Historiku i fshatit "Shalë:" Komuna Lipjanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historik i shkurtër për fshatin Shalë të Drenicës I.

Toponimet dhe Mikrotoponimet për fshatin Shalë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Toponimi i emërit të fshatit Shalë rrjedhë në bazë të fisit Shalë. Me pushtimin e trojeve shqiptare nga sllavët u bë edhe ndryshimi i shumë toponimëve dhe mikrotoponimëve shqipe në ato sllave. Edhe emri i fshatit Shalë ndërrohët nga Shalë-a në Sedlla-r. Në vitin 1990 udhëheqësia e fshatit e me pëlqimin edhe të qytetarëve e kthejnë emrin e vjetër Shalë.Ky emërtim në vitët e 90-ta miratohët nga deputetët shqiptarë të K.K.të Lipjanit, por zyrtarisht pranohet pas luftës në vitin 2000. Shala ka një siperfaqe prej 1076 hektarësh. Pika më e lartë është “Bajraku” afër “Thepit” me 870 metra lartësi mbidetare, ndërsa pika ma ultë është “Ura e Ali Rexhes” me rreth 570 metra lartësi mbidetare. Shala shtrihet në mes dy akseve rrugore: Prishtinë-Prizren dhe Prishtinë-Pejë, gjendet 25 km. larg nga ana përendimore e komunës së Lipjanit, në kilometrin e 9-të në luginën e lumit Drenica, në mes të Komaranit (Bushatit) dhe Carralevës. Shala kufizohët: në veri-lindje me fshatin Resinoc, lindje malet e Blinajës dhe lagjen Pojata të Krojmirit, në jug me fshatin Krojmir, në jug-përendim me fshatin Javor, në përendim me fshatin Kleçkë, Divjakë dhe malet e Berishës dhe në veri me fshatin Baicë. Sipas të moshuarëve thuhët se banorët e parë kanë jetuar në grykën e Shalës, te “Lugu i Unazës” ku është edhe rruga e cila nga gryka shkon deri atje dhe thirrët “Udha e Vllaznikut”, këtë udhë e kishin hapur 4 vëllëzërit që kanë jetuar të “Lugu i Unazës”; nga aty lidhet rruga tjetër deri të "Lama e Kaurrit" dhe për në “Gjytet”, vend në lartësinë mbi detare rreth 850 metra, në anën perendimore në mes të fshatit Shalë dhe Baicë. “Lama e kaurrit” ka formën e një piramide me qoshe të shtypura. Fortifikimi i lokalitetit duket se është bërë me anën e ngritjës së dheut, e më vonë janë ngritur mure të dobëta kryesisht me gurë të palatuar. Në këtë vend për qindra metra ma në veri gjendet “Gjyteti” dhe ka shenjat e një kështjelle apo kalaje. Edhe sot vërehën muret por të mbuluara nga dheu, për të zbuluar më shumë duhët investime nga shteti dhe punë e arkeologëve të Kosovës. Një rrugë nga “Gjyteti” vazhdon e lidhet me “Trojet”, vend afër Kleçkës. Në këtë vend është kroni, lëndina dhe disa gurë të mbuluar nga dheu, që dëshmojnë se në një kohë kanë jetuar njerëzit. Në fshatin Kleçkë gjendën edhe “Varrezat e Kelmendit”, ku sipas gojëdhanave: “ushtria turke i vretë të gjithë qytetarët e fshatit Kleçkë, me fis kelmend dhe varrimi i tyre bëhet afër trojeve, vendi ku kanë jetuar banorët e parë të Kleçkës”. Në hyrje të grykës gjendën dy shpella të vogla po të pa zbuluara. Në varrezat e Shalës ekzistojnë edhe 4 varre me mbishkrime arabe.Fosile me skilete njerëzish janë gjetur edhe në hyrje të grykës së