Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë
Marrëdhëniet Ruso - Shqiptare ne dhjetor 1991 MPJ e Shqipërise doli me deklaraten, ku Tirana njihte Federaten Ruse si trashegimtare me te drejta te BRSS.
Me 6 gusht 1992 vizitoi Shqipërine zevendes ministri i jashtëm I FR V. Çurkin. Gjate vizites u nenshkrua Protokolli mbi zhvillimin e konsultimeve te rregullta midis MPJ te FR dhe MPJ te RSH.
8-11 dhjetor 1997 – gjate vizites se punes te ministrit te jashtëm te RSH P. Milo ne FR u kembyen letrat mbi ratifikimin e Konventes Konsullore dhe Konventës mbi heqjen e tatimit te dyfishte ndaj tatimeve per te ardhurat dhe mallin. Me 5 maj 1998 ne Strasburg u zhvilluan bisedimet e ministrave te punëve te jashtme te FR J. Primakov dhe te RSH P. Milo.
Ne qershor 1998, gjatё qendrimit ne Tirane, zevendes ministri i jashtëm i Rusisë A. Andejevi zhvilloi bisedime me ministrin e jashtem P. Milo, si dhe nje takim me presidentin R. Mejdani.
Ne mars 1999, gjate vizites se punes ne Tirane, u zhvilluan bisedime te ministrit te jashtem te FR I. Ivanov me perfaqesues te udheheqjes se larte te Shqipërise.
Me 7-8 qershor 2000 ministri i jashtëm i Shqipërisë P. Milo ishte ne Moske për vizite pune. U zhvilluan bisedime me ministrin e puneve te jashtme te FR I. Ivanovin.
Ministrin shqiptar e priti Kryetari i Dumes Shteterore G. Seleznjov, ai vizitoi Universitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, ku bisedoi me rektorin A. Torkunov dhe pedagoge e profesore te Universitetit.
Ne ministrine e arsimit te FR u nenshkrua marreveshja mbi njohjen e ndersjelle te diplomave te arsimit. Me 16-17 janar 2001 zëvendësi i pare i ministrit te jashtëm te FR A. Avdejev zhvilloi konsultime nderministrore me zevendes ministrin e jashtem te RSH P. Xhufi. Andrejevin e priti edhe presidenti i RSH R. Mejdani dhe ministry i puneve te jashtme P. Milo. Gjate bisedimeve dhe takimeve u diskutuan disa çeshtje te marredhenieve ruso-shqiptare, u kembyen mendime per problematiken rajonale, para se gjithash ajo kosovare. Palet verejten me kenaqesi nivelin e mire te kontakteve politike, bashkeveprimin midis institucioneve te politikes se jashtme te te dy vendeve. U diskutuan prespektivat e bashkepunimit afatgjate ruso-shqiptar ne fushen e energjetikes, duke pasur parasysh gjendjen e vështire energjetike te Shqipërisë.
Vemendje e veçante iu kushtua gjendjes ne Ballkan, problemit te rregullimit ne Kosove. Pavarësisht ndryshimeve te qëndrimeve për këtë problem, palet ishin ne nje mendje per gjetjen e rrugeve te zgjidhjes se krizes te pranueshme për te dyja anët ; u shprehen per forcimin e paqes, sigurise dhe stabilitetit ne Evropen Juglindore, rregullimin e marredhenieve te fqinjesise se mire ne rajon.
Ne mars 2001 minsitri i jashtem i FR I. Ivanov gjate turneut te ntij ne Ballkan, vizitoi edhe nje here Tiranen.
Me 18 shtator 2002 I. Ivanovi, gjate sesionit tё 57 tё AP OKB u takua ne Nju-Jork me nenkryeministrin, minister i jashtem i RSH I. Meten, te cilin e ftoi te vizitoje Mosken per nje vizite pune.
Me 8-10 korrik 2003 ne Tirane zevendes ministri i jashtem i FR A. Safonov zhvilloi konsultime lidhur me sfidat dhe rreziqet e reja me zevendes ministrin e jashtem shqiptar L. Hajdaraga. A. Safonovin e priti edhe zevendes kryeministri, minister i jashtem i RSH I. Meta, ministri i brendshem L. Rama dhe kryetari i komisionit te jashtem parlamentar I. Zela.
Me 29 mars 2004 ne Moske u zhvilluan konsultimet nderministrore ne nivel zevendes ministrash te jashtem, midis S. Razovit dhe L. Hajdarages.
Me 23 shtator 2004 ne Nju-Jork gjate sesionit 59 te AP OKB ministri i jashtem i FR S. Llavrov u takua me ministrin e jashtem te RSH, K. Islami.
