Dukati
Dukati |
---|
Dukati është një fshat në Bashkinë Orikum të Rrethit të Vlorës në Shqipëri.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasen, e në perendim laget nga deti Adriatik e ai Jon. Ky fshat piktoresk është i vendosur ne këmbët e maleve Paliske e Qore, ne një gryke te thelle e te thyer, me perrenj te shumte. Ai ngelet ne shekuj keshtjelle e pathyeshme natyrore.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emrin "Dukat" ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit. Më vitin 48 pas Krishtit, pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun. Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë. Sipas Mulla Isa Hasko, emri i ketij fshati duhet te ketë prejardhjen nga një monedhe e vjeter dhe me vlere. Edhe Evlija Çelebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit. Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.