Xhevdet Pataj
Xhevdet Pataj lindi ne Veliqot te Tepelenës më 13 gusht 1935. Me origjine shoqërore shtrese e mesme. Prindërit e tij jetuan në fshat deri sa dolën në pension, pastaj u vendosen me banim në qytetin e Tepelenës. Se bashku me ta banoi edhe djali i tyre Perparim Pataj.
Pergatitja arsimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore dhe atë tetëvjeçare e kreu në qytetin e Tepelenës. Arsimin e mesëm të përgjithshëm e kreu në Tiranë në qytetin e nxënësve (gjimnazin e punonjësve të arsimit) në vitin 1960. Pas gjimnazit kreu studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksander Xhuvani” në Tiranë, në Fakultetin e shkencave të Natyrës, në degën Biologji-Gjeografi. Në vitin 1967-1969 kreu studimet në Shkollën e Lartë të Partisë V. I. Lenin Tiranë. Më pas përfundoi studimet në Kursin e Lartë të Filozofisë.
Detyrat shteterore shoqerore dhe partiake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimisht në rrethin e Tepelenes punoi aresimtar ne Progonat, ne Toskmartalloz dhe ne Dukaj. Ne vitin 1954-1956 kreu sherbimin ushtarak ne Repartin 4001 Pogradec. Pas perfundimit te detyres ushtarake, ka punuar ne rrethin e Tepelenes: Inspektor ne seksionin e arsimit, Shef i Seksionit te Aresimit, Sekretar i pare ne Komitetin e Rinise te Rrethit dhe Sekretar i Komitetit te Partise te Rrethit Tepelene, deri ne vitin 1972. Ne Tepelene ka qene i zgjedhur edhe kryetar i Frontit Demokratik te Rrethit kur kryente detyren e Sekretarit te Komitetit te Partise.
Ne vitin 1972 emerohet Instruktor ne Aparatin politik te Komitetit Qendror te Partise ne Sektorin e Kuadrit. Ne kete sektor punoi 12 vjet ku u njoh po thuaj me te gjithe rrethet e vendit dhe problematiken e punes se Partise. Ne vitin 1984 deri ne vitin 1989 dergohet me pune si Sekretar i Komitetit te Partise te Rrethit te Mirdites. Ne kete detyre ndoqi problemet e edukimit dhe te punes ideologjike me njerezit.
Ne vitin 1988, banoret e nje fshati te rrethit te Mirdites, per te zgjidhur problemet e veshtira ekonomike, kerkuan qe ne takim si perfaqesues i partise te merrte pjese vetem Xhevdet Pataj, i cili kishte eksperiencen, njohurite dhe lidhjet ndermjet Komitetit Qendrot te Partise dhe bazes se partise dhe kooperativisteve. Ne kete takim, problemet kryesore qe banoret nenvizuan ishin se: - ata punonin gjithe vitin me humbje; - nuk kishin bageti ne oborrin privat per te perballuar mungesat; - nuk kishin bace private per tr bere mbjellje minimale; - nuk lejoheshin te mbanin pula ose derra ne oboret e tyre private, e te tjera. Pyetja kryesore ishte: "si ta perballojnin mbijetesen?". Mbasi Xhevdei u konsultua me drejtuesit e Kooperatives dhe u sigurua se tufa e kooperatives kishte mjaftueshem bageti per cdo shtepi, ne kundershtim me parimin e partise te "kolektivizimit", ne kundershtim me parimin ligjor "kunder prones private borgjeze", me iniciative personale vendosi te lejoi qe tufa e kooperatives tu shperndahej cdo familje ne menyre te barabarte. Ne ditet ne vijim, perfaqesues te Komitetit Qendror arriten ne Mirdite per te vazhduar me mbledhjet ku diskutohej e kritikohej vendimi i Xhevdetit. Por ky vendim, nxiti udheheqesin e partise dhe presidentin e republikes Ramiz Alia qe te vendoste shperndarjen e "dy dynym toke" dhe "tufat e kooperativVe" per cdo familje bujqesire.
Pas afer gjashte vjetesh pune ne kete rreth, kthehet perseri ne Tirane, ku emrohet Drejtor i Pergjithshem i Qytetit te Studenteve. Punoi deri ne vitin 1992 dhe doli ne pension te parakohshem per shkaqe shendetsore.
Ne vitin 2002 kur u krijua Partia e Re PPSh, zgjidhet ne krye te kesaj partie deri ne vitin 2005 kur behet kongresi i bashkimit te PPSh me Partine Komuniste te Shqipërise. Ne kete kongres zgjidhet anetar i forumit te Partise komuniste.