Me 8 dhjetor 2004 ishte per vizite pune ne Tirane ministri i puneve te jashtme i FR S. Llavrov. U zhvilluan bisedime te tij me ministrin e jashtem te RSH K. Islami. Ne perfundim palet nenshkruan programin nderqeveritar te bashkepunimit kulturor dhe shkencor per vitett 2004-2005, si dhe sigluan projekt marreveshjen per miqesine dhe bashkepunimin midis FR dhe RSH. S. Llavrovin e priti presidenti i Shqipërise A. Moisiu dhe kryeministri F. Nano.
Me 15 prill 2005 ne Tirane zevendes ministri i jashtem i FR V. Çizhov zhvilloi konsultime me zevendes ministrin e puneve te jashtme te RSH L. Hajdaragaj dhe takim me ministrin e jashtem K. Islami.
Me 12 prill 2006 per nje vizite pune ishte ne Rusi ministry i puneve te jashtme te RSH B. Mustafaj. Gjate bisedimeve me ministrin e puneve te jashtme te FR S. Llavrov u diskutuan probleme aktuale te marredhenieve dypaleshe, gjendja ne rajonin e Ballkanit dhe tema nderkombetare. U konfirmua gatishmeria e te dyja paleve per dialog politik, per zgjerimin e bashkepunimit ne fushen tregtare ekonomike. Me 22 shtator 2006 ne Nju-Jork, ne kuadrin e sesionit tё 61 tё AP OKB, u zhvillua takimi i ministrave te jashtem te Rusise S.Llavrov dhe tё Shqipёrisё B.Mustafaj. Palёt diskutuan cёshtjet e marredhenieve dypaleshe, perfshi prespektivat e bashkepunimit ne fushen energjetike. U kembyen mendime per gjendjen ne Ballkan, prespektivat e procesit te statusit te Kosoves.
Me 1 nentor 2006 ne Moske, ne kuadrin e mbledhjes se 15 te Keshillit te Ministrave te Jashtem te vendeve anetare te Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi, u zhvillua takimi i ministrave te jashtem te FR S. Llavrov me ministrin e puneve te jashtme te RSH B. Mustafaj. Gjate bisedes u diskutuan probleme te rendit politik te dites, prespektivat e bashkepunimit rajonal, si dhe aspekte aktuale te rregullimit ne Kosove. Palet u shprehen per zhvillim te metejshem te kontakteve politike ruso-shqiptare ne tё gjitha nivelet, zgjerimin e bazes se marreveshjeve dhe te se drejtes ne marredheniet dypaleshe. U shpreh tendenca per forcimin e bashkeveprimit, ne rradhe te pare ne fushen tregtare ekonomike. Me 4 dhjetor 2006 ne Bruksel, ne kuadrin e mbledhjes se Keshillit te Ministrave te puneve te jashtme te OSBE, u zhvillua takimi i drejtuesve te institucioneve te politikes se jashtme te FR S. Llavrov dhe te RSH B. Mustafaj. U diskutua problematika gjithevropiane, si dhe gjendja ne Ballkan me theks rregullimin kosovar.
Me 21 mars 2007 ne Moske u zhvilluan konsultimet politike te Zv. Ministrit te Puneve te Jashtme te Federates Ruse V.N.Titov me Zv.Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Shqipërise A.Gurakuqi. Palet diskutuan ne detaje gjendjen dhe perspektivat e marredhenieve dypaleshe, realizimin e marreveshjeve te fiksuara ne dokumentin final te sesionit te katert te Komisionit Nderqeveritar Ruso-Shqiptar per tregtine, bashkepunimin ekonomik dhe tekniko-shkencor qe u zhvillua ne tetor 2006 ne Moske. Gjithashtu palet u shkembyen mendimet për situatën ne Ballkan.
