi duhet bere besnik jo sipas shijeve e parapelqesave vetjake.Jo keshtu me duket mua me mire,tingellon keshtu me bukur etj.- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Gris? - Delete - Fshij. Undelete - rindërto,ribëje,rikthe,shpëto (edhe si save këtu).- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Kryeradhe ? - Justify (just-ify)- Shfajsoj,përligj;(tipogr.)pershtas.Ndoshta ke te drejte!- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Redaktoj - Botoj.E bej te njohur per te gjithe boten.Ketu mund te thuhet edhe përshtas,përpunoj.Por EDIT do te thote Botoj.Te mos perkthejme te huaj me te huaj.- Diskutuesi : Lekë Mjeku

Yçkla !?(shqip?!) `Shqip,por ndoshta krahinism :) ...Ketu shkruhet gjuha letrare shqipe jo krahinisma.Po te ishte ashtu edhe une,e kushdo tjeter do te shkruante krahinisma,e vetem krahinoret do t`i kuptonin ata.(Ghjuhe shqipe te kuptueshme per te gjithe.)- Diskutuesi : Lekë Mjeku


 Kjoft mallku ai bir shqyptari 
 qi ket gjuhë t'perëndisë 
 trashëgim q'ia la i pari
 trashëgim s'ia len ai f'misë

- At Gjergj Fishta


 Gjuha jonë, sa e mirë sa e ëmbël,
 sa e dlirë,sa e pasur e me vlerë.


- Naim Frashëri


 Përmbi za që l'shon bylbyli gjuha shqype m'shungullon 
 përmbi erë që jep zymbyli pa da zemrën ma ngushllon




* * 
 Nji k'to gjuhë që jam tuj ndie janë të bukura,
 me themel por për mue, si diell pa hije shqipja t'anave ua del...

- Ndre Mjeda

Me nderim Lekë Mjeku.

Te lutem mos i hap temat ne disa faqe se pastaj i bie te pergjigjem ne disa vende. Ben mire te rregjistrohesh se eshte me kollaj per te biseduar. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 16 06:03 (UTC)

Pjesë të bartura nga fl. e disk. përd. Dori[Redakto nëpërmjet kodit]

--Hipi Zhdripi 2006 Shkurt 16 15:41 (UTC)


Tungjatjeta! Ka shume njerez qe nuk u pelqen te qortohen,ashtu siç ka shume te tjere qe u pelqen te qortojne.Ndershmerisht une nuk hyj tek keta te fundit.Ashtu! Sipas mendimit tim perkthimi nuk duhet te behet sipas preferencave(parapelqesave),apo shijeve vetjake te nje njeriu,sepse kushdo atehere do te ishte perkthyes dhe anglishten apo nje tjeter gjuhe do ta mesonim nepermjet ketyre perkthyesve,dhe veprat e Shekspirit apo edhe shume vepra te tjera te letersise boterore do te ishin krejt te tjera ne saje te ketyre perkthyesve. Une per vete mendoj se,perkthimi duhet te jete mundesisht sa me i sakte e besnik me origjinalin dhe te perdoren sa te te jete e mundur nje gjuhe e kuptueshme per te gjithe,pa fjale te huaja ne shqip,se shpesh shoh fjale te perkthyera nga anglishtja - italisht ne shqipen.Dua te them te perdorim mundesisht vetem fjale shqipe.T`i mbetemi besnik shqipes per hir te femijeve tane. Te vijme tani tek fjalet qe une mendoj se jane te keqperkthyera.Verejtjet e mia jane miqesore e vetem si paravënije,miratim.

Me fjalen Arnë s`kam gje kunder.Perkthimi eshte bere drejte.Por ketu ketu pa vend ne teknike?!

Kjo nuk eshte me ne perdorim (ka qene ne mesazhet ne fillim, tani s'e gjej dot me). Dori | Diskuto 2006 Shkurt 16 05:59 (UTC)

Harroje- Forget(it).Pse nuk e perdorin anglezet keshtu?Por thone Cancel - Hiq-e,fshij-e.Italjanet Cancellare - fshij,e nuk thone Dimenticare - Harroje.Gjermanet Löschen - fshij,e nuk thone Vergessen! - Harroj-e! etj.

