Jump to content

Ymer Deliallisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ymer Bej Deliallisi)
Ymer Deliallisi
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë
Lindi1873
Vdiq1944
KombësiaShqiptar

Ymer bej Deliallisi (Shijak, 1873 - Tiranë, 1944) ka qenë ndër firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

U lind në Shijak më 1873, pinjoll i familjes që themeloi qytezën. Emigroi herët në kolonitë e shqiptarëve jashtë atdheut, nga ku mori formimin e parë të tij si veprimtar i lëvizjes kombëtare. Bashkë me miqtë e tij Abdi e Murad bej Toptani, mori pjesë në kryengritjen e 1912.

Me zhvillimet e Luftës së Parë Ballkanike, mori pjesë në kuvendin e mbledhur në Vlorë ku dhe firmosi në deklaratën e pavarësisë me emrin e vet, Ymer. Duke qenë rrugës për në Vlorë, në përcjelljen që i bëri Ismail Qemalit, ai i dërgoi telegram veprimtarëve që ndodheshin në Shijak që ta ngrinin flamurin kombëtar sa më parë. Përfaqësoi Shijakun në Kongresin e Lushnjes dhe u caktua pjesë e një komisioni për t'u dërguar në Paris që të pleqëronin me Esad pashë Toptanin. Po atë vit u ngarkua me detyrën e kryetarit të bashkisë së Shijakut.

U mpleks me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dështimit të saj, u largua jashtë vendit. Pas disa vitesh, i kthyer në atdhe, u arrestua dhe u burgos. Më pas iu vu veprimtarisë tregtare dhe materializoi ndihmën ndaj luftës antifashiste. I internuar nga nazistët, vdes në burg, në Tiranë më 1944.