Zona Aride
Zonë aride është një nga zonat e gjerësisë gjeografike 15-30° V dhe J e karakterizuar nga reshje shumë të ulëta dhe terren shkretëtirë ose gjysmë shkretëtirë[1]. Në këtë zonë, avullimi është më i madh se të reshjet, për këtë shkak në to s'ka rrjedha ujore sipërfaqësore. Zona aride janë shkretëtirat dhe gjysëmshkretëtirat, të cilat zënë hapësirë të madhe në brezin tropikal dhe nëntropikal (Sahara, Kalahari, shkretëtira e Siujdhesës së Arabisë, e Australisë) dhe në pjesët qendrore të Euroazisë e të Amerikës Veriore.
Zona aride (Toka e thatë) karakterizohet nga reshje të ulëta vjetore prej më pak se 250 mm, nga avullimi që tejkalon reshjet dhe një bimësi e rrallë. (Burimi: GEMET/LBC)[2]. Zonat aride aktualisht konsiderohen si vende ideale për izolimin e mbetjeve radioaktive dhe mbetjeve të tjera të rrezikshme[3].
Ato karakterizohen për regjim hidrologjik, procese biologjike dhe gjeomorfologjike, përkatësisht nga tokëkrijim dhe relievkrijim i veçantë.
Ky artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Dictionary.com | Meanings & Definitions of English Words". Dictionary.com (në anglisht). Marrë më 2024-10-16.
- ^ "arid zone | UNEP Law and Environment Assistance Platform". leap.unep.org. Marrë më 2024-10-16.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arid Zones - an overview | ScienceDirect Topics". www.sciencedirect.com. Marrë më 2024-10-16.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)