Ketu e them se e ke gabim. E bera njehere shpjegimin, por ti s'mu pergjigje. Kuptimi shte harro ndryshimet e bera ne tekst. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 16 05:59 (UTC)

Fluturo ? - Fly ? where?! Ku?! Te lutem,perkthimi duhet bere besnik jo sipas shijeve e parapelqesave vetjake.Jo keshtu me duket mua me mire,tingellon keshtu me bukur etj.

Siper faqes, por s'ka rendesi, mund ta ndryshoj ne pezull. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 16 05:59 (UTC)

Gris? - Delete - Fshij. Undelete - rindërto,ribëje,rikthe,shpëto (edhe si save këtu).

Si mund ta c'besh te fshiren? rinderto nga se? rikthe nga se? shpeto nga ku? Te gjitha keto s'kane kuptim, ndersa grisja shkon me metaforen e faqeve (si te nje libri) dhe ka plusin qe mund ta restaurosh nga copat e grisura. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 16 05:59 (UTC)

Kryeradhe ? - Justify (just-ify)-Shfajsoj,përligj;(tipogr.)pershtas.Ndoshta ke te drejte!

Redaktoj - Botoj.E bej te dukshme per te gjithe boten.Ketu mund te thuhet edhe përshtas,përpunoj.Por EDIT do te thote Botoj.Te mos perkthejme te huaj me te huaj.

Redaktimi eshte procesi i ndryshimit, ndersa botimi eshte veprimi perfundimtar. Nuk jane njesoj. Po s'me besove hap fjalorin dhe shiko editing dhe publishing. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 16 06:49 (UTC)

Yçkla !?(shqip?!) `Shqip,por ndoshta krahinism :) ...Ketu shkruhet gjuha letrare shqipe jo krahinisma.Po te ishte ashtu edhe une,e kushdo tjeter do te shkruante krahinisma,e vetem krahinoret do t`i kuptonin ata.(Ghjuhe shqipe te kuptueshme per te gjithe.)

Hap fjalorin. E kisha gabim, nuk eshte krahinism, por fjale tamam. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 16 05:59 (UTC)

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë

- At Gjergj Fishta


Gjuha jonë, sa e mirë sa e ëmbël, sa e dlirë


- Naim Frashëri


Përmbi za që l'shon bylbyli gjuha shqype m'shungullon përmbi erë që jep zymbyli pa da zemrën ma ngushllon


  • * *

Nji k'to gjuhë që jam tuj ndie janë të bukura, me themel por për mue, si diell pa hije shqipja t'anave ua del...

- Ndre Mjeda

Me nderim Lekë Mjeku. alina2001@albanian.com

Mire e kishin keta, por problemi eshte se perkthimi nuk eshte shkence ekzakte, sic thote njeri nuk thote tjetri, dhe gjuha shqipe nuk e ka fjalorin te pasur kur vjen puna tek perkthimet teknike. Une jam munduar sa me shume te perdor fjale ne shqip, por problemi eshte tek fjalet e reja. Kam perdorur edhe fjalorin per shume fjale. Kur e ka edhe fjalori "gabim" atehere problemi me i madh s'eshte bere nga une. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 16 06:49 (UTC)


Pergjigje

Tjeta!

Mire e kishin keta!!!? Me sa di une perkthimi nuk eshte shkence(Dituri,dije) ekzakte(sakte).Meqe gjuha shqipe nuk e ka fjalorin e pasur(s`eshte e pasur) ;gje qe s`eshte aspak e vertete; ,atehere t`a harrojme shqipen e te mesojme nje gjuhe tjeter e ta flasim ate.Te asimilohemi(siç do thoje ti)[pervetesohemi,perngjasohemi,njesohemi] atehere e te mos i themi vetes me shqiptare. Nese fjalori e ka gabim,atehere ta ndreqim te mos e shperndajme tek te tjeret. Persa i perket disa fjaleve ne shqipen, te ardhura nga gjuhe te tjera siç: tamam mund ta perthejme me - pikerisht,bash; kollaj - lehte,me lehtesi;hiç - aspak;etj,etj qe tani nuk me kujtohen.Ç`do fjale(gjuhe) eshte e perkthyeshme,s`ka fjale(gjuhe) qe s`mund te perkthehet.Nese nje fjale nga nje gjuhe tjeter ka disa kuptime te gjejme fjale me te pershtatshme per te nga gjuha jone.Te hapim librat e vjeter,jo vetem nje fjalor,te shqyrtojme e te perzgjedhim,jo te dorezohemi menjehere duke thene `Ah,gjuha jone eshte e varfer`.Nese mendon qe gjuha shqipe eshte jo e pasur,ateher ta pasurojme ate. Te thuash per gjuhen tende qe s`eshte e pasur eshte per te ardhur keq,mjerisht.Do te thote qe gjuhen tende nuk e do,nuk e vlereson ate e ata qe jane munduar ta mbajne ate te gjalle e kane flijuar jeten e tyre per te.Te mos harrojme se gjuha e populli yne jane nder me te vjetrat ne bote!