Shalës,e supozohët që datojnë që nga koha romake.Në këtë vend janë zbuluar edhe disa gropa të gdhendura në gurë në formë vertikale, me një thellësi rreth dy e më shumë metra,e me një gjërsi rreth një metër.Varreza janë gjetur edhe mbi xhami, po ashtu dy varre të “Lama e Elezit” e disa të tjera që janë mbuluar nga dheu, e i ka rrafshuar koha. Në “Rrafshin e hijës” ekziston një pus i vjetër e që tani është i mbyllur, po ashtu të “Lugu i Javorit” dhe “Lugu i qorrit” gjendën mure me gurë të mbuluar nga dheu ,janë gjetur edhe pjesë të veglave ushqimore,pastaj më lartë gropa të gëlqerës e që dëshmojnë se në një kohë kanë jetuar njerëzit. Në këtë vend gjendët kroni i “Isë Begut” dhe rruga që lidhët me fshatin Javor.Po ashtu edhe në grykën e Shalës dhe male ekzistojnë ende gropa të gelqerës ku dëshmojnë se ky popull është marrë me pjekjën e gëlqerës, disa familje të Shalës edhe të fshatrave të rrethinës edhe tash merrën me këtë punë. Në bazë të këtyre dëshmive mund të konstatojmë se Shala është vendbanim i hershëm shqiptaro-ilir, është një lokalitetit arkeologjik dhe në të ardhmën, duhet të bëhen gjurmime e zbulime arkeologjike në këto vende ku do të dëshmohët vërtetësia e hershëme e fshatit dhe e Drenicës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shala si vendbanim përmendët “në vitin 1348 në kartën e Car Dushanit dhënë manastirit Hilander në Malin e Shanjtë (Greqi)”. Në këtë vit edhe i ndërrohet emri i fshatit nga Shalë në Sedllar. “Në vitin 1455 sipas regjistrimit kadastral, Shala (ish Sedllari) kishte 74 shtëpi”; në vitin 1556 sipas dëfterit kadastral të Sanxhakut të Vushtrrisë, Shala (ish Sedllari) kishte 30 shtëpi.[1] Në bazë të këtyre të dhënave kadastrale: me 1455 fshati ynë kishte 74 shtëpi, ndërsa me 1556 numëronte 30 shtëpi, pra kemi 44 shtëpi ma pak. Logjikisht numëri i shtëpijave për një shekull është dashur të rritët e jo të zvogëlohët. Pra sipas të dhënave delë se një numër i qytetarëve janë vrarë, një numër janë shpërngulur prej fshatit në vende më të sigurta apo edhe jashtë Shqipërisë, nga dhuna e ushtruar nga pushteti turk. Pas vdekjës së Skendërbeut dihët historikisht që zhvillohën luftëra të shumta në mes të popullit shqiptarë dhe Perandorisë Osmane. Nga shpërnguljet e shqiptarëve formohet edhe komuniteti i Arbëreshëve në Itali dhe Zarë të Dalmacisë, ku jeton edhe sot ky komunitet shqiptar por gati i asimiluar. Pra kjo mund ti ketë ndodhur edhe qytetarëve të Shalës apo ndoshta ndonjë smundje vdekjëpruese si: “smundja e murtajës”, ku sipas gojëdhanave “në një kohë qytetarët e Shalës kanë lëshuar fshatin nga “smundja e murtajës” dhe kanë jetur në “Lugun e kronit të kalibës”. Në këtë vend është një krua dhe një rrafshinë e përshtatshme për banim dhe thuhët se “kroni e merrë emrin nga kalibat, shtëpijat e drurit të lyera me baltë”. Nga gryka rruga shkon deri në këtë vend dhe quhët “udha e Sadrisë” pra thuhet se: këtë rrugë deri të “Lugu i kronit të kalibave” e ka hapur Sadriu. Mendimi