Jamato Takeru

Jamato Takeru (japonisht: ヤマトタケルノミコト, Jamato Takeru no Mikoto), fillimisht Princi Ousu (小碓命, Ousu no Mikoto, ishte një princ legjendar japonez i dinastisë Jamato, djali i Perandorit Keiko, i cili tradicionalisht konsiderohet si Perandori i 12-të i Japonisë. Emri i tij i shkruar në kanxhi mund të ndryshojë, në Nihon Shoki shkruhet 日本 武 尊, ndërsa në Koxhiki është 建 命.
Historia e jetës dhe vdekjes së tij tregohet kryesisht në kronikat japoneze Koxhiki (712) dhe Nihon Shoki (720), por përmendet gjithashtu në Kogo Shui (807) dhe disa histori si Hitaçi no Kuni Fudoki (常陸国風土記) (721). Një nga djemtë e tij u bë Perandori Çuai, perandori i 14-të i Japonisë.
Historia e tij është e pasigurt, por bazuar në kronikat mund të llogaritet jeta e tij. Ai lindi rreth vitit 72 dhe vdiq në vitin 114. Detajet janë të ndryshme midis dy librave, dhe versioni në Koxhiki supozohet se është besnik ndaj formës së vjetër të kësaj legjende.
Transmetime legjendare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Princi Takeru vrau vëllain e tij të madh Princin Ousu (大 碓 皇子, Ousu no Miko). Babai i tij, perandori Keiko, i druhej temperamentit të tij brutal. Për ta mbajtur atë në distancë, babai e dërgoi në Provincën Izumo, sot në pjesën lindore të Prefekturës Shimane dhe më pas në tokën e Kumasos, sot Prefektura Kumamoto. Sidoqoftë, Takeru arriti ti mposhtte armiqtë e tij, në rastin e fundit duke u veshur si një shërbëtore në një aheng pijesh. Një nga armiqtë që mundi e lavdëroi dhe i dha titullin Jamato Takeru, që do të thotë Trimi i Jamatos. Por mendja e perandorit Keiko ishte e pandryshuar.
Keiko e dërgoi Jamato Takerun në tokën lindore, njerëzit e së cilës nuk iu bindën oborrit perandorak. Jamato Takeru takoi tezen e tij Princeshën Jamato-hime, priftëresha më e lartë e Amaterasusë në tempullin Ise (në [[Provinca Ise|Provincën Ise]) dhe u hidhërua, "babai im do të dëshironte që unë të vdisja?" - tha. Princesha Jamatohime-no-mikoto i tregoi dhembshuri dhe i huazoi një shpatë të shenjtë me emrin Ame no Murakumo no tsurugi (Kusanagi no tsurugi), të cilën Susanoo, vëllau i perëndeshës Amaterasu, e gjeti në trupin e gjarprit të madh me tetë koka, Jamata no Oroçi. Jamato Takeru shkoi në tokën lindore. Ai e humbi gruan e tij Oto taçibana-hime gjatë një stuhie kur ajo sakrifikoi veten për të qetësuar zemërimin e perëndisë së detit. Ai mundi shumë armiq në tokën lindore dhe legjenda thotë se ai dhe një plak vendas krijuan sedoka-n e parë në Provincën Kai me malin Tsukuba (tani në Prefekturën Ibaraki) si temë. Kur u kthye, ai blasfemoi një perëndi vendas të malit Ibuki, i cili ulet në kufirin e Provincës Omi dhe Provincës Mino. Perëndia e mallkoi me sëmundje dhe ai u sëmur.
Historia më sipër gjendet në Koxhiki. Në versionin Nihon Shoki, babai dhe Jamato Takeru mbajnë një marrëdhënie të mirë.

Sipas burimeve tradicionale, Jamato Takeru vdiq në vitin e 43-të të mbretërimit të Perandorit Keiko. Pasuritë e princit të vdekur u mblodhën së bashku me shpatën Kusanagi; dhe e veja e tij e nderoi kujtimin e tij në një faltore në shtëpinë e saj. Disa kohë më vonë, këto relike, përfshirë shpatën e shenjtë, u zhvendosën në vendin e tanishëm të tempullit Atsuta.
Jamato Takeru besohet të ketë vdekur diku në Provincën Ise. Sipas legjendës, emri i Prefekturës Mie rrjedh nga fjalët e tij të fundit. Pas vdekjes shpirti i tij u shndërrua në një zog të madh të bardhë dhe fluturoi larg.
Në kulturën popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Një nga paraqitjet e Jamato Takerusë tregohet në vëllimin "Grasscutter" të serisë së romanit grafik të Stan Sakai, Usagi Joxhimbo, si dhe legjenda se si Kusanagi no Tsurugi u transferua në tempullin Atsuta.
- Libri i dytë i trilogjisë The Jade të Noriko Ogivara, Shpata e Pasqyrës dhe Princi i Hijes, është një ritregim i legjendës së Jamato Takerusë. Romani ndjek Ogunan, gjithashtu i njohur si Princi Ousu, një nga dy protagonistët kryesorë.
- Jamato Takeru shihet në një ëndërr në epilogun e "Princesha e Artë", një nga Novelat e Ndryshimit. Vetë shpata është pika kryesore e komplotit.
- Në serinë Digimon Adventure, dy nga personazhet kryesore janë vëllezër, dhe emrat e tyre janë një referencë për Jamato Takeru: Jamato Ishida dhe Takeru Takaishi.