Zenepe Luka
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |

Zenepe Luka (Çekrezi) (1949-2021) ishte një gazetare dhe shkrimtare shqiptare. Ajo lindi në Librazhd, Shqipëri dhe u nda nga jeta më 12 shkurt 2021 për shkak të koronavirusit.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zenepe Luka përfundoi shkollën e mesme "Luigj Gurakuqi” në Elbasan. I kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973 u diplomua gazetare. Ajo filloi të punonte si gazetares në revistën "Shqiptarja e Re" dhe më pas në gazetën lokale "Kukësi i Ri” dhe në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj. Ishte gazetarja e parë e terrenit për RTSH-në e cila u vendos në Elbasan dhe mbulonte rrethet Gramsh e Librazhd.
Për shumë vite, ajo punoi si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës "Koha Jonë" për Vlorën, më pas në gazetat "Ballkan" dhe "Telegraf". Vazhdoi të punonte si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”, Dita”,”Shqiptarja.com”. Në maj të vitit 2020, ajo bëri 47 vjet karrierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.
Zenepe Luka është vlerësuar dhe nderuar nga këngëtari italian Al Bano Karrisi duke i ka akorduar çmimin ”Zenepe Luka është Oriana Falasci shqiptare”.
Me rastin e 45-vjetorit të karrierës, Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë e vlerësoi me çmimun “Mirënjohje”, ndërsa Unioni i gazetarëve në Vlorë me çmimin “Petro Marko".[1]
Krijimtaria letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zenepja filloi të merrej letërsi që në shkollë të mesme. Kur ishte studente, tentoi të botonte librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, e cila u refuzua nga shtëpia botuese “Naim Frashëri" me pretekstin, se përmbante vetëm lirika.
Botimet e saj nisën në vitin 1996, me novelën "Rënkimi i shpirtit". Në vitin 1998, botoi librin publicistik "Vlora,Vlora" i cili fliste për kronikën e vitit 1997 në Vlorë. Libri "Unë, gazetarja rebele" u botua në vitin 2001, ndërsa libri "Një jetë për kombin" u botua në vitin 2002. "Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri" u botua në vitin 2005. Libri ka në qendër të tij ambasadoren e kombit Nermin Vlora, mesazhkëmbimet e shumta të saj me autoren, që përbëjnë amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare.
"Violeta Manushi, kryezonja e skenës" që doli nga shtypi në verën e vitit të 2007, është një libër tjetër me vlera nga kjo autore.Në maj të vitit 2008, u botua dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë "Al Bano & Albania ", ku mori pjesë edhe këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi. Në korrik të vitit 2012, u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano (Dashuri shqiptare për Al Banon), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko.
Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40-vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015.
Autorja ka përshtatur edhe librat “Al Bano & Romina Power”dhe monografinë “Jeta e Al Bano Karrisit”, Libri “Edi Luarasi Dramë & dashuri (në jetë dhe në skenë),doli nga shtypi në vitin 2017 dhe u promovua në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar.“Testamenti i grave për gratë”u promovua me rastin e 15-vjetorit të Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi“ më 18 prill 2018. Po në këtë vit u botua libri “ Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Çota Sozia e Klaudia Kardinale”. Llibri “ Kjo Dashuri e ka emrin Al Bano“ , u promovua në maj të vitit 2018 në Vlorë,ku ishte i pranishëm edhe Al Bano Karrisi“.
Angjelina Arianiti Komneni Shpirti i shenjtë i Arbërisë”, që është lbri i 18-të i autores, botohet me rastin e 500-vjetorit të ndarjes nga jeta të shenjtores shqiptare, e panjohur dhe e pavlerësuar në vendlindjen e saj.
Vlerësimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përveç punës së si gazetare dhe autore e 18 librave, Zenepe Luka ka kontribuar edhe në shoqërinë civile. Ajo është themeluese dhe Kryetare e Shoqatës Kulturore "Al Bano & Romina Power” që nga vitit 1996 dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi” prej 18 vjetësh. Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e "Mirënjohje” nga bashki brenda e jashtë vendit, si në Kosovë, disa shtete në Europë, diasporë dhe veçaanërisht në Itali. Në muajin nëntor të vitit 2011, në Forumin Botëror të Gruas, që u mbajt në Pekin, Zenepe Lukës iu dorëzua çmimi “Grua e shquar” nga Presidentja e Federatës së Grave Kineze dhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës, zonja Çhen Zhi Li. Në korrik të vitit 2012, Komuna e Çelino San Marko,vendlindja e këngëtarit Al Bano Karrisi i dha Premion “Qytetare nderi”. Gjatë vitit 2017, me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit, është vlerësuar me medaljen “Mirënjohje” nga Ambasadat shqiptare në Vienë dhe Slloveni. Më 1 nëntor 2017, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave. Një bum vlerësimesh ju akorduan në eventin e organizuar” 45 vjet gazetare e terrenit”, ku më të rëndësishme ishin Çertifikimi me Titullin “Misionare Paqeje Ndërkombëtare ,ndërsa Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë e nderoi me “Mirënjohje” Deputeti italian Nicola Ciraci, dorëzoi disa Mirënjohje akorduar nga disa bashki të Puglias,ndërsa Premion “Nikolin Xhoja” ia dorëzoi pjanistja, Mjeshtër i Madh Aksinja Xhoja.Këngëtari Italian Al Bano Karrisi i dorëzoi dy premio , duke vlerësuar maksimalisht Zenepe Lukën si gazetare dhe kryetare e shqoatës kulturore “Al Bano Karrisi” që me aktivitetet madhore për gjatë 25 vjetëve, ka forcuar urat e miqësisë mes dy popujve.Më 2 gusht të vitit 2019, në ditën e përvjetorit të lindjes, Zenepe Lukës i akordohet Medalja e Artë "Ambasadore e Paqës botërore" firmosur nga katër institucione amerikane të akredituara në OKB. Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Misioni Diplomatik Amerikan dhe Akademia Botërore e Paqes. Më 23 nëntor 2019 Klubi botëror i Artit dhe Sozive me qëndër në Milano, i akordoi cmimin dinjitoz ndërkombëtar OSKAR. Më 21 dhjetor 2019 Unioni i Gazetarëve në Vlorë, e vlerësoi me çmimin “Petro Marko”.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "I shpëtoi tritolit, e mori COVID-19, shuhet gazetarja Zenepe Luka". ABCnews.al.
- ^ "Zenepe Luka, mes gazetarisë dhe letërsisë". Koha jonë.