Jump to content

Zydhi Tushe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Inxh. Zyhdi Tushe lindi ne Gjirokaster ne 06/20/1930. Ishte djali i katert i Sitki dhe Luftije (Angoni) Tushe.

Qe i vogel ishte shume i lidhur me prinderit dhe vellezerit e tij, Dalip, Baki dhe Adil. Mbaron shkollen ne qytetin e lindjes me rezultate shume te mira. Ne shkolle (Lice) mesoj dhe gjuhe te huaja, Italisht dhe Frengjisht. Gjuhe qe ishin ne program, si gjuhe e pare dhe e dyte e huaj. Ne politeknikumin “7 Nentori” sot “Harry Fultz” dhe ne Institutin e Larte Politeknik, sot Universiteti i Tiranes, mesoj dhe gjuhen Ruse. Me mbarimin e luftes familja Tushe largohet nga Gjirokastra drejt qytetit te Vlores. Nje pjese e familjes u vendos ne Vlore ne fund te vitit 1944 dhe pjesa tjeter nga mesi i vitit 1945. Qendrojne me qira per shume vite ne nje shtepi mbrapa ish Prefektures, derisa marin shtepi ne lagjen “Karabash” sot “15 Tetori”. Mbaron shkollen teknike me rezultate shume te mira. Zyhdi Tushe diplomohet per Teknik i Mesem Elektrik i specializuar per nenstacione elektrike. Tema e diplomes ishte: “Rindertimi i Instalimit te Shperndarjes se Centralit Nr. 1 te Tiranes”. Vlersimi ishte maksimal, nota 5. Pas diplomimit Zyhdi Tushe kthehet ne qytetin e Vlores dhe fillon nga puna ne ndermarien elektrike qe kishte ne vartesi edhe Nenstacionin elektrik dhe Tec-in e Vlores, ku i besohen detyra te ndryshme. Ambiciet e Zyhdi Tushes nuk mbarojne ketu. Ne vitin 1951 i del e drejta per te studiuar ne Hungari per Inxhinieri Elektrike, por per arsye absurde, sic ishte biografia (Babai si tregetar i tatuar nga Pushteti Popullor), i ndalohet kjo e drejte c`ka e detyron te ndjek studimet ne Institutin e larte Politeknik ne Tirane, i cili sapo kishte hapur dyert. Kohezgjatja e ketyre studimeve shkoi nga 01/11/1951- 30/06/1955. Zyhdi Tushe diplomohet inxhinier Elektrik me Nr. Diplome: A-053. Duke pasur ne kete periudhe kohore shume profesore te ardhur nga B.R.S.S. (Bashkimi Sovjetik) arriti te pervetesonte ne menyre shume te mire gjuhen ruse.

Ing. Zyhdi Tushe perfitoj njohuri shtese dhe njihej me te rejat e fundit te shkences elektrike permes abonimit ne dy revistat tekniko- shkencore ruse, “Teknika Elektrike” dhe “Teknika e Re”, me te cilat kishte rene ne kontakt qe nga koha kur ishte student e ne vazhdim, deri nga mesi i viteve ’60. Te gjitha nr. e ketyre revistave ju dhuruan biblotekes se Universitetit te Tiranes, para nisjes per U.S.A. Pas diplomimit kthehet perseri ne qytetin e Vlores dhe rinis pune ne ndermarjen elektrike. Ku per periudhen 01/07/1955-31/12/1957 mban detyren e inxhinierit elektrik dhe shef montimi elektrik i kesaj ndermarje. Ing. Zyhdi Tushe dergohet per periudhen kohore 01 janar - 25 gusht 1958 si inxhinier elektrik, pergjegjes per montimin e turbinave dhe montimin e pajisjeve te salles se komandimit ne hidrocentralin “Karl Marks” te Ulzes (Mat). Ne inagurimin e hidrocentralit, ku merrte pjese edhe udheheqja e larte e vendit, Ing. Zyhdi Tushe kishte nderin te ishte personi qe do kycte (takonte) celsin per lidhjen e energjise elektrike qe prodhonte hidrocentrali me sistemin energjitik te vendi. Pas kesaj experience kthehet perseri ne qytetin e Vlores ku martohet me Minerva (Poshi) Tushe, lindur ne Gjirokaster, ne 14 shtator te vitit 1958. Me te shoqen kaloj nje jete bashkeshortore te lumtur duke prure ne jete vajzen Miranda dhe djalin Petrit. U be Gjysh tre here: Anisa Myzaferi, vajza e Mirandes qe mbaroj si gjyshi inxhiniere Elektrike. Ka titullin PhD, me specializim ne Optoelektronik dhe Fotonik Igli , djali i pare i Petritit, diplomuar per Shkenca Kompjuterike. Erti, djali i dyte i Petritit, diplomuar per Biznes dhe Shkencat Politike. Kontributi i Ing. Zyhdi Tushes ne projektimin dhe mbarevajtjen e sistemit elektrik te rrethit te Vlores ka qene i madh. Nga 26 gushti 1958-15 nentor 1970 si Inxhinier Elektrik. Per nje periudhe kohe, ka pasur edhe detyren e K.Inxhinierit dhe te Drejtorit. Ne ndermarjen elektrike, punoj per projektimin, ndertimin dhe mirembajtjen e rrjetit furnizues dhe shperndares elektrik ne rrethin e Vlores, por edhe per projektimin dhe zbatimin elektrifikimit te rrethit te Vlores. Ne perfundim te elektrifikimit te vendit, ne ekspoziten e porsa hapur “Shqiperia Sot” ideon dhe e zbaton vete nje stende ne formen e hartes se republikes, per elektrifikimin e Shqiperis, sipas rradhes se perfundimit te elektrifikimit nga rrethet.