i parë apo i dytë, luftërat apo smundja e murtajes ishin shkaktarë të zvoglimit të shtëpijave e edhe të banorëve gjatë këtij shekulli në fshatin tonë. Në fund të varrezave të fshatit gjendën të veçuara “Varrezat e murtajës” ku edhe sot dihen. Për argumentimin e kësaj që u tha më lart, në të ardhmen duhet hulumtuar arkivat historike. Fshati Shalë (ish Sedllar) si vendbanim është i regjistruar edhe në sallanamet e Vilajetit të Kosovës në vitin 1893 me sipërfaqe me 1311 ha; në vitin 1896 me sipërfaqe prej 1314 ha.; në vitin 1900 numëronte 40 shtëpi me sipërfaqe prej 1318 ha.;[2] në vitin 1913 numëronte 460 banorë; në vitin 1921 numëronte 483 banorë me 70 shtëpi; në vitin 1935 kishte 49 shtëpi; në vitin 1948 numëronte 733 banorë me 103 shtëpi; në vitin 1953 numëronte 820 banorë me 113 shtëpi; në vitin 1961 numëronte 972 banorë me 129 shtëpi;në vitin 1971 numëronte 1245 banorë me 168 shtëpi; në vitin 1981 numëronte 1734 banorë me 209 shtëpi[3] dhe në vitin 1998 numëronte 2970 banorë me 428 shtëpi, sipas regjistrimit që u bë nga aktivistët e fshatit. Në regjistrimin e fundit të organizuar nga Republika e Kosovës, Shala numëron 2490 banorë rezident, jo rezident (diasporë) 985 banorë gjithsejt 3475 banorë me 364 famijalar dhe 525 shtëpi. Duhet thekësuar, se rreth 50 familje, pas luftës u shprëngulën në komunën e Lipjanit, Prishtinës, Ferizajit dhe të Prizrenit. Sipas gojëdhanave Fshati është djegur edhe në luftën që u zhvillua nga qytetarët shaljanë nën udhëheqjën e Mehmet Hoxhës kundra Përandorisë Otomane. Shkaku i luftës ishte se "në një mbledhje që mbahët në Prishtinë Mehmet Hozha nuk pajtohet me përfaqësuesin e qeverisë turke, i cili të deleguarëve iu thotë se "nga qeveria turke kërkesat e shqiptarëve për lejimin e shkrimit të Gjuhës shqipe janë të pa realizueshëme". Mehmet Hoxha kthehet në Shalë, i tubon popullin dhe iu shpjegon për vendimin e pashës. Populli e përkrahin qendrimin e tij dhe shumë trima i bashkohën që në rast të ndonjë rreziku ta mbrojnë fshatin. Pasha e merr vesh dhe i dërgon ushtarët në Shalë, ku kërkon që Mehmet Hoxha të dorëzohët, mirëpo ai nuk pranon dhe filloi lufta”. Sipas dëshmive të disa qytetarëve të moshuar thuhët se: është luftuar tërë ditën dhe në këtë luftë plagosët Zymeri, vëllau i Mehmetit ndërsa mbesin të vramë dhjetëra ushtarë turq. Atë ditë në ndihmë i kishin ardhë edhe qytetarët e fshatit Javor. Në shenjë respekti një lug dhe krua emërtohën “Lugu i Javorit” dhe “Kroni i Javorit”. Ushtria turke në pamundësi që të kapte Mehmet Hoxhën, ia djeginë kullën ,por fshatin nuk e djegin.Turqit ushtarët e vrarë i varrosin në kufi të fshatit Shalë, Baicë dhe Resinoc. Në këtë vend edhe sot gjendën varrezat dhe thirrën “Varrët e Jeniqerëve”. “Pas kësaj lufte Mehmet Hoxha mbledhë rreth vetës shumë trima shqiptarë. Një ditë Mehmeti po shkonte të motra e vetë në Shtime, pasha e merrë lajmin dhe ia nxenë pritën në Carralevë .Ai e shehë ushtrinë e mbretit, të luftonte nuk