Jump to content

Yllka Kuqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Yllka Kuqi (lindur më 26 nëntor 1982) është një këngëtare shqiptare nga Kosova.

Jeta dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Yllka Kuqi u lind në Gjakovë më 26 nëntor 1982. Ajo është vajza e parë e Zeqë dhe Shahire Kuqit, pas saj kanë lindur edhe tre vëllezër të tjerë edhe një motër. Si fëmija më i madh ka pasur shumë privilegje në familje por njëkohësisht edhe shumë përgjegjësi të cilat ende e përcjellin. Familja që nga fillimi vërejnë ambicien e saj për tu angazhuar si në shkollë ashtu edhe në muzikë dhe duke parë talentin e saj e mbështesin, fillimisht nëpër festivale shkollore dhe më vonë edhe në mbrëmje dhe festivale festive. Falë angazhimit dhe vullnetit të madh për të punuar, që nga mosha 18 vjeçare Yllka fillon të mirret me gazetari dhe kjo përvojë e çon të punojë për dy vite me rradhë në radion lokale "Amadeus" si moderatore. Pas mbarimit të shkollës së mesme Yllka ndihet konfuze se çka të studiojë pasi që dega që ajo kishte dëshirë ta studiojë "Psikologjia" nuk ishte ende në Universitetin e Prishtinës. Ajo fillimisht zgjedh fakultetin e biologjisë për të vazhduar pas dy viteve ëndrrën e saj të kahmotshme Psikologjinë. "Dëshira dhe vullneti i madh bënë që unë ta mbaroj me sukses dhe tani për momentin jam edhe në përfundim të studimeve master në këtë degë", thotë Yllka Kuqi duke mos e anashkaluar atë se edhe pse në studime, ajo punon si pedagoge në organizatën joqeveritare "Children for tomorrow" që është një fondacion i teniseres së famshme Steffi Graf.

Paraqitja e parë e saj ishte "Zambaku i Prizrenit" me Butrint Bicurrin. Me kete kenge u nderua me çmimin e parë. Yllka ka marr pjesë në Polifest 2004 me këngën "Ti je ai" ku edhe ketu u nderua me çmimin e parë.

Poashtu ajo eshte paraqitur edhe ne nje nga festivalet me madhshore te Shqiperisë.Në vitin 2005 ajo morri pjese ne festivalin madheshor "Kënga Magjike 2004" me kengen "Dhe te dua ty" ku rrembeu cmimin "Best Vocal" si dhe arrit te marre Cmimin e dytë.

Poashtu ajo paraqitet me vone edhe ne festivale te tjera.Sic eshte paraqitja e saj ne vitin 2006 ne festivalin "Polifest" ku paraqitet me kengen "Ofendimi" ku pati mjaft sukses dhe morri shume duartrokitje mbi te gjitha ajo u vleresua edhe me disa cmime si:Çmimi i kritikës,Çmimi i “Produksionit Jon” dhe Çmimi për orkestrim më të mirë të këngës.

Poahtu ajo paraqitet serish ne vitin 2006 ne festivalin "Kënga Magjike" me kengen "Me merr" ku arriti ne finale dhe mori cmimin "Best Melodi".

Ajo vazhdon serish me paraqitjen e saj ne festivalin madheshtor "Kënga Magjike" ne vitin 2008 me kengen "Mësova nga ti" ku arriti deri ne finale duke rrembyer serish cmimin "Best Melodi" dhe duke u vleresuar me 214 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali.

Ndersa ne vitin 2010 ajo nxjerr videoklpin e saj te parë nga "Max Production" te titulluar "E jotja sjam" nje kenge folklorike e cila ishte edhe pjesmarrese edhe ne "Video Fest" ne vitin 2010 ku u nominua per cmimin "Videospoti me styling-un me te mirë".

Poashtu ne vitin 2011 ajo nxjerre videoklipin e saj te dytë te xhiruar nga "Enter Media" te titulluar "Realitet".

Po ne kete vit ajo ishte edhe prezantuesja e videofestivalit "Videofesti Muzikor 2011" sebashku me Mentor Hazirin.

Ndersa nje nga paraqitjet e saja me te bukura ishte ajo ne vitin 2012 ne festivalin prestigjoz "Top-Fest" me kengen "Ngjyrë" ku arriti deri ne gjysem-finale dhe pati mjaft sukses.

Zambaku i Prizrenit

Viti Çmimi Rezultati
2003 Çmimi i parë i Publikut Fitues/e
Çmimi i dytë i Jurisë
Interpretimi më i Mirë

Polifest

Viti Çmimi Rezultati
2004 Çmimi i parë për Muzikën Zbavitëse Fitues/e
2005 Çmimi i Kritikës Fitues/e
Çmimi i Produksionit Jon
Orkestrimi më i Mirë i Këngës

Kënga Magjike

Viti Çmimi Rezultati
2005 Çmimi i dytë Fitues/e
Vokali më i Mirë
2006 Melodia më e Mirë Fitues/e

Notafest

Viti Çmimi Rezultati
2005 Çmimi i parë i jurisë Fitues/e
Interpretimi më i mirë