Rrethi i Vlores ishte i dyti. Ing. Zyhdi Tushes i ngarkohet berja e projektit te gabinave te reja te pushimit tip alpine te Llogoras dhe te viles se Udheheqjes. Projekt te cilin e zbatoi edhe vete me 30 korik 1970. Ne kete kohe duke pare problemin e trafikut tek tyneli, ne qytetin e Vlores, kur brenda ne tynel ngeleshin balle per balle, dy makina, ideoi dhe e zbatoi nje semafor te thjeshte ne te dy anet e tynelit, per te ndihmuar qarkullimin Aftesite e Ing. Zyhdi Tushes ishin te spikatura, ndaj ai u caktua te jepte kontributin e tij si inxhinier elktrik ne zyren e projektimit te Komitetit Ekzekutiv te Keshillit Popullor te Rrethit te Vlores nga 16 nentori 1970- 31 gusht 1975. Gjate kesaj periudhe caktohet per projektimin dhe ndertimin 2 perforcuesve te sinjalit televiziv, nje ne qafen e Topit dhe tjetri ne Shashice mbi Kanine. Vite me vone projektoj edhe perforcuesin e Zvernecit. Mbas largimit nga zyra e projektimit ne Komitetin Ekzekutiv, Ing. Zyhdi Tushe rikthehet ne ndermarjen Elektrike, si inxhinier projektues, nga 1 shtator 1975- 20 qershor 1990, kur del ne pension. Gjate punes si Ing. Elektrik ne rrethin e Vlores, ideoi dhe zbatoi shume projekte. Si ai i kthimit te rrjetit shperndares nga 1 Kv ne 3 Kv. Nga 3 Kv ne 6 Kv. Kryen me sukses projektin per furnizimin e qytetit te Vlores nga 3 drejtime te ndryshme, me qellim qe te mundesonte furnizimin e qytetit me energji elektrike ne c`do kohe, pavaresisht difekteve. Mbaron me sukses projekt- studimin per nderrimin e rrjetit shperndares te energjise elektrike , nga 6 kv ne 10 kv, per qytetin e Vlores. Te gjitha gabinat elekrike ne qytetin e Vlores kishin furnizim te dyfishte per te eliminuar sa me shume nderprerjen e energjise elektrike nga difektet e ndryshme. Per shume vite me radhe ka qene per ndihme ne qytetin e tij te lindjes Gjirokaster, kur zhvilloheshin Festivalet Folklorike. Ne festivalin Folklorik ne Gjirokaster Tetor 1988, ishte pergjegjes i grupit qe kishte per detyre furnizimin me energji elektrike te kalase, sheshit ku qendronin spektatoret dhe skenen e festivalit. Qe nga viti 1958 dhe derisa doli ne pension, Ing. Zyhdi Tushe ka qene prezent me aftesite dhe profesionalizmin e tij ne te gjitha evenimentet madhore festive te qytetit te Vlores, si pergjegjes per furnizimin me energji elektrike.