kishte mundësi, por as nuk donte me ikë, vendosë të kalon përmes ushtrisë turke. Pasha befasohet dhe urdhëron ushtrinë të ndahët në dysh dhe mos ta ndalin, pasiqë kishte marrë guxim vetëm të kalonte përmes ushtrisë turke dhe iu thotë ushtarëve se: “ky është prisi i kryengritësve shqiptarë në Drenicë, sot po e lëshojmë të shkon, por nesër kur të kthehët këndej do ta arrestojmë.” Të nesërmen Mehmet Hoxha nuk kthehët andej por shkon rrugës tjetër napër Zborc e në Shalë. Pasha ishte hidhëruar shumë dhe kishte thanë: "se kur ta za Mehmet Hoxhën, kam me ia pre krytë si karpuzin”. Fjala karpuz nga turqishtja në gjuhën shqipe do të thotë shalqin (bostan). Pra që nga ajo ditë një lagje e Shalës thirret me emrin karpuzi. Për argumentimin e kësaj gojëdhane duhët hulumtuar arkivat shtetrore në Stamboll. Në luftën që zhvillohet në “Pleme të vogël”, me këtë emër njihët në popull kjo luftë e zhvilluar në kohën e Perandorisë Osmane, marrin pjesë disa qytetarë shaljan, në këtë luftë mbetët i vramë Hasan Karpuzi. Qytetarët e Shalës me rrethinë përkrahën vendimet e Lidhjës së Prizrenit por edhe muarrën pjesë në kryengritjët e këtyre viteve, si dhe të vitëve 1911-1912 për çlirimin e vendit nga Perandoria Osmane. Isa Boletini me ushtrinë e tij e bënë një natë në Shalë. Të nesërmën me dhjetëra burra i bashkohën dhe luftojnë në grykën e Carralevës. Me 1912 në luftimët që zhvillohën në mbrojtje të kufirit në Merdar vritët Ramadan Hoxha, i cili edhe varroset atje nga shaljanët. Me 1917 në luftën e Kerçovës që zhvillohët kundra pushtetit bullgarë marrin pjesë dhjetëra qytetarë. Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e disa qytetarëve shaljanë të cilët konsiderohën të zhdukur, e këta janë: Halit Bajram Ibishi, Rizah Shaqir Kadriolli, Zenel Behlul Karpuzi dhe Hysen Shaban Ademi etj. Në vitin 1920 në Shalë u dogjën 20 shtëpi nga xhandarmëria dhe ushtria e Serbisë me proteksin se po i ndjekin koçakët e strehuar në fshat si dhe nga qytetarët u kërkonin armë. Aksioni për tubimin e armëve ishte një alibi serbe për dëmet që i kishin shkaktuar. Qellimi i pushtetit ishte që të futej frika në qytetarë si dhe të bëhej presion që të shpërngulëshin nga Kosova.[4] Lagje muhagjere e as të ardhur muhagjer sipas të moshuarëve nuk ka pasur asnjëherë.Një familje kolinizatore serbe ka ardhur në vitin 1938 e ka jetuar deri me me fillimin e luftës së dytë botërore në shtëpinë e Banush Hoxhës. Banushi në vitët e 30-ta ishte kreyetar komune në Shalë dhe bashkë me Ramë Bllacën e Ahmet Shtimën ishin edhe deputet. Në një mbledhje të mbajtur në Shkup nga Nikolla Pashiqi, i cili kërkonte nga deputetët të firmosënin marrëveshjën për shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi. Rama, Ahmeti dha Banushi nuk e nënshkruajnë marrëveshjën. Ramën në hyrje të fshatit Bllacë dhe Ahmetin në malët e Jezercit serbët i vrasin pabesëisht. Banushi duke parë rrezikun u detyrua të largohët për në Shqipëri. Pas një viti emigron edhe familja e