Jump to content

Xhemal Ali Pazari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Xhemal Pazari)

Xhemal Ali Pazari i thirrur nga bashkëkohësit Xhemal Efendì (Tiranë, 17 qershor 1864 - nëntor 1955) ka qenë sheh i tarikatit Halveti si i vëllai Sheh Ahmet Pazari, bekoi ngritjen e flamurit shqiptar në vendlindjen e tij nëntorin e 1912, përfaqësues i rëndësishëm i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe deputet në Kuvendit Kushtetues.

Xhemal Ali Pazari, djali i shejh Ali Pazarit (1815-1876), vëllai i shejh Ahmet Pazarit, lindi më 17 qeshor 1864 në Tiranë, ku kreu mësimet fillestare dhe medresenë, kurse studimet i vazhdoi në Kajro, ku diplomoi në Filozofi e Teologji në Universitetin e al-Az’haritEgjipt.[1]

U burgos nga regjimi xhonturk në periudhën 1909-1910[2] sepse ishte ndër përkrahësit e arsimit në gjuhën shqipe me 27 patriotë të tjerë si Hafiz Ibrahim Dalliu, Fuat beg Toptani, etj.[3] Bekoi ngritjen e flamurit dhe pavarsinë e Shqipërisë më 26 nëntor 1912 në Tiranë.[1]

Gjatë periudhës 1922-1923 mbajti detyra në pushtetin lokal të Tiranës, anëtar i Këshillit Bashkiak dhe më 1924 është dhe nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për më shumë se një dekadë është ndër drejtuesit kryesorë të Komunitetit Mysliman Shqiptar.[1]

Më 1943 në Kuvendin Kombëtar të Mbretërisë Shqiptare u zgjodh deputet i prefekturës së Tiranës.[4]

Pas hyrjes së regjimit komunist, me datë 17 shkurt 1948, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor se ka «bërë pjesë në një grup kundërshtar» në Teqen e Ali Sheh Pazarit, në të cilën ka «kryer aktivitet për rrëzimin e pushtetit popullor» dhe për këtë, kjo Gjykatë e dënoi me 3 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.[5] Ndërkohë nga regjimi ia pushkatoi djalin e madh, Besimi dhe nipi, Faiku.[2]

Më 1995 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, e dekoroi me medaljen “Për veprimtari patriotike” me motivacionin “Ka kontribuar në luftën për çlirim kombëtar e pavarësinë e vendit. Është shquar në përhapjen e arsimit shqip”.[1]

  1. ^ a b c d Yvejsi, Mexhid (17 janar 2016). "Xhemal Ali Pazari". mediaelire.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Xhemal Pazari". tirona.website. Marrë më 28 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ Gashi, Ibrahim (19 gusht 2009). "Jeta e një patrioti që u shua në një bodrum…". zeriislam.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2020. Marrë më 28 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Xhemal Pazari". kujto.al. Marrë më 28 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)