Nje episod tjeter nga puna dhe angazhimi i Ing. Zyhdi Tushes mund te permendim kohen kur Shqiperia u prish me Bashkimin Sovjetik ne fillim te viteve ’60 duke lene pergjysme disa projekte, sic ishte ai i ndertimit te Frigoriferit te madh perballe ish hotel “Adriatikut”, detyre qe e realizoj me sukses. Pervoja dhe aftesite profesionale bene qe per disa vite, ne vitet “60 Ing. Zyhdi Tushe te jepte mesim ne shkollen “Ali Demi” diten lenden elektroteknike. Ne shkollen e mbremjes, pa shkeputje nga puna lenden elektrike. Gjate gjithe jetes dhe punes ne Vlore e kudo, ai nuk e kurseu ndihmen profesionale per problemet elektrike ne ndermarje te ndryshme, sic ishte: Makineria e presimit te rimesos dhe kompesates ne Ndermarjen e Perpunim Drurit. Venien ne pune te inkubatorit te pularise ne fillim te viteve “70 te Pusi Mezinit. Ne makinerin e re te prodhimit te makaronave te ardhur nga Italia, afer stacionit te trenit, viti 1986. Riparimin e difektit ne pajisjen Franceze te hollimit te naftes tek pusi i Kanines, 1992. Ndricuesit me dy krahe te drejte ne rruget e qytetit te Vlores, jane ideja e tij. Gjate viteve “70 deri nga fundi i viteve “80 Ing. Zyhdi Tushe ka qene anetar dhe kryetar i grupit te inxhiniereve elektrik, hidroteknik, ndertues dhe arkitekt, prane K.E.Rr. te Vlores, te cilet, shqyrtonin projektet e reja te ndertimit, furnizimit me uje dhe energji elektrike. Nga mesi i viteve “70 deri nga fundi i viteve ’80, per disa vite ka qene inspektor per sigurimin Teknik, ne linjat e tensionit te larte, per gjithe jugun e Shqiperise. Ka qene pjestar i disa grupeve kontrolli te ngritura nga Ministria Komunale dhe Kontrolli i Larte i Shteti. Ne vitin 1989 i jepet Urdhri I Punes kl. i II. Me daljen ne pension Ing. Zyhdi Tushe hap firmen e tij elektrike, te fokusuar ne projekte dhe zbatime te tyre, per objekte biznesi dhe familjare. Aktiviteti mbulonte: furnizim dhe shperndarje te energjise elektrike, sisteme alarmi, telefonie, etj. Eshte pergjegjes per montimin e pompave te reja ne stacionin e pompimit Nr.4 viti 1995. Punimet elektrike ne rindertimin e filialeve te Bankes se Kursimeve dhe te Filialeve te Postes ne rrethin e Vlores, qe u demtuan nga viti mbrapshte 1997. Ne shume objekte private biznesi dhe banimi, Fabrika e Vajit “ Leveral” ne Tragjas, Laboratori ne Stacionin Bujqesor ne Vlore. Caktohet mbikqyres per punimet e ndricimit ne rikonstruksionin e rrugeve te qytetit te Vlores ne gusht te vitit 1999. Ne kete kohe ben edhe projektet e ndricimit te Rruges Transballkanike, te rruges kryesore ne qytetin e Orikumit, etj.

Ne 30 shtator te vitit 2000 Ing. Zyhdi Tushe largohet per ne U.S.A. dhe vendoset ne Cikago me te gjithe familjen. Ne 28 mars 2002, ne oret e para te mengjesit, rrethuar nga familjaret, pas nje semundje te rende dhe 3 nderhyrjeve kirurgjikale, 2 nga te cilat ne Shqiperi, ndron jete. Ing. Zyhdi Tushe gjithe jeten ia kushtoj energjise elektrike ne sherbim te qytetareve qytetit dhe rrethit te Vlores dhe me gjere. Gjate gjithe jetes korektesine ne pune dhe ndershmerine ne maredheniet me njerezit, jua transmetoj edhe femijve. Kujtimi i tij eshte ne memorien e femijve, niperve, mbeses dhe gjithe atyre qe e kane njohur dhe punuar me te. Per jeten e Ing. Zyhdi Tushe eshte realizuar edhe nje dokumentar transmetuar nga RTSH me titull: Ing. Zyhdi Tushe ne memorien e nje qyteti.