Jump to content

Zaho Balili

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zaho Balil)
Zaho Balili
Skeda:Zaho Balili1.jpg
U lind në3 tetor 1951
Vdiq3 tetor 2001
KombësiaShqiptare
ProfesioniPoet,Shkrimtar
Vepra të shquara
Drithërimet e pranverës, Paskan çelur manushaqet ,Brengat e shpirtit, Lot kurbeti, Kur dy zemra dashurohen
Faqja në rrjetzahobalili.al

Zaho Balili (Rexhin , 3 tetor 1951 - Athinë, 2001) ka qenë poet, shkrimtar shqiptar,dhe autor i iso-polifonisë labe.

Zaho Balili mbaroi shkollën tetëvjeçare dhe të mesme në Tepelenë. Ai filloi të shkruajë në moshë shumë të re dhe është autori i disa vëllimeve, si: [1] Drithërimat e pranverës, Paskan çelur manushaqet, [2] Brengat e shpirtit, Lot kurbeti dhe Kur dy zemra dashurohen.

Këngët e tij janë interpretuar nga shumë grupe labe, si grupet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Tepelenës, me grupin kryesor, atë të Hormovës, të cilin ai e udhëhoqi në vitet '80. Me këtë grup, ai fitoi çmimin e parë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1985 me këngën Flaka mbuloi fshanë.

Një nga këngët më të njohura të tij është Balada e nënës, e kënduar nga grupi i Vlorës në vitin 1997. Kjo këngë është kënduar edhe nga shumë këngëtarë të tjerë. Në vitin 2001, ai krijoi në Athinë grupin 'Lot Kurbeti', i cili ka publikuar tre disqe me këngët e tij.

Zaho Balili vdiq në Athinë në ditën e ditëlindjes së tij, më [3] 3 tetor 2001, si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Tre nga vëllimet e tij u botuan pas vdekjes.

  • Drithërimat e pranverës – Poezi, botuar në (1998)
  • Paskan çelur manushaqet – Poezi ,botuar në (1997)
  • Brengat e shpirtit – Poezi, botuar në (2001)
  • Lot kurbeti –Poezi, botuar në (2003)
  • Kur dy zemra dashurohen – Prozë, botuar në (2002)

Çmime dhe Vlerësime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Çmimi i parë në Takimin e Kulturës Masive të ndërmarrjeve të qytetit të Tepelenës (1980), me grupin amator të S.M.T.
  2. Çmimi i parë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës (1988) me këngën "Flaka mbuloi fshanë", kënduar nga grupi i Hormovës.
  3. Vlerësim i veçantë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës (1988) me këngën "13 male me këmbë", kënduar nga grupi i të rinjve të Rexhinit.
  4. Vlerësim i veçantë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës (2000) me këngën "Baladë për komisarin Arben Zylyftari", kënduar nga grupi i Hormovës.
  5. Në vitin 2002, Këshilli i Qarkut Gjirokastër i akordon titullin: "Personalitet i Shquar në Fushën e Artit dhe Kulturës" si këngëtar i shquar i këngës polifonike të trevave të jugut.
  6. 16 Korrik 2012, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, i akordon urdhrin "Naim Frashëri" i Argjendtë me motivacionin: "Për kontribut të shquar në zhvillimin e folklorit të zonës së Tepelenës, veçanërisht me grupin e Hormovës, si drejtues i spikatur dhe rapsod."
  7. 31 Tetor 2014, Këshilli Bashkiak dhe Kryetari i Bashkisë Tepelenë, z. Tërmet Peçi, i akordon titullin "Qytetar Nderi", me motivacionin: "Për kontributin e vlefshëm në zhvillimin e folklorit të zonës së Tepelenës, veçanërisht me grupin e Hormovës, si drejtues dhe si rapsod."
  8. 24 Tetor 2015, Shoqata Vatra Labe, Athinë, i akordon titullin "Çertifikatë Nderi" me motivacionin: Shoqata Vatra Labe, i jep këtë fletë nderi pas vdekjes, krijuesit, rapsodit, këngëtarit dhe themeluesit të disa grupeve labe, poetit Zaho Balili. "Për ruajtjen, forcimin, zhvillimin dhe përhapjen e këngës polifonike labe, dhe për kontributin e madh të dhënë përmes krijimtarisë së tij në folkloristikë dhe polifoni."
  9. Çmimi i parë në Festivalin e Tetë Ndërkombëtar të Polifonisë Shqiptare "Bylis" (22 Shtator 2018) me këngën "Atje kemi Labërinë", kënduar nga grupi Lot kurbeti.
  1. ^ "Biografia". Zaho Balili. 2021-03-12. Marrë më 2024-10-17.
  2. ^ "Tekste Shqip,Zaho Balili Profili". Tekste Shqip. 2023-10-04. Marrë më 2024-10-17.
  3. ^ "Rreth Zaho Balilit". Ora Shqiptare Blogspot. 2024-03-13. Marrë më 2024-10-17.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Faqja në Facebook
Faqja në Instagram 
Faqja në TikTok