Xhezide Aliu
Xhezide Aliu (5 Gusht 1915 — 20 Shtator 2024) ishte një shekullore nga Kosova, e cila ishte personi më i vjetër i njohur i gjallë në Kosovë në kohën e vdekjes së saj.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhezide Aliu lindi në fshatin Stançiq, komuna e Gjilanit, Mbretëria e Serbisë, (sot Rajoni i Gjilanit, Kosovë) më 5 gusht 1915 (i pretenduar më 1913).[2] Ajo u martua në moshën 15 vjeç. Së bashku me bashkëshortin e saj, ajo pati pesë fëmijë. Burri i saj vdiq kur ajo ishte 49 vjeç.
Lokja Xhezide Aliu nga fshati Stançiq i Kosovës, koha dhe teknologjitë e reja nuk e kanë tejkaluar. Ajo i ka mbijetuar katër luftërave, ka 60 pasardhës, pesë fëmijë, nipër e mbesa, stërnipër dhe stërmbesa, nuk mban syze, ka memorie të shkëlqyer dhe përdor celularin pa asnjë problem. Kur ishte 104 vjeç, ajo ishte për vizitë tek anëtarët e familjes së saj në Kumanovë, një qytet në Maqedoninë verilindore, ku u vizitua nga ekipi i Televizionit të Shkupit RTV21 dhe personalisht u bind për vitalitetin e kësaj gjysheje. Ata pyesnin veten se si një person që ka një shekull jetë mund të ishte në formë kaq të mirë. Nëna u përgjigj se e mban puna e vazhdueshme, ushqimi modest dhe i shëndetshëm. Nuk e di prej nga kam kaq shumë shëndet. Gjithë jetën më së shumti kam ngrënë bukë misri, domate, qepë, lakër e gjëra të tjera dhe kam pirë vetëm qumësht deleje, tregonte atëherë gjyshja Xhezide. Ajo thotë se sot jeta nuk është e keqe, por nuk i pëlqen aspak mënyra se si vishen vajzat e reja. Ajo thotë se gratë duhet të jenë të ndryshme nga burrat ndërsa në Kumanovë, ajo ka vizituar djalin e saj, i cili në atë kohë ishte 80 vjeç, nga ku u tha të gjithëve që të ruajnë dhe ushqejnë lidhjet familjare. Ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe askush nuk mund ta besojë se është kaq e vjetër, madje duket shumë më e re se fëmijët e saj.
Më 15 shkurt 2024, pas vdekjes së 108-vjeçares Bahtije Idrizi, ajo u bë personi më i vjetër në jetë në Kosovë.
Xhezide Aliu vdiq në Ferizaj, Kosovë, më 20 shtator 2024 në moshën 109 vjeç e 46 ditë. Pas vdekjes së saj, Taibe Dushica, atëherë 107 vjeç, u bë personi më i vjetër në jetë në Kosovë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Super nana nga Kosova është 105 vjeç, i ka mbijetuar 4 luftërave, përdor celular pa syze Info-ks.net, 7 Prill 2018
- 107 vjeçarja Xhezide Aliu: Kam votuar për Kurtin, e udhëheq këtë vend me faqe të bardhë (VIDEO) Klan Kosova, 10 Shkurt 2021
- 107 vecer Xhezide Aliu tregon kujt ja qiti votën Kosovarja, 15 Shkurt 2021
- Rrëfimi emocionues i 108‐vjeçares që i rriti 10 jetimë: “Natën, me mendu qysh kam jetu, ia nisi veç kaj” Gazeta Expres, 2 Prill 2022
- 109 vjetori i lokes urime nen edhe 💯tjera me nipa embesa djem vajza gjith jemi sbashku mety💎🤲 Aliu Remzi, (Facebook), 5 Gusht 2022
- 110-vjeçarja Xhezide Aliu, gruaja më e moshuar në Kosovë Koha Ditore, 8 Mars 2023
- 110-vjeçarja, kjo është gruaja më e moshuar në Kosovë e cila përdor teknologjinë dhe s'ka qenë te mjeku as 10 herë T7, (Facebook), 19 Mars 2023
- Vdes 111-vjeçarja nga Ferizaj Klan Kosova, 20 Shtator 2024
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Xhezide Aliu". Gerontology Wiki (në anglisht).
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ "Semi-supercentenarians". Gerontology Research Group (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2024. Marrë më 16 nëntor 2025.