Zëri njerëzor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Spektrogrami i zërit njerëzor

Zëri njerëzor konsiston në tingullin e prodhuar nga një njeri duke përdorur kordat vokale, për të folur, për të kënduar, për të qeshur, për të qarë, për të bërtitur etj. Mekanizmi pë prodhimin e ketij tingulli ndahet në tre pjesë ; mushkëria, kordat vokale në laring, dhe artikulatorët. Mushkëria ('pompa') duhet të prodhojë rryma ajri dhe presion ajror për të vibruar kordat vokale (ky presion ajror është karburanti i zërit).

Kordat vokale, të kombinuara me atikulatorët, janë të afta të prodhojnë vargje të gjata dhe të shumëllojshme zanore. Toni i zërit mund të kontrollohet në mënyrë që të shprehë emocione si zemërimi, habia apo lumturia. Këngëtarë e përdorin zërin si një instrument për të krijuar muzikë.

Llojet e zërave dhe kordat vokale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje anatomike e kordave vokale

Meshkujt dhe femrat kanë përmasa të ndryshme përsa i përket kordave zanore; gjë që është një reflektim i diferencave mashkull-femër në përmasat e laringut. Zakonisht meshkujt kanë korda vokale më të mëdha. Kordat vokale të meshkujve janë midis 17 mm dhe 25 mm në gjatësi, ndërsa të femrave janë midis 12,5 mm dhe 17,5 mm.

Siç shikohet edhe në ilustrim, kordat gjenden sipër trakesë. Ushqimet dhe pijet nuk kalojnë përmes kordave por kalojnë përmes ezofagut, një gyp i palidhur. Të dy gypat ndahen nga epiglota, një pjesë që mbulon hapjen e trakesë ndërkohë që gëlltisim.

Diferenca në madhësinë e kordave vokale midis meshkujve dhe femrave sjell në pjerrtësi të ndryshme të zërit. Edhe gjenetika shkakton variacione Brenda të njëjtit seks, duke qënë se zërat e burrave dhe grave që këndojnë kategorizohen në grupe të ndryshme.

Grupet e zërit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mes burrave, ka bas, bariton, tenor dhe kundërtenor. Ndërsa mes grave ka, alto, mezzo-soprano dhe soprano. Ndërsa tek fëmijët zërat dallohen sipas ngjyrës, fuqisë dhe lartësis për këtë arsye quhen zëra të fëmijëve. Mes fëmijëve ka, zëra të lartë, të mesëm dhe të thellë.

Fiziologjia dhe timbri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tingulli i zërit të çdo individi është tërësisht unik, jo vetëm falë formës dhe madhësisë së kordave vokale të çdo individi por edhe falë madhësisë së pjesë të tjera të trupit të atij personi, veçanërisht trakteve vokale dhe mënyrës se si artikulohet zëri. Njerëzit kanë korda vokale që mund të lirohen, shtrëngohen ose të ndryshojnë trashësinë. Forma e kraharorit dhe e qafës, pozicioni i gjuhës dhe ngushtësia e muskujve të tjerë mund të alterohet. Secila nga këto ndodhi sjellin ndryshime në pjerrtësi, volum, timbër ose të tonit.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]