Xhavit Shala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg Shih: Shala (kthjellim).
Xhavit Shala

Xhavit.jpg

Emri: Xhavit
Mbiemri: Shala
Lindi më: 12 korrik, 1938
Vendlindja: Pejë
Vdiq më: 28 tetor, 2007
Vdiq në: Pejë
Profesioni: edukator

Prof. Xhavit Shala lindi në Pejë12 korrik 1938, ku dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës.

Arsimimi[redakto | përpunoni burim]

Pas luftës së dytë botërore familja e tij ishte e detyruar që të strehohet në Gjakovë. Në Gjakovë e krey shkollën fillore dhe dy vite të gjimnazit të ulët. Në vitin 1953 së bashku me familje kthehet sërish në Pejë, ku vazhdoi vitin e tretë dhe të katërt të gjimnazit të ulët dhe u është nënshtruar provimeve të gjysëm maturës në vitin 1955 pranë gjimnazit real shqiptar.

Në vitin shkollor 1955/56 regjistrohet në gjimnazin e përzier të Pejës në paralele të normalës. Pas shformimit të paraleles së normalës pranë gjimnazit të lartëpërmendur,.vitin e dytë e vazhdon pranë gjimnazit të lartë shqiptar në Gjakovë.

Pas kësaj në vitin shkollor 1957-58 po për të njejtin shkak (për shkak të shformimit të paraleleve të normalës) vitin e tretë , katërt dhe të pestë i kryen pranë shkollës normale “Dimitrije Tucoviq” në Prizren.

Karriera e mësimdhënies[redakto | përpunoni burim]

Mësimdhënia në shkollimin fillor[redakto | përpunoni burim]

Menjëherë pas mbarimit të shkollës punon në shkollën fillore në Haxhaj të Rugovës prej 1 shtator të vitit skollor 1960/61 e deri më 28 mars, 1962, kur shkoi në shërbimin ushtarak. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak më 1 shtator, 1963 fillon punën në vitin shkollor 1963/64 pranë shkollës fillore “Boris Vukmiroviq” në Pejë deri më 2 shkurt, 1967.

Punën e vazhdon në shkollën fillore “P.P. Njegosh” në Gllaviqicë deri më 31 gusht 1981.

Mësimdhënia në shkollimin e mesëm[redakto | përpunoni burim]

Pas kryerjes së studimeve universitare pranë universitetit të Prishtinës Fakultetin Filozofik, kalon në qendrën shkollore “17 nëntori” ku punon prej 1 shtator, 1981 deri më 31 gusht, 1987, me ç’rast kjo shkollë bashkohet me Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë, ku punon deri më 31 gusht të vitit 1997.

Prej 1 qershor të vitit 1996 punon si bashkëpuntor i jashtëm në shkollën e mesme të mjekësisë në Pejë. Prej 1 shtator, 1997 punon si punëtor i rregullt në shkollën e mesme të mjekësisë në Pejë deri më 31 gusht, 2003 prej nga edhe pensionohet.

Shiko edhe këtu[redakto | përpunoni burim]