P.S (post scriptum - pas shkrim) Ka ende fjale ne fjalorin tend teknik qe s`jane shqipe si p.sh. Administrator - Drejtues,mbareshtues; stampe - vule;skadenca - afat(mbarimi);restauro - (nuk eshte shqip mor njeri)- undelete;etj.

Deri me vone!

Tung!

Leka

Zotëri Leka po e shohim se ti je shumë i ditshëm dhe perfekt në gjuhën shqipe, vetëm se kështu me këto kritika po i shkon secilit në nerva. Po aq perfekt nuk qenke edhe ti sa mundohesh të shitesh se të mungojnë ë-ja dhe ç-ja edhepse ato i takojnë gjuhës shqipe (dhe ti me siguri e din këtë). Unë nuk po e shoh se cili është qëllimi yt këtu. Regjistrohu dhe puno e pastaj le të flas puna për ty. Është shumë më lehtë të kritikohen të tjerët, por më parë duhet të tregosh se edhe ti je në gjendje të bësh punën që kanë bërë të tjerët këtu. —bet_0 2006 Shkurt 16 15:37 (UTC)

Në krahasim me gjuhën angleze apo gjermane (600 000 dhe tjetra 300 000 fjalë) fjalori i gjuhës shqipe është i varfër. Mirpo realiteti është se edhe gjuha angleze edhe ajo gjermane në vete kanë shumë fjalë të adaptuara. Unë nuk shohë asgjë të keq këtu të parët tanë e kanë bërë e bëjmë edhe ne por ata e kanë bërë me siguri me disa rregulla. Nga gjuha latine kanë marrë shumë jo vetem shqiptarët por po thuaj se tërë latinishtja sot është futur në anglishte. Gjatë kohës së pastrimit të gjuhës shqipe kanë humbur (së paku në Kosovë) shumë fjalë krahinore që janë përdorur në fshatrat e Kosovës pasi që ato janë përdorur edhe nga serbët. Çka për njatë kohë ka qenë e kuptueshme (rrezik nga asimilimi) por sot e dimë që dhe serbët kanë marrë nga thesari jonë dhe e prezentojnë si të tyren. Çdo termë në gjuhën shqipe ka vlerë pamarr parasysh se e përdorë atë edhe ndokush tjeter. Për të ruajtur pasurin duhet luftuar e jo gjuajtur poshtë. --Hipi Zhdripi 2006 Shkurt 16 16:06 (UTC)



Leka përgjigjet!


Për Bet0. Në qoftë se unë po i shkoj në nerva gjithkujt,atëherë Lamtumirë! Unë deshta të ndihmoj këtu për të mirën e shqipes,që ajo të mos përdhoset e të keqtrajtohet,por të pasurohet e lëvrohet nga ne.Qortimet këtu janë shoqërore e po deshët miqësore nga ana ime,pa ndonjë qëllim të keq.N.q.s. kam fyer ndonjërin ai mund të ma ta thotë haptazi si Ju.Pastaj s`ka pse ti japim njëri - tjetrit ti-në.Unë nuk ju njoh ju.Thjeshtë për mirësjellje. Sa për ë-të e ç-të s`kanë qenë shkruar thjeshtë këtu për shpejtësi por në tekstet(përkthimet që kam bërë) i kam shtuar. Ka 12 vjet që jam në dhe të huaj e më dhemb zemra kur shoh,dëgjoj apo lexoj lajmet në rrjet sepse hasi në fjalë të huaja që krejt mirë e lehtë mund të zëvendësoheshin me fjalët tona të bukura shqipe që i kuptojnë të gjithë.Nuk është mirë të mburremi e krenohemi me atë gjuhë që dimë e ti fusim ato ne gjuhën tonë shqipe që ti tregojmë të tjerëve se unë jam i ditur e i zgjuar dhe zotëroj këtë apo atë gjuhë në vend që të përpiqemi e rropatemi për ta pasuruar më parë gjuhën tonë.Kaq.