Kotakte politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kontaktet e para politike midis shqiptareve dhe Rusise datojne ne shekullin XVIII. Ne mes te shekullit XVIII u vendosen lidhje politike midis Himares dhe Rusise. Ne keshillin e Himares, ne tetor 1759 u vendos te pranohet protektorati i Rusise dhe te dergohen perfaqesues ne oborrin Rus per bisedime. Drejtuesit e bashkesise himariote pergatiten edhe nje mesazh per Careshen Elisabeta Petrovna, ku shprehej gezimi per fitoret e armeve ruse ne Luften shtate vjeçare dhe shpresa, se se shpejti “keto arme fitimtare” do i shpetojne popujt e shtypur ortodokse te Ballkanit nga zgjedha otomane. Njeherit shprehej gatishmeria per te rreshtuar nen flamujt ruse 1-2 regjimente te himarioteve ortodokse. Bashke me malesoret ortodokse te Shqipërise se Jugut, shqiptaret katolike ne veri te vendit i bene me dije qeverise se Carit se ne rast te nje lufte Ruso-Turke, ata “mund t’i shkaktojne armikut diversion te konsiderueshem”. Keshtu thuhej ne peticionin, qe ne mars 1762 I dorezoi car Pjetrit te III ne Peterburg pjestari i nje familje te njohur shkodrane J. Suma. Por ne te dy rastet Peterburgu nuk e quajti te nevojshme te futet ne marredhenie me shqiptaret ne kohe paqe. Por, kur me 1768 nisi lufta ruso-turke, komandanti i pergjithshem i eskadres ruse ne Mesdhe A.Orllov iu drejtua himarioteve, per te hyre ne sherbimin ushtarak rus, shume himariote iu pergjigjen thirjes dhe luftuan me trimeri ne perberje te eskadres ne Arkipelag. Disa syresh, pas mbarimit te luftes, u shperngulen ne Rusi bashke me familjet e tyre. Ne vitet 1787 – 1791, gjate luftes tjeter ruso-turke shume himariote u rreshtuan me luftetaret e flotes vullnetare, qe vepronte ne Mesdhe kunder turqve nen komanden e patriotit grek, oficerit te sherbimit rus L. Kaconis. Nje pjese e ketyre ushtareve dhe detareve pas nenshkrimit te paqes se jasit u vendosen ne Rusi, prane Odeses. Kesaj periudhe i perkasin emrat e rrugeve te Odeses “Arnaute e Madhe” dhe “Arnaute e Vogel”.
Ne kufirin e shekulli XVIII-XIX lidhjet ruse-shqiptare vazhduan te zgjerohen. Gjate ekspedites se admiraleve Ushakov dhe Semjavin ne Detin Mesdhe dhe qendrimit te trupave ruse ne ishujt e Jonit, shume shqiptare luftuan nen flamujt ruse. Ne rrethimin e Korfuzit (1798-1799) moren pjese afer 4500 shqiptare. Qindra shqiptare sherbyen ne “legjionet e pushkatareve te lehte”, te krijuar me 1805 nga komanda ruse ne ishujt e Jonit.
Diplomati rus A. Petrjajev, qe mori pjese ne Konferencen e Londres (1912-1913) ku u percaktuan kufijte e shtetit te pavarur shqiptar de-facto ka qene perfaqesuesi i pare zyrtar i Rusise ne Shqipëri. Ai e vizitoi disa here Shqipërine, u takua me anetare te Qeverise se Perkoheshme, me I. Qemalin, me pronare te njohur tokash dhe informonte qevrine cariste per gjendjen ne kete vend. Lajmi per Revolucionin e tetorit ne Rusi mberriti ne Shqipëri ne fillim te nentorit 1917. Shqiptaret i pershendeten aktet e politikes se jashtme te Rusise revolucionare per nderprerjen e luftes imperialiste dhe vendosjen e paqes demokratike pa aneskime dhe kontribute. Luften per rivendosjen e pavaresise dhe ruajtjen e teresise territoriale te vendit e ndihmoi mjaft edhe shpallja hapur nga qeveria sovjetike, midis marreveshjeve te tjera te fshehta, edhe asaj te 26 prillit 1915, ku parashikohej copëtimi I Shqipërisë.
Ne tetor 2006 ne Moske u zhvillua forumi dypalesh i punës me pjesëmarrjen e perfaqesuesve dhe sipermarresve te Dhomave te Tregtise dhe Industrisë te Rusisë dhe Shqipërisë. Palet kembyen mendime dhe informacion te dobishem per potencialin dhe mundesite e njeri-tjetrit, diskutuan perspektivat e forcimit dhe zhvillimit te lidhjeve te punës. Pala shqiptare prezantoi programin e qeverise shqiptare “Shqipëria – 1 euro”, qe parashikon krijimin e kushteve maksimalisht te favorshme për investuesit e huaj ne tregun shqiptar. Ne Shqipëri zhvillohen rregullisht panaire sezonale tregtare-industriale. Organizatoret e tyre jane shume te interesuar per pjesmarrjen e firmave prodhuese ruse. Interes paraqesin per ta mallrat tonё te nomenklatures bujqesore (teknika bujqesore, plehrat, drithi, farerat), te profilit ndertimit (materiale ndertimi, sidomos konstruksione metalike, çimento, bojra e llak, duralumin), transporti automobilistik, teknika elektrike (transformatore, kontaktore, çelesa, kabllo etj.), prodhime te poligrafise (leter teknike, etj). Ambasada njofton rregullisht per panairet dhe ekspozitat e organizuara ne Shqipëri Dhomen tregtare-industriale te Rusise, e cila i vendos keto te dhena ne Internet-sajtin e vet dhe e shperndan ne adresa te kompanive ruse te interesuara.