Jump to content

Rruzarja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rruzarja

Rruzarja (lat. rosarium, "kurorë trëndafilash") është një mjet i veçantë lutjeje e besimtarit katolik. Prejardhja e saj rrjedh nga mesjeta e vonë dhe hyri në përdorim dhe u përhap nga urdhëri domenikan në qindvjeçarin e 16-të, falë Vllaznis Rruzares Shejt. Lutja përbëhet nga pesë rradhë dhjetëshesh Të falemi Mri, Lavdi Atit së bashku me përsiatjen e mistereve (çasteve apo ngjarjeve të rëndësishme) të jetës së Jezus Krishtit dhe Shën Marisë. Fjala rruzare do të thotë kurorë trëndafilash (shpesh ndër besimtarët katolikë kuptohet si ‘rruazat’ nga fjala gegërshite rruzat, rruzarja) që lidhet me shenjën e lules mëriane në lutjen Të falemi Mri. Versioni i plotë i lutjes përkushtuese, përfshin njëzet mistere dhe këndimin e dyqind "Të falemi Mri" (para shtimit të pesë Mistereve ndriçuese, në vitin 2002 numëroheshin 15 ndalesa për 150 Të falemi Mri), por është sot pak i përhapur.

Rruzarja ka mundësi të ketë filluar të ushtrohet nga popullsia e thjeshtë për të imituar Shërbesën Hyjnore murgërore, gjatë së cilës murgjërit luteshin duke kënduar 150 psalme nga bibla. Për arsye se shumë njerëz të thjeshtë nuk dinin të lexonin, ata i zvogëluan në 50 lutje, apo 150 Ave Maria (Të falemi Mëria) dhe Ati ynë në vend të psalmeve. Kjo lutje, të paktën gjysma e parë e saj është biblike, duket të datojë përpara qindvjeçarit të 2-të, siç parashtrojnë pikturat e lashta të krishtera me grafit. Nganjehërë një litar me nyje në të përdorej të mbahej mend një numërim i saktë i Aveve. Gjatë mesjetës "Ati ynë" u zëvendësua me Përshëndetjen Engjëllore, zakonisht të quajtur Ave Maria (latinisht). Lutja e rruzares filloi të përdorej gjerësisht në qindvjeçarin e 16-të. Që prej qv. 16-të gjer në atë të 20-in, thënia e rruzares nuk ndryshoi. Ajo u bë më e njohur në mes të qv. 20-të kur rruzares iu shtua Lutja e Fatimas. Ndryshime të tjera të rruzares nuk pati gjer në vitin 2002 kur Papa Gjon Pali II parashtroi pesë mistere ndriçuese të reja si zgjedhje e lirë.

Data kryesore të rruzares

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Datat e mëposhtëme janë kryesore në zhvillimin historik të rruzares.

  • Qindvjeçari i 4-të. Lutja me litar, përdorej nga Etërit e shkretëtirës për të numëruar përsëritjet e lutjeve të Jezusit.
  • Rr. 1075 Godiva përmend në testamentin e saj "rruzaret e gurëve të çmuar të cilët ajo i shitu në një gjalmë që kur t´i prekte me gishta njërin pas tjetrit ajo mund ti numëronte me saktësi lutjet e saja.
  • Qv. 12 përsëritja e Të falemi Mrisë (në grupe prej 50) hyn në përdorim si përkushtim.
  • 1160 Shën Rozalia varroset me një spango të rruazave të lutjes.
  • 1214 data tradicionale e gojëdhënës sipas së cilës Shën Domeniku e merr rruzaren nga Sh. Mëria.
  • Mesi i qv. 13-të fjala "rruzarja" u përdor (nga Tomasi i Kampitresë, në De apibus, ii. 13), jo për treguar rruazat e lutjes por në lidhje me Sh. Mrinë.
  • 1268 përmendur për të tregëtuar "ati ynë" në Paris në "Livre des métiers" të Stephen Boyleau.
  • Fillimi i qv. 15-të një kartuzian, Domeniku i Prusisë, fut përsiatjet (misteret).
  • Rr. 1514 "Të falemi Maria" merr formën e sotme.
  • 1569 Papa Piusi V themelos formën e tanishme të lutjes Të falemi Mri.
  • 1597 shënimi i parë i përdorimit të fjalës "rruzare" në lidhje me rruazat e lutjes.
  • 1917 Zoja e Fatimas thuhet të ketë kërkuar që Lutja e Fatimas të shtohet në rruzare.
  • 2002 Papa Gjon Pali II fut Misteret Ndriçuese si zgjedhje me dëshirë për katolikët.