  • Krahinizmat.Janë pasuri gjuhësore.Këtu e kam fjalën edhe unë.Çfarë kemi humbur e lënë në harresë ta rizgjojmë në gjuhën shqipe.Krahinizmat duhet të rikthehen në jetë e të pasurojnë,zgjerojnë gjuhën tonë.Jo të themi gjuha shqipe është e varfër e ta lëmë me kaq,por të përpiqemi ta mbajmë atë si një zonjë ndër gjuhët e tjera.Jo të themi gjuha shqipe është e varfër.

Por s`ka gjë.

Në artikujt e këtij projekti e ke mundësin të i afirmoshë (të ja imponosh askuj nuk mundesh) ato fjalë të humbura.--Hipi Zhdripi 2006 Shkurt 17 05:50 (UTC)

Njeriu nuk mund të ndryshojë të tjerët dhe botën.Me 33 vjetët e mia ka kohë që e kam kuptuar por,prapë gabova kur shpresova se edhe të tjerët mendojnë njëlloj si unë për gjuhën tonë. N.q.s. ju nuk pranoni qortime,atëherë ju s`jeni as gati të përmirësoheni.Thjeshtësia dhe Durimi janë dhunti hyjnore që jo çdo njeri i zotëron. Në lidhje me pasurinë e gjuhës shqipe po u tregoj se para 15 vjetesh kam pasur një fjalor italisht - shqip me 600.000 shprehje.

Thesari i fjalorit të shqipes është shumë më i madhë se ai i fjalëve të seleksionuara në gjuhen shqipe. Nuk e di sa më kupton por në një gjuhë të njehësuar fjalët duhet seleksionuar për gjëra e vepime të caktuar, kjo arrihet me anë të reformave gjuhësore, ne nuk jemi në gjendje këtë ta bëjmë por mund të mbledhim që atyre tua lehtësojmë. (edhe kjo është sq:Wikipedia)

Sa për dijeni unë kam përmirësuar,përshtatur dhe shkruar këtu disa tekste(përkthime),nëse doni ua tregoj. Nejse.

Gjithë të mirat!

Lekë Mjeku

Bushat

Shkodër

SHQIPËRI

alina2001@albanian.com


Ashtu si ju që keni të drejtë të kritikoni të tjerët edhe ata e kanë gjithashtu këtë të drejtë ndaj juve. Po të hidhëroheshin të gjithë ata, që shkruajnë në wiki, pas kritikave ndaj tyre, atëherë nuk do të ekzistonte më ky projekt. Ju mund të vazhdoni me kontributin e juaj. Nuk po e shoh, që dikush ua ka ndaluar këtë. Pasi që nuk keni qenë të regjistruar, nuk ju llogaritet si punë e juaj, ajo që keni bërë deri tash. Sipas mendimit tim, më me rëndësi është të regjistroheni e të shkruani, sesa kështu gjithë kohën e çmuar ta humbni vetëm me diskutime. Natyrisht që edhe diskutimet sjellin të reja me vlerë, por ajo që prej përdoruesit të wikipedia-s më shumë vlerësohet janë redaktimet.

Shkruani për temat, të cilat i njihni, dhe mandej ne të gjithë do të ju vlerësojmë. --Mig 2006 Shkurt 16 20:26 (UTC)


Pikë së pari po e marrë prapa kritikën, se si duket ju mundeni të përdorni ë-ja dhe ç-ja.

Që ju mundeni dhe po kontriboni në Wikipedia Shqip duket dhe më bëhet qefi, por po ju shkon krejt puna fuq se nuk jeni i regjistruar. Edhe pse ne tani këtu ju njohim me emër dhe mbiemër madje edhe moshën tash ua dimë, ne nuk e dimë kur ju shkruani këtu se e keni IP-në dinamike (tre IP adresat e juaja të fundit: 212.201.76.64 | 212.201.74.200 | 212.201.74.78). Besoj që secili që punon këtu e ka në zemër gjuhën shqipe. Edhe pse disa nga kritikat janë me vend dhe me sa e vërejta unë Dori u dha juve të drejtë, nuk jam i mendimit që gjithçka duhet të diskutohet deri në pikën dhe presjen e fundit. Këtu bëhet fjalë për një fjalorth të vogël, të cilin ne këtu e përdorim për nevojat tona. Sa për fjalorin e gjuhës shqipe, shpresoj që nuk vendoset këtu për të. Sa për nervat e mija mendova vetëm për këto diskutimet pa fund e jo punën e juaj në përgjithësi. Përshëndetje nga Wikipedia në Shkodër. tung —bet_0 2006 Shkurt 16 21:00 (UTC)

