Zonja e Lurdës
Zoja e Lurdës është emri me të cilin Kisha katolike romake nderon Marinë, nënën e Jezusit, e cila iu shfaq shenjtores Bernadete Subiru, në Lurdë të Francës, nga 11 shkurti deri më 16 prill të vitit 1858. Zoja e Lurdës bën pjesë në shfaqjet mëriane më të nderuara.
Bernadete Subiru, asokohe një vajzë 14-vjeçare, rrëfeu se kishte përjetuar tetëmbëdhjetë shfaqje të një "Zonje të pashme", në një guvë pak larg nga rrethinat e Masabielës. Për shfaqjen vajza pohoi:
- «Unë vura re një Zonjë të veshur në të bardha. Kishte një fustan të bardhë, një vel të bardhë, një brez të kaltërt dhe një trëndafil të verdhë në këmbë.»
Ky imazh i Virgjerëshës së Kishës katolike, e veshur në të bardhë, e me një brez të kaltërt, ka hyrë në ikonografinë klasike të përshkrimit të Zojës së Lurdës.
Në vendin e shfaqjes, treguar nga Bernadeta, u vendos në vitin 1864 një statujë e Zojës. Përreth guvës së shfaqjeve, me kalimin e viteve është krijuar një faltore mbresëlënëse, e cila është kthyer në një vend shtegëtimesh nga besimtarët. Llogaritet që mëse 700 milionë njerëz të kenë vizituar Lurdën.
Shiko edh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Lurdë-Francë: Shërimet dhe mrekullitë.
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Student BMJ: Mrekullitë e Lurdës.
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Shtegëtimi i Papa Gjon Palit II me rastin e 150 vjetorit të përhapjes së dogmës së Ngjizjes së Panjollë.