Jump to content

Mjalti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mjalti

Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve është i pasur me hekur. Vlera e mjaltës është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e tij biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet. Thuaja në asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskëta si në mjaltë. Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë. Mjalti me ligje ndërkombëtare trajtohet si ushqim i zakonshëm, sidomos mjaltin e konsiderojnë si ëmbëlsire ose produkt me të cilën bëhen ëmbëlsirat shtëpiake ose industriale. Historia antike thotë se mjaltin e kanë përdorur zotat e atëhershëm ose njerëzit e shenjt dhe nënkupton ushqimin specifik dhe të rrallë, kurse filozofet e vjetër edhe inteligjenca njerëzore e kanë përdorur si ushqim delikates dhe si ushqim shërues. Nga historia mësojmë se mjalti është përdor si ushqim delikates, si ëmbëlsire dhe si ilaç. Në të vërtet, mjaltin mund ta përdorim si të duam e më e rëndësishmja është që në të kemi dobi nga ky produkt i mrekullueshëm.

Interesi i industrisë dhe i politikës nga mjalti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rekomandohet që mjalti të konsumohet sa më shumë, që të ketë vende punë dhe fitim sa më të madh, ku ndërkohe bletari i rrit rendimentet bujqësore shumëfish: bletari përfiton nga mjalti, bujqit përfitojnë nga prodhimet bujqësore, kurse ekonomia politike e ka përfitimin e përgjithshëm. Pushtetarët e mëhershëm kërkonin që të ketë sa më shumë prodhim të mjaltës, po ashtu edhe sa më shumë konsumues, kjo nënkupton që edhe politika e sotshme kërkon të njëjtën gjë. Mbretërit dhe të pasurit e kanë përdorur (dhe e përdorin) si ushqim delikates (për kënaqësi shpirtërore), kurse në anën tjetër dijetaret e kanë përdorur (dhe e përdorin) si ushqim shërues. Cilin nga këta shembuj duhet ta zgjidh sot njeriu? P.sh.: për përfitime ekonomike, për shije delikates - si ëmbëlsire, apo si ilaçe për mjekime. Me siguri gjeja më e rëndësishme është për shërim, për mjekim, pra për ilaç! Bletarët mendojnë se duhet të behet propagande që të shitet dhe prodhohet sa ma shumë, e unë (autori i këtyre shënimeve) mendoj se është ide e gabuar, sepse në ketë rast, bletarët në mënyrë të vazhdueshme koncentrohen në prodhimin e sasisë më të madhe të mjaltës, e jo në cilësinë e mjaltës. Kur të ka sasi të madhe çmimi i mjaltës është më i ultë dhe kualiteti i saj më i dobët. Sa ma shumë që përdoret mjalti për kënaqësi si lloj ëmbëlsire, aq më shumë prishet cilësia e tij, si çdo ushqim tjetër që konsumohet në tërë boten në këtë rrafsh. Mirë është që mjalti të përdoret si ilaç e jo vetëm si ushqim. Nuk është mirë vetëm ta mbushim barkun, por është mirë të kemi dobi shëruese nga mjalti. Një prej dijetareve dhe filozofeve të kombit si dhe shumë filozof të njerëzimit kanë thënë se mjalti përmban në vete gjysmën e medicinës botërore, element që edhe ekzistojnë padyshim në mjaltë, siç janë substancat më të rëndësishme të njeriut: fermentet dhe enzimat, elementet dhe mikroelementet, përfshirë të gjitha llojet e vitaminave. Pastaj sheqernave (sakarozë, fruktozë, glukozë), si dhe materiet kimike (kalium) dhe efektet biologjike (bioefektete). Substancat më të rëndësishme të njeriut gjenden në mjaltë dhe ruhen më se miri (në mjaltë këto substanca të rëndësishme ruhen me vite të tëra). Në ushqimet e përditshme nuk mund të ruhen sikur në mjaltë.

Përbërja e Mjaltës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mjaltë ka: 76% karbohidrate (këto janë sheqerna të luleve dhe të pemëve), 18 deri 20 % janë ujë , 2 deri në 4 % janë elemente të rëndësishme që i duhen njeriut. Pikërisht për këto elemente mjaltin e konsiderojmë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Si krahasim të elementeve të mjaltës, në një kg (1000 gr.), gjinden afro 30-40 gr. substanca shëruese të cilat mjekësia i quan fermente enzime, koenzime, bioefekte, elemente dhe mikroelemente, sheqerna të fryteve etj. Kjo na jep të kuptojmë se në ushqimet e përditshme shumë më pak gjenden elementet që i ka mjalti. 3 deri 4 % të substancave të mjaltës gjenden në një kg mjaltë, kurse në ushqime tjera ky 3 deri në 4 % i elementeve të mjaltës, duhet të përfitohet nga shumë e shumë kilogram!

