Zhou Yongkang
Zhou Yongkang (kinezçe: 周永康) lindur në dhjetor 1942 është politikan kinez.Zhou Yongkang ishte personi i tretë pas Hu Jintao dhe Wen Jiabao gjatë mbretërimit të Hu Jintao. Pasi Xi Jinping u bë udhëheqësi suprem, Zhou Yongkang u dënua me burg të përjetshëm për korrupsion dhe ryshfet.[1]
Politiika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, anëtar i Këshilit të Shtetit të Kinës: lindi në dhjetor të vitit 1942 në Wu Xi të provincës Jiang Su; u pranua në Partinë Komuniste të Kinës në nëntor të vitit 1964; filloi punën në shtator të vitit 1966; u diplomua në degën e kërkimeve gjeodezike të Institutit të Naftës të Pekinit; inxhinier i lartë në rangun e profesorit.
Nga viti 1998 deri në vitin 2007, ai ka qenë ministër i Burimeve Tokësore i Kinës, sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës për provincën Si Chuan, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, zv.sekretar i Komitetit Politiko-Juridik të Komitetit Qendror të PKK-së, ministri i Sigurimit Publik.
Ai u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të PKK-së në kongresin e 15-të, kongresin e 16-të e atë të 17-të; u zgjodh anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe sekretar i Sekretariatit në kongresin e 16-të, kurse në kongresin e 17-të u zgjodh anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së.
Në vitin 2015, i dënuar me burg të përjetshëm për korrupsion dhe ryshfet[2]
Refrenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "[视频]周永康一审被判处无期徒刑-CCTV节目官网" (në kinezisht).
- ^ "Hyrje Zhou Yongkang". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2020-04-22.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)