Zamir (emër)
Emri Zamir gjendet në të paktën katër gjuhë: arabisht, shqip, sllavisht dhe në gjuhën hebraike.
Zamir në gjuhën moderne izraelite mund të gjendet edhe si emër edhe si mbiemër, nga gjuha hebraike: זמיר, që do të thotë "këngëtar" (rallë, për meshkuj me zë të lartë dhe të hollë) ose "bilbyl".[1]
Zamir është edhe emër mysliman, arabisht: ضمیر , që do të thotë "zemër" ose "ndërgjegje". Mënyra e duhur për ta përkthyer është Ḍamīr, por shpesh paraqitet si Zamir ose Zameer dhe Damir ose Dameer.
Zamir është emër personal te shqiptarët, i cili ka kuptimin "zë mirë", nga "za"= "zëri" + "mir" = "mirë". Forma femërore e emrit është Zamira.
Zamir gjithashtu shfaqet si emër personal në kulturën jugore-sllavike (ish Jugosllavi). Ky mund të jetë emër mysliman, por rastësisht në jugo-sllavishte mund të merr kuptimin "për paqe" ("za" = "për" + "mir"= "paqe").
Emër shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zamir Dika - profesor në Universitetin e Evropës Juglindore
- Zamir Këlliçi (lindur 1947) - muzikant dhe shkrimtar
- Zamir Mati - piktor
Mbiemër te izraelitët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zvi Zamir (lindur 1925) - ushtar dhe shef spiunazhi
- Yitzhak Zamir (lindur 1931) - gjyqtar
- Hagai Zamir (lindur 1951) - kampion paralimpik
- Miri Zamir - Mis Izraeli 1968
- Zamir Cohen (lindur 1965) - rabin dhe shkrimtar
- Daniel Zamir (lindur 1981) - saksofonist
Emër te myslimanët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zamir Jafri (1916 – 1999) - poet Pakistanez
- Zamir Niazi (1932 - 2004) - gazetar Pakistanez
- Zamir Ali Badayuni (lindur 1941) - shkrimtar Pakistanez
- Zameer Naqvi (lindur 1947) - poet, orator dhe shkrimtar Pakistanez
- Zameer Sattaur (lindur 1963) - imam dhe mësues Gujanezo-Amerikan
- Zamir Kabulov (lindur 1954) - diplomat Rus
- Zameer Rizvi (lindur 1981) - këngëtar dhe muzikant Pakistano-Kanadez
- Muhd Zameer Zainun (lindur 1990) - futbollist Malajzes
- Zameer Ahmed Khan - politikan Indian
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ 2000 names website Arkivuar 26 gusht 2016 tek Wayback Machine
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2016. Marrë më 27 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)