Poleni i bletës
Poleni i bletës është një top ose topth i polenit të luleve të mbledhura nëpër fusha, nga bletët punëtore, dhe që përdoret si burimi kryesor ushqimor për një zgjua bletësh. Përbëhet nga sheqerna të thjeshta, proteina, minerale dhe vitamina, acide yndyrore dhe një përqindje e vogël e përbërësve të tjerë. E quajtur edhe buka e bletës, [1] ose ambrosia, ajo ruhet në qeliza të vogla, ku përzihet dhe vuloset me një pikë mjalti . [2] Poleni i bletëve është përdorur si ushqim për njerëzit, me pretendime të ndryshme shëndetësore, një prej tyre është se procesi i fermentimit e bën atë shumë më të fuqishëm sesa poleni i thjeshtë i luleve. [3]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poleni në përgjithësi është ajo pjesa e lules, nëpërmjet se cilës bëhet fertilizimi i tyre. Ne pllenimin e luleve, bleta kontribuon në polen bashke me erën. Duke qenë punëtore bleta shkon nga lulja në lule dhe merr nga lulet mashkullore atë pjesën me të cilën pllenohen lulet dhe e shpërndan. Një pjesë i ngelet te kembët dhe e çon në koshere. Kjo pjesë e lules, që duhet të quhet polen, mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk është polen blete, se nuk e prodhon bleta, por lulja. Bletës i takon vetëm merita e transportit. Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre me një ngarkese të pazakonte dhe rreth bletëve verehet një pluhur në ngjyrë ari dhe më parfum. Ky është poleni. Ai quhet mrekullia e jetës dhe përmban mijëra pjesë te vogla te mbledhura nga lule të ndryshme. Sipas ngjyrës mund të dallojmë nga cila lule vjen poleni. Nëse është i verdhe, vjen nga luledielli; pak më i kuq, nga lulet e molles etj. Bletet mbledhin polen nga lule të ndryshme. Për këtë arsye ai është shumëngjyrshme dhe ka veti te shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletet me këmbët e tyre, ne te cilat ato kanë disa gropeza te vogla, si xhepa. Ky polen është pluhur mikroskopik qe bletët e mbledhin nga lulet dhe përzihet me mjaltin e bletëve për t’u transportuar me pas tek foleja. Aty, bletarët, kanë vendosin një lloj site dhe kur bletët futen brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kanë grumbulluar ngelen tek ato sita. [4] [5]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Oxford Canadian Dictionary
- ^ Gilliam, Martha (1979). "Microbiology of pollen and bee bread: the yeasts". Apidologie. 10: 45–53. doi:10.1051/apido:19790106.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mutsaers, Marieke; van Blitterswijk, Henk; van‘t Leven, Leen; Kerkvliet, Jaap (2005). Bee products properties, processing and marketing (PDF). Wageningen: Agromisa Foundation. fq. 34–35. ISBN 978-90-8573-028-6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 prill 2018. Marrë më 2018-04-03.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bogdanov, Stefan (2017) [2011]. "Chapter 2:Pollen: Nutrition, Functional Properties, Health". The Pollen Book. Vëll. 2. Bee Product Science. fq. 1–31. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2019. Marrë më 25 qershor 2020.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sammataro, Diana; Avitabile, Alphonse (1998). The Beekeeper's Handbook. Cornell University Press. fq. 60. ISBN 978-0-8014-8503-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Bee Pollen Benefits and Side Effects" (në anglisht). Marrë më 16 prill 2014.
after years of research, scientists still cannot confirm that bee pollen has any health benefits", "medical research has not shown that bee pollen is effective for any of these health concerns
- "Public Notification: "Zi Xiu Tang Bee Pollen Capsules" Contains Hidden Drug Ingredient" (në anglisht). Food and Drug Administration. 24 tetor 2012. Marrë më 16 prill 2014.
- "FDA warns consumers not to use Zi Xiu Tang Bee Pollen capsules" (në anglisht). Food and Drug Administration. 7 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2017. Marrë më 16 prill 2014.