Jump to content

Xhamia e Cernicës (Minarja)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Cernicës (Minarja)
LlojiArkitekturore
VendndodhjaCernicë, Gjilan, Kosovë
Ndërtuar1775
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës96

Xhamia e Cernicës (Minarja) është një monument i trashëgimisë kulturore në Cernicë, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Xhamia gjendet në fshatin Cernicë, 8 km në jug-perëndim të Gjilanit. Sipas të dhënave të Bashkësisë Islame të Kosovës, përkatësisht Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, xhamia e Cernicës daton nga viti 1775. Xhamia ka shërbyer për ceremoni fetare myslimane. Gjatë luftës së viteve 1998-1999, xhamia është djegur nga forcat serbe. Nga xhamia e vjetër vetëm minarja ka mbijetuar.

Minarja ka bazament në formë katrore dhe trung në formë rrethor. Në pjesën e sipërme të trungut të minares gjendet galeria – sherefe e dekoruar me forma gjeometrike. Minarja mbulohet me kulm në formë koni – kylah, të mbuluar me llamarinë.

Është e ndërtuar nga gurët e latuar të lidhur me llaç gëlqeror, dhe e suvatuar nga jashtë. Relikte të këtilla, sikurse minarja e Xhamisë së Cernicës, pas luftës së vitit 1999, u ruajtën nga populli si një pjesë e historisë së dhimbshme për brezat e ardhshëm. Në vitin 2006 në vend të xhamisë së djegur u ndërtua një xhami e re, por minarja e vjetër u ruajt. Në vitin 2012 kjo minare është restauruar dhe qëndron pranë xhamisë së re si dëshmi materiale e historisë.

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]