Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës
Shqipëria |
China |
---|---|
Të dërguarit | |
Ambasadori Selim Belortaja | Ambasadore Jiang Yu |
Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë i referohet marrëdhënieve historike dhe të tanishme mes Shqipërisë dhe Kinës. Dy shtetet bënë marrëdhënie diplomatike më 23 nëntor 1949.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga vitet 1960 e më pas, Republika Popullore e Shqipërisë nën Enver Hoxhën, solli një rezolutë vjetore në Asamblenë e Përgjithshme për të transferuar selinë e Kinës në OKB nga Republika e Kinës në Republikën Popullore të Kinës. Më 25 tetor 1971, Rezoluta 2758, e sponsorizuar nga Shqipëria, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme, duke tërhequr njohjen e Republikës së Kinës si qeveri legjitime të Kinës dhe duke njohur Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime të Kinës.
Marrëveshja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2001, të dy vendet nënshkruan tre marrëveshje që mbulonin aspektet financiare, hipotekare dhe teknike të ndërtimit të një impianti të ri hidroenergjitik - të njihej si Hidrocentrali - në Shqipërinë e Veriut. Kina gjithashtu premtoi 12 milionë dollarë amerikane në kredi për projektin.[2]
Kryeministri shqiptar Sali Berisha vizitoi Kryeministrin kinez Wen Jiabao në prill 2009. Wen paraqiti një propozim me katër pikë për të vazhduar bashkëpunimin me Shqipërinë. Ai u kërkoi të dy vendeve:[3]
- rritjen e shkëmbimeve në të gjitha nivelet për të çimentuar marrëdhëniet politike duke shfrytëzuar mundësinë e 60-vjetorit të lidhjeve Sino-Shqiptare;
- promovimin e bashkëpunimit substancial bazuar në barazi dhe reciprocitet dhe duke vënë më shumë theks në teknologjinë e informacionit, energjinë, infrastrukturën dhe eksplorimin e minierave;
- zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, shëndetit publik, bujqësisë dhe turizmit për të pasuruar lidhjet e ndërsjellta;
- forcimin e koordinimit në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e vendeve në zhvillim dhe bashkimin e Kombeve të Bashkuara.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Albania
- ^ "CER | Albania signs an agreement with China". Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2008. Marrë më 5 korrik 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ China offers four-point proposal to further relations with Albania