Wikipedia diskutim:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Grisja e artikujve me probleme të theksuara drejtshkrimore
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje. Nuk e di nëse është ky vendi i duhur për të parashtruar këtë problem, mirëpo po e provoj këtu. Nuk e di cili është konsesusi i përdoruesve këtu në lidhje me artikujt ku në mënyrë masive anashkalohen shkronjat "Ë" dhe "Ç", ose bëhen gabime tjera të rënda drejtshkrimore. E kam provuar vetë t'i shpëtoj artikujt e tillë, mirëpo është e paimagjinueshme sa shumë punë e energji kërkohet për të përmirësuar artikuj të tillë, energji me të cilën do të mund të shkruaja një artikull të ri nga fillimi ose ta përktheja një nga Wikit homologe. Drejtshkrimi i shqipes është lule krahasuar me bie fjala anglishten, frëngjishten ose kinezçen, prandaj asnjë person i rritur nuk ka kurrfarë arsyetimi që të mos shkruajë si duhet, sidomos "ë"-jat e "ç"-jat. Është e qartë si loti se askush nuk ua var stampave ku luten përdoruesit t'u përmbahen rregullave. Duhen masa më rigoroze. Pra, propozoj që:
- 1. çdo artikull i vjetër me gabime drejtshkrimore masive, sidomos ata pa "ë"-ja e "ç"-ja, të grisen menjëherë, pa marrë parasysh a kanë referenca a jo.
- 2. Sa u përket artikujve të rinj, fillimisht tu tërhiqet vërejtja përdoruesve përgjegjës që t'i rregullojnë vetë artikujt, e nëse këta s'e bëjnë, të grisen. --Udha (diskutimet) 17 shtator 2017 21:27 (CEST)
- Fatkeqësisht, kualiteti artikullit nuk ka rol në vendimin për grisjen e tij: Grisja bëhet nëse subjekti i artikullit nuk është i rëndësishëm, por jo nëse përmbajtja e artikullit ka kualitet të ulët. Çka mund të bëhet është të largohet e gjithë përmbajtja me kualitet të dobët dhe të zëvendësohet me një fjali e cila e përshkruan thelbin e subjektit. --Λeternus 18 shtator 2017 09:32 (CEST)
- Jam dakord me Aeternus. Kjo do ishte humbje e madhe për wikin pasi jo cdo gjë mund të jetë e përsosur ne wiki. Gur gur bëhet mur, :-). Ndërsa kur kemi artikuj të rinj, unë e kuptoj shqetësimin tënd, Udha, po, përsëri, duhet të kemi kujdes me të rinjtë. Për shembull dje vjen si furi një editor i ri, dhe shkruan brenda pak oreve Avdi Isa, Ndue Përlleshi, Sali Bajram Krasniqi, Masakrat e Karadakut, Përndjekja e shqiptarëve katolikë nga car Stefan Dushani, Lufta e Plaves dhe Gucis, Konfliktet Malazez-Shqiptar, Kolë Suma Heqimi, Dan Derovci, dhe Bali Bajram Nokshiqi. Ky tip redaktori do bëjë patjeter edhe gabime, po sasia e informactionit që i dha sqwikit eshte goxha e madhe dhe duhet ta respektojmë. Unë i dhashë direkt statusin e redaktorit dhe të vetëkontrolluarit brenda ditës dhe nuk pendohem. Ky tip wikipediani, apo wikipedianë si Tiimiiii, jane florinj e duhen klonuar mundësisht e jo t'u shkojmë nga mbrapa e t'u themi "s'ke vene "ë"-në e "ç"-në"... --1l2l3k (diskutimet) 2 nëntor 2017 17:01 (CET)