Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë
Gjermania |
Shqipëria |
---|
Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani u referohen marrëdhënieve aktuale dhe historike të Shqipërisë dhe Gjermanisë. Shqipëria ka një ambasadë në Berlin, një konsullatë të përgjithshme në Mynih dhe 2 konsullata nderi në Essen[1] dhe Shtutgart. Gjermania ka një ambasadë në Tiranë.[2]
Vendet janë të dyja anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Si anëtare dhe themeluese e Bashkimit Evropian (BE), Gjermania e mbështet Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në euro dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të fortë për pranim.[3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marrëdhëniet normale midis Shqipërisë dhe Gjermanisë Perëndimore ishin bllokuar prej vitesh nga mosmarrëveshjet për dëmshpërblimet për kohën e luftës, ndërsa Shqipëria komuniste kishte një qëndrim më miqësor ndaj Gjermanisë Lindore. Më 2 dhjetor 1949 qeveria komuniste njohu Gjermaninë Lindore dhe më 1952 u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Pas vitit 1961 marrëdhëniet u ngrinë dhe mbetën të tilla, për më shumë se 20 vjet, deri në vitin 1984, Ministri President i Bavarisë Franz Josef Strauss vizitoi Shqipërinë e izoluar komuniste. Udhëtimi pasqyronte dëshirën e Shqipërisë për lidhje më të ngrohta me Evropën Perëndimore. Ai ishte politikani i parë i shquar i Evropës Perëndimore që vizitoi Shqipërinë që nga Lufta e Dytë Botërore.[4]
Marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve u krijuan në vitin 1986 dhe ato janë bërë më të gjalla qëkur Shqipëria filloi procesin e saj të demokratizimit më 1991.[5]
Ndihma dhe bashkëpunimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjermania është investitori i gjashtë më i madh në Shqipëri përsa u përket eksporteve në Shqipëri dhe i pesti përsa u përket importeve.
Në vitin 2007, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet ekonomike, u themelua Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë gjermano-shqiptare në Shqipëri (DIHA).
Investimi më i madh i drejtpërdrejtë gjerman është Telekom Albania. Lufthansa dhe Austrian Airlines operojnë çdo ditë fluturime direkte nga Tirana në Frankfurt dhe Vjenë dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ishte në pronësi të investitorëve gjermanë deri në vitin 2016. Kompanitë e njohura gjermane kanë degë në vend ose tregtojnë produktet e tyre përmes partnerëve shqiptarë.
Gjermania gjithashtu mbështet dhe jep fonde për 11 shkolla shqipe në të cilat mësohet gjermanishtja si gjuhë e huaj. Të diplomuarit në posedim të çertifikatës dyvjeçare të shkollës shqipe kanë të drejtë të studiojnë direkt në një universitet gjerman.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Honorarkonsulat der Republik Albanien". honkonsulat-albanien-nrw.de (në gjermanisht dhe shqip). Arkivuar nga origjinali më 2017-07-09. Marrë më 2017-05-24.
- ^ "Albanian representatives overboard". Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2011. Marrë më 12 shkurt 2011.
- ^ "Rama, Gabriel: Germany strong supporter of Albania's EU integration". europeanwesternbalkans.com (në anglisht). 10 mars 2017.
- ^ http://www.csmonitor.com/1984/0822/082238.html
- ^ http://www.auswaertiges-amt.de/EN/Aussenpolitik/Laender/Laenderinfos/01-Nodes/Albanien_node.html