Lutja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lutësi

Lutja (apo falja) është një veprim apo ushtresë e bashkënjësimit, zakonisht me fjalë apo mendime, me një hyjni apo shpirt me qëllim adhurimi, udhëzimi, rrëfimi mëkatesh, ndihmë kërkim, lëvdimi, falënderimi, shenjtërimi apo shprehje e ndjenjave, përkushtimit dhe besimit. Lutja mendohet si çasti në të cilin njeriu flet me një hyjni apo perëndi, ndërsa përsiatja është forma e anasjelltë në të cilën hyjnia i flet njeriut.

Lutja është një nga ushtresat më të rëndomta në të gjitha fetë.

Lutja mund të jetë vetjake, apo liturgjike. Një nga format më të përhapura të lutjes është kënga përkushtimore.

Lutja në fetë abrahamike[redakto | redakto tekstin burimor]

Lutja në Kishën Orthodhokse[redakto | redakto tekstin burimor]

Lutja është themelore për jetën e krishterë. Vetë Jisu Krishti u lut dhe i mësoi njerëzit të luten. Ai që nuk i lutet Perëndisë nuk mund të jetë pasues i Krishtit.

Në Kishën Orthodhokse të gjitha lutjet janë Trinitare. Ne lutemi në Shpirtin e Shenjtë, me anë të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë dhe në emrin e tij tek Perëndia Atë. Ne i themi Perëndisë "Ati ynë", sepse Jisui na mësoi dhe na aftësoi për ta bërë këtë. Ne kemi mundësinë t'i drejtohemi Perëndisë Atë, sepse ne jemi bërë bijtë e Perëndisë me anë të Shpirtit të Shenjtë (shih Romanët 8).

Gjithashtu, në Kishë ne i drejtojmë lutje Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë, Personave Hyjnorë, të cilët janë një me Perëndinë Atë dhe egzistojnë përjetësisht në unitet të përsosur me Atë, duke marrë pjesë në Qenien dhe Vullnetin e Tij Hyjnor. Në Kishë, gjithashtu, ne i drejtojmë lutje edhe shenjtorëve - jo në të njëjtën mënyrë siç i lutemi Personave të Trinisë së Shenjtë - por si ndihmuesve dhe ndërmjetësve tanë, si bashkëanëtarëve të Kishës, të cilët tashmë janë lavdëruar me Perëndinë, në praninë e tij hyjnore. Por mbi të gjithë shenjtorët dhe mbi të gjithë njerëzorët, të cilët janë lavdëruar në Mbretërinë e Perëndisë, është Maria, Hyjlindësja dhe Mbretëresha e Qiellit, udhëheqësja ndër ndërmjetësit e shenjtë, të cilët ndërmjetojnë për ne para Perëndisë. Ne mund t'i lutemi gjithashtu engjëjve të shenjtë për të mbrojtur çështjen tonë para Perëndisë. Në katekizmin tradicional të Kishës radhiten tre tipe lutjesh: kërkesë, falenderim dhe lavdërim. Ne mund të shtojmë një tip të katërt, që mund të quhet vajtim ose ankim para Perëndisë, duke e pyetur atë rreth kushteve të jetës dhe kuptimit të ekzistencës sonë, veçanërisht në kohëra fatkeqësie e turbullirash. Në Shkrimin e Shenjtë, ne i gjejmë shpesh këto katër tipe lutjesh. Disa herë lutja është përkufizuar si një dialog me Perëndinë. Ky përkufizim është i mjaftueshëm, nëse mbajmë ndër mend, se ky është një dialog qetësie, mbajtur në qetësinë e zemrave tona. Në Kishën Orthodhokse, një përkufizim i vjetër tradicional, e quan lutjen ngritja e mendjes dhe e zemrës tek Perëndia, qëndrimi në praninë e tij, vetëdija dhe kujtimi i pandërprerë i emrit, fuqisë dhe dashurisë së tij. Kjo lloj lutje është quajtur "të ecësh në praninë e Perëndisë". Qëllimi i lutjes, është që të kesh një Kungim me Perëndinë dhe që të bëhesh i aftë të përmbushësh dëshirën e tij. Të krishterët luten që ta aftësojnë vetveten për të njohur Perëndinë dhe për të zbatuar porositë e tij. Nëse një person nuk e ka dëshirën për të ndryshuar vetveten dhe për ta nënshtruar vetveten tek Krishti, në përmbushjen e porosive të tij, ai nuk ka arsye ose qëllim për t'u lutur. Madje, sipas shenjtorëve është e rrezikshme t'i lutesh Perëndisë pa pasur mendimin për t'iu përgjigjur dhe për të ecur në rrugën që lutja na udhëheq.

Të lutesh nuk do të thotë thjesht të përsëritësh fjalët e lutjes. Të thuash lutje nuk është e njëjta gjë si të lutesh. Lutja duhet bërë fshehtazi, shkurtazi, rregullisht, pa shumë fjalë, me plot besim në Perëndinë që ai dëgjon dhe me dëshirën për të bërë çfarë Perëndia na tregon për të bërë (Shih Mattheu 6:5-15; Lluka 11 dhe 18; Joani 14-17). Kisha Orthodhokse ndjek praktikën e Dhiatës së Vjetër të lutjeve sipas orëve të ditës. Të krishterët nxiten të luten rregullisht në mëngjes, në mbrëmje dhe në kohën e ngrënies. Gjithashtu, ka një lutje të shkurtër, që mund të thuhet e të përsëritet gjatë tërë ditës dhe në çdo rrethanë. Për këtë qëllim shumë njerëz përdorin Lutjen e Jisuit: "Zoti Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshiromë mua mëkatarin!" Natyrisht, forma e lutjes është sekondare dhe mund të ndryshojë nga personi në person. Por ajo që është esenciale, për të na çuar tek Perëndia dhe për të na fuqizuar që të bëjmë dëshirën e tij, është fuqia e lutjes. Lutjet e një personi në shtëpi ndryshojnë nga ato të Kishës, meqenëse lutja personale nuk është e njëjtë me lutjen e përbashkët të Kishës. Dy tipet e lutjes janë të ndryshme dhe nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën. Kur ne shkojmë në Kishë për t'u lutur, nuk e bëjmë për të thënë lutjet tona private. Lutjet tona private duhen bërë në shtëpi, në dhomë, fshehurazi dhe jo në Kishë (Mattheu 6: 5-6). Kjo nuk do të thotë që nuk duhet t'i sjellim në lutjen e Kishës problemet, dëshirat, shqetësimet, pyetjet dhe gëzimet personale. Sigurisht, ne mund dhe ne i sjellim ato. Por ne i sjellim shqetësimet tona dhe vetvetet tona në Kishë për t'i bashkuar ato me lutjen e Kishës, me lutjen e përjetshme të Krishtit, të Nënës së Perëndisë, të shenjtorëve dhe të vëllezërve dhe motrave të enorisë sonë.

Lutja në Islam[redakto | redakto tekstin burimor]

Thënie mbi lutjen[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]