Këndimi i rruzares

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thuhen pesë dhjetëshe, secila prej tyre e shoqëruar me një mister. Çdo dhjetëshe përbehet nga:

«Jezusi im, fali mëkatet tona, na ruaj nga zjarri i ferrit , merri në parriz të gjithë shpirtërat, sidomos më nevojtaret e mëshirës Tënde».

Pas pesë dhjetësheve thuhet më pas një Ati ynë, një Të falemi Mri dhe një Lavdi Atit sipas Papa Gjon Palit II, në fund thuhet një Të falemi Mbretëresha (Salve Rregina). Thënia e rruzares mund të bëhet në grup (të drejtuar nga një prift apo një drejtues i lutjes), por edhe veçmas një apo më shumë dhjetëshe, sipas dëshirës mund të thuhet gjithë rruzarja. Ngaqë rruzarja thelbësisht dhe parimisht është një lutje bashkësie, shenjtorë të ndryshëm kanë këshilluar të thirret engjëlli mbrojtës përpara fillimit, në rast se duhet të këndohet në vetmi.

Sipas ditëve të javës, me këndimin e rruzares përkujtohen misteret e katër kurorave: e para përfshin misteret galduese, duke soditur të hënen dhe të shtunën; e dyta misteret e dhimbëshme, të martën dhe të premten; e treta misteret lavduese, të mërkurën dhe të dielën.

Lindja e Jezusit, i treti i mistereve galduese

Misteret e gëzimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lutet ditët e hëna dhe të shtuna.

  1. Lajmërimi i Kryengjëllit Gabriel Maries së Virgjër.
  2. Vizita e Maries Virgjër tek Shën Elizabeta
  3. Lindja e Jezusit
  4. Paraqitja e Jezusit në tempull
  5. Rigjetja e Jezusit në tempull.

Misteret e drites

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lutet ditën e enjte.

  1. Pagëzimi i Jezusit në lumin Jordan
  2. Dasma në Kanë
  3. Shpallja e Mbretërisë së Perëndisë
  4. Shpërfytyrimi i Jezusit
  5. Themelimi i Eukaristisë
Kryqëzimi i Jezusit, i pesti i mistereve të dhimbëshme.

Misteret e mundimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lutet të martave dhe të premtave.

  1. Agonia e Jezusit në kopshtin e ullinjve
  2. Fshikullimi i Jezusit në shtyllë
  3. Kurorezimi me gjemba
  4. Jezusit i ngarkohet kryqi
  5. Kryqëzimi dhe vdekja e Jezusit.

Misteret e lumturisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lutet të mërkurave dhe të dielave.

  1. Ringjallja e Jezusit
  2. Ngjitja e Jezusit në qiell
  3. Zbritja e Shpirtit të Shenjtë
  4. Ngjitja e Zojës në qiell
  5. Kurorëzimi i Zojës përher Virgjër.

Premtimet e Zojës së Bekuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zoja e Bekuar shfaqet në Lurdë me rruzare.

