Jump to content

Ylber Zeraliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ylber Zeraliu.

Ylber Zeraliu (Tiranë, 3 shtator 1950 - 15 tetor 2005) ka qenë përkthyes dhe redaktor i filmave.

Lindi në Tiranë më 3 shtator 1950. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, fakultetin gjuhë - letērsi, për gjuhën frënge. Në vitin 1973 u emërua përkthyes pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Nga viti 1976 deri në 1981 punoi si përkthyes pranë Ambasadave të ndryshme si ajo Meksikane, Italiane dhe së fundmi në Ambasadën Zvicerane. Në këtë periudhë punoi edhe si përfaqësues pranë Drejtorisë së Shërbimit së Trupit Diplomatik në sektorin e marrëdhenieve me jashtë. Në vitin 1981 u emërua si përkthyes në sektorin e jashtëm të Kinostudios "Shqipëria e re". Fitoi njē pervojë të madhe dhe kulturë kinematografike nëpërmjet literaturës dhe përkthimit të shumë filmave duke u perfeksionuar përherë e më tepër në gjuhën bazë. Paralelisht studioi dhe përvetësoi edhe gjuhën italiane dhe angleze duke u bërë jo vetëm njohës i kualifikuar i këtyre gjuhëve por edhe i kinematografisë shqiptare e botërore në përgjithësi. Paralelisht me korrespondencën dhe përkthimin e filmave shqiptarë dhe të huaj, ai u mor edhe me redaktimin e teksteve për filmat e huaj që u subtitruan për të qarkulluar në rrjetin kinematografik të vendit duke u perfeksionuar përherë e më tepër në këtë sektor. Përvoja e madhe në këtë fushë si dhe njohja e kinematografisë shqiptare dhe të huaj ndikoi në përfaqësimin dinjiotoz të kinematografisë tonë në disa veprimatari ndërkombetare si panaire, festivale etj. në vende të ndryshme të botës. Ai qe përkthyes e redaktor i filmave të njohur si "Përrallë nga e kaluara" (nga shqip në frengjisht), "Njeriu me top" (nga shqip në frengjisht), "Dy njerez të një qyteti" (nga frengjisht në shqip), "Xhandari dhe xhandarkat" (nga frengjisht në shqip), "Fantomasi" (nga frengjisht në shqip) e shumë të tjerë. Atij iu besua përkthimi i filmit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (i bazuar në romanin e Ismail Kadare; regizor Michel Piccolì) i cili u censurua për arsye politike. Për një përiudhë kohore punoi si gazetar dhe redaktor në gazetën Albania Daily News. Ai dha një kontribut të vyer për mikpritjen në Shqipëri të festivalit kinematografik për fëmijë Giffoni Film Festival duke bashkëpunuar me themeluesin i këtij festivali z.Claudio Gubitosi. Ai u bë një urë lidhëse ndërmjet kulturash duke shoqëruar dhe përkthyer shumë personazheve të njohur si Michel Piccolì, Albano Carrisi, Bud Spencer etj. Ka qenë një ndër përkthyes më të kualifikuar gjatë javës së Filmit Francez dhe javës së Filmit Italian në Tiranë. Ylber Zeraliu u nda nga jeta më 15 tetor 2005, në moshën 55 vjeçare.