Jump to content

Bernadete Subiru

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bernadete Subiru
"Unë jam Ngjizja e Panjollë".
Trupi i zhvarrosur i Bernadetes 30 vjet pas vdekjes, ne vitin 1909

Bernadete Subiru (apo Maria Bernada Sobeirons oksitanisht) lindi në Lurdë, më 7 janar të vitit 1844, dhe vdiq në Never, më 16 prill, 1879. Ajo nderohet nga Kisha katolike romake si shenjtore. Ishte një murgeshë mistike franceze e njohur për vizionet e saj mariane të ndodhura në një guvë në vendlindjen e saj (Guva e Masabieles). Prej shkurtit të vitit 1858, ajo raportoi tetëmbëdhjetë shfaqje të "një Zonje". Megjithë mosbesueshmërinë në fillim të Kishës Katolike, këto pohime u shpallën të denja për besim pas një hetimi kanonik. Pas vdekjes së saj, trupi i Bernadetes mbeti i "paprishur.

Ngjarjet e habitëshme që ajo përjetoi në rininë e saj e kanë bërë Lurdën një prej vendeve kryesore të shtegëtimit për miliona besimtarë të krishterë, të cilët çdo vit e vizitojne atë. Në vitin 1933 ajo u shenjtërua nga Kisha katolike romake.

Zhvarrosja e trupit të Bernadetes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ipeshkv Gotej i Neversit dhe kisha e zhvarrosën trupin e Bernadetes me 2 shtator, 1909, në praninë e të afërmëve, dy mjekëve, dhe një murgeshe të bashkësisë. Ata vunë re se megjithëse kryqi në dorën e saj dhe rruzarja ishin ndryshkur, trupi i saj dukej i paprishur - i ruajtur nga kalbësimi. Kjo u përmend si një prej mrekullive për të mbështetur shenjtërimin e saj. Ata e lanë dhe e riveshën trupin e saj para rivarrimit në një arkivol të dyfishtë.

Kisha e zhvarrosi përsëri trupin e saj me 3 prill, 1919. Trupi ende dukej i ruajtur, megjithatë, fytyra e saj ishte shngjyrosur lehtë, ndoshta për shkak të larjes së trupit të saj në zhvarrosjen e parë.

Shenjtërimi i Bernadetes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bernadete Subiru u lumënua në vitin 1925 dhe shenjtërua në vitin 1933 nga Papa Pius XI, jo aq për përmbajtjen e vizioneve të saj, por më tepër për thjeshtësinë dhe shenjtërinë e jetës së saj. Bernadetja është shenjtore mbrojtëse e të sëmurëve dhe Lurdës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]