Tradita fetare sjell edhe 15 premtimet që Virgjëresha vetë i pat bërë Shën Domenikut dhe Alanit të Rupës në lidhje me rruzaren e tij. Këto janë premtimet e Zojës:

  1. «Të gjithë atyre që me përkushtim do të thonë Rruzaren time, premtoj mbrojtjen time të veçantë e hire të mëdhaja.»
  2. «Kush do të ngulmojë në thënien e Rruzares sime do të marrë hire të çmueshme
  3. «Rruzarja do të jetë një armë e fuqishme kundër ferrit; ajo do të shkatërrojë të metat, do të çlirojë nga mëkati, do të davarisë herezitë.»
  4. «Rruzarja do të bëjë të lulëzojnë virtytet dhe veprat e mira dhe do tu japë të gjitha shpirtërave mëshirat më të bollshme hyjnore; do të vendosë ndër zemrat dashurinë e Perëndisë në vend të dashurisë për botën, duke i ngritur në dëshirën e të mirave qiellore e të amshuara. Sa shpirtëra do të shenjtërohen me këtë mënyrë
  5. «Ai që më besohet me rruzare, nuk do të humbasë
  6. «Ai që do ta këndojë me përkushtim Rruzaren time, duke përsiatur misteret e saj, nuk do të shtypet nga fatkeqësia. Nëse është mëkatar, do të konvertohet (kthehet në fe); nëse është i drejtë, do të rritet në hir e do të bëhet i denjë për jetën e amshuar
  7. «Të përkushtuarit e vërtetë të Rruzares sime nuk do të vdesin pa sakramentet e Kishës
  8. «Ata që e këndojnë Rruzaren time do të gjejnë gjatë jetës së tyre dhe në vdekjen e tyre dritën e Perëndisë, plotësinë e hireve të Tija e do të marrin pjesë në meritat e të lumëve
  9. «Do të liroj shumë shpejt nga purgatori shpirtërat e përkushtuara Rruzares sime
  10. «Fëmijët e vërtetë të Rruzares sime do të shijojnë një lavdi të madhe në Qiell
  11. «Atë që të kërkoni me Rruzaren time, do ta merrni.»
  12. «Ata që do të përhapin Rruzaren time do të ndihmohen nga unë në të gjitha nevojat e tyre
  13. «Biri im më ka thënë që të gjithë anëtarët e "Vëllazërisë së Rruzares" do të kenë për vëllezër gjatë jetës së tyre e në orën e vdekjes së tyre shenjtorët e Qiellit.»
  14. «Ata që këndojnë besnikërisht Rruzaren time janë të gjithë fëmijët e mi më të dashur, vëllezër e motra të Jezus Krishtit.»
  15. «Përkushtimi ndaj Rruzares sime është një shenjë e madhe e predestinacionit (parafatëzimit).»

Në vitin 1571, në Betejën e Lepantit, me rastin e dyndjeve osmane, Papa Pio V i kërkoi krishterimit të lutej duke përdorur rruzaren për të kërkuar çlirimin nga kërcënimi turk. Fitorja e flotës së krishterë më 7 tetor 1571, i njihet ndërhyrjes së Zojës së Bekuar, grishur me rruzare. Po atë ditë papa Pio V futi në kalendarin liturgjik festën e Zojës së Rruzares

Kurora e rruzareve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pesë dhjetëshe rruazash formojnë kurorën e rruzares.

Objekte të ngjashme me rruzaren mund të gjurmohen në fe të ndryshme: në hinduizëm, në budizëm, në islam, në Lindjen e krishterë dhe më në fund në kishën latine. Në këtë të fundit kurora e rruzares normalisht përbëhet nga 50 rruaza në grupe dhjetëshe, me një rruazë më të madhe mes çdo dhjetësheje. Njihen disa rruzare me 100 apo 150 rruaza, numra të tillë janë zgjedhur në të kaluarën për t´i´u përgjigjur numrit të psalmeve të biblës. Për rruaza përdoreshin tradicionalisht farërat e pemës së moganit, apo perlat, por tani ato bëhen me lëndë artificiale.

Në të kaluarën ishin të rëndomta dhe rruzaret e bëra me kokrrat e ullirit; disa besohet që të ishin bërë me ullinjtë e Kopshtit të Getsemanit. Nganjëherë rruzaret trupëzojnë relika të shenjta.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]