Sasia e të përdorurit të mjaltës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në radhe të pare duhet të dimë se mjalti për ke duhet të përdoret... si, sa dhe kur! Po e fillojmë p.sh. për fëmijët: Fëmija prej 1 deri në 3 muajsh, mundësisht mos të ushqehet me mjaltë, sepse fëmija është në njëfarë mënyre pasiv, e në këtë rast nuk ka si ta harxhon atë energji të fortë. Por në vend të fëmijës, mjaltin është mirë ta përdor nëna e cila e ushqen fëmijën me qumështin e vetë. Derisa fëmija i vogël ushqehet kryesisht me qumështin e nënës, duhet të dihet se qumështi qoftë i nënës apo i lopës ka përmbajtje të madhe të laktozës, që nënkupton lloj sheqeri, dhe në këtë raste mjalti mund të jetë i tepërt për fëmijën e vogël dhe i mundimshëm. Sasia e tepërt e karbohidrateve (sheqernave) në organizëm të fëmijës krijon nervoz, uri dhe sëmundje të tjera (dobëson inteligjencën dhe freskinë e fëmijës). Po ashtu edhe të të rriturit ndikon negativisht sasia e tepërt e karbohidrateve (sheqernave). Fëmija i cili fillon të eci zhagas për toke apo në këmbë, organizmi i tij fillon të paraqet kërkesa më të mëdha për energji. Sistemi i tretjes aktivizohet dhe aftësohet për nevoja edhe më të mëdha të ushqimit. Mos të harrojmë, kjo vlen si për fëmijë edhe për të rritur. Ai që dëshiron të konsumoj mjaltë le të konsumoj sa të dojë, por me kusht që sheqernat tjerë mos t'i përdor fare ose t'i rralloj dukshëm. P.sh. sasinë e qumështit, ëmbëlsirave të ndryshme, pemëve të ëmbla, sheqernat që përdoren në kafe ose në çaj etj., duhet të reduktohen ose mundësisht, të mos përdoren. Nëse përdoret mjalti dhe ushqimet e tjera të ëmbla, në vend se të ketë efekt pozitiv, mund të ketë efekt negativ. Rreziqet duhet t'i zvogëlojmë e jo t'i rrisim, të keqen duhet ta zvogëlojmë e të mirën ta rrisim, kjo është motoja ime, prandaj ju lus, nëse doni dikë ta shëroni (edhe vetveten), mjaltin kurrsesi mos e përzieni me sheqerna të tjerë, sepse nuk është mirë për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.

Si ta përdorim mjaltin?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Preferohet që ta përdorim para ushqimit ose menjëherë pas ushqimit për arsye se mjalti përmban edhe sheqerna në vete dhe mund të jetë ushqim ideal për t'i ushqyer bakteret e dhëmbëve. Menjëherë pas përdorimit të mjaltës është mirë të pastrohen dhëmbët. Sepse vlerat biologjike që i ka, i ruan shumë të freskëta, bioefektin e ka drejtpërsëdrejti, efektin e ka, sidomos kur mjaltin e mbajmë sa ma gjatë në gojë. Mjaltin nëse e përpijmë, në lukth, përmes thartirës se tretjes, atij i dëmtohen vlerat ushqyese siç janë bioefektet e ndryshme dhe enzimat. Nëse është fjala për atë, i cili dëshiron ta hajë si ëmbëlsire mjaltin, nuk është patjetër të konsumohet çdo ditë. Mjaltin nuk është mirë ta vlojmë ose ta qesim në ujin në temperatura të larta, as në qumështin tepër të ngrohur, sepse temperatura shumë e lartë, mbi 45 grade, ia dëmton ose ia humbë efektin e vlerave biologjike që ka. Temperatura sa ma e lartë, aq ma shumë i dëmton vlerat biologjike.

Mjalti ka aftësi kuruese dhe dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas një studimi mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteriesh, janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit, qetësimin e stomakut, kundër diarresë etj.

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Mjalti.
  • Prescott, Lansing; Harley, John P.; Klein, Donald A. (1999). Microbiology (në anglisht). Boston: WCB/McGraw-Hill. ISBN 978-0-697-35439-6.
  • Crane, Ethel Eva (1999). The World History of Beekeeping and Honey Hunting (në anglisht). Routledge. ISBN 9781136746703.
  • Crane, E.; Walker, P.; Day, R. (1984). Directory of important world honey sources (në anglisht). International Bee Research Association. ISBN 978-0-86098-141-1.
  • Krell, R. (1996). Value-added products from beekeeping (në anglisht). Food and Agriculture Organization of the United Nations. ISBN 978-92-5-103819-2. Marrë më 5 maj 2016.
  • Root, A. I.; Root, E. R. (2005). The ABC and Xyz of Bee Culture (në anglisht). Kessinger Publishing. ISBN 978-1-4179-2427-1. Marrë më 5 maj 2016.