Leke, e ke gabim kur thua qe nuk marrim parasysh kritikat. Por te hidhet nje fjale tek e tuk s'u sherben njeriut. Ne qofte se deshiron me te vertete te behesh pjese e komuniteti, fillo dhe meso se si veprojne faqe, cfare pune behet ketu dhe si funksionojne ndryshimet. Ketu s'ka diktature, eshte meritokraci. Disa gjera jane me te veshtira per tu ndryshuar se kane rrjedhoja te tjera. Pamja e faqes s'ka shume rendesi, ndonese une kam harxhuar muaj te tere per ta bere kete gje. Shumica e mesazheve mund te shikohen ketu: Speciale:Allmessages. Ne qofte se kujton se tere ato mund te perkthehen vetem me gjuhen shqipe te "paster" je krejtesisht i gabuar dhe s'duhesh te kesh perkthyer ndonjehere ndonje program. Shqipja e paster nuk ekziston dhe s'ka ekzistuar ndonjehere. Jam plotesisht dakord qe kur ka fjale shqip s'ka pse te perdoren fjale te huazuara, por ama s'duhen perdorur fjale shqipe qe kane vetem kuptimin e perafert te fjales se huazuar. Me mire perdor fjalen e huazuar ne ate rast. Edhe gabime mund te kem bere shume (edhe une jame ne mergim dhe praktikisht jam me shkolle 8-vjecare per sa i perket shqipes), sidomos kur shikon se sa shume duhet perkthyer dhe ne cfare konteksti duhet pare cdo gje. Dori | Diskuto 2006 Shkurt 17 00:32 (UTC)

Kur të kihet parasyshë që vetem me dy shenja 0 dhe 1 mund të shprehet çdo gjë atëherë është e natyrshme se edhe me fjalorin e gjuhës shqipe mund të përkthehen gjitha ato mesazhe por sa janë të kuptueshme për shumicën e përdorueve ? Këtu është edhe problemi kryesorë. Deri më tani nuk ka as në gjuhet tjera terme adekuate për termet e përdorura në teknikën moderne. Çdo gjuhë ka pjesën që i thonë gjuha teknike, gjuha letrare ... gjuha e përditëshme. Nëse merren parasysh këto dhe qëllimet e projektit tonë atëher gjuha teknike duhet përshtatu gjuhës së përditëshme ndërsa gjuha e përdorur në artikuj duhet të ketë për qëllim përdorimin e gjuhës letrare.--Hipi Zhdripi 2006 Shkurt 17 05:41 (UTC)

E gjetem edhe pikën e përbashkët[Redakto nëpërmjet kodit]

Vetë ky projekt është vërtetim i dëshirës sonë : Mbajta në jetë dhe pasurimi i gjuhës sonë. Rezulltatet e suksesit do të shihen më vonë, brengosjet, gabimet, kritikat e gjërat e tilla janë pjesë që do të përsëriten sa më shumë që do të kemi suksese e që të punojmë. I vetmi gabim që mund të bëjmë është të mos ndërmarrim asgjë për qëllimin që e kemi. Lekë po më duket se na ke kuptuar ashtu si jemi dikush më i arshpër dikush më i butë, por të gjithë ne e kemi të njëjtin qëllim si ti. Por deri më tani ne e kemi treguar në projekt nuk kemi pasur nevojë të paraqesim vargjet i kemi paraqitur figurat që i kanë shkruar ato vargje (aq sa kemi pasur horizont e mundësi). Vetë pjesmarrja jonë këtu tregon se i kemi kuptuar ato vargje e ndoshta po ato kanë qenë që na kanë frymëzu të bëhemi pjesë e këti projekti. Nuk je i vetem në këtë drejtim bashkohu me ne puno pa pare qysh kanë punu qata qe i kanë shkru qato vargje dhe jam i sigur se do të keshë më pak brenga se nuk po ndërmirret asgjë për të mrojtur gjuhën e të parëve tu.--Hipi Zhdripi 2006 Shkurt 17 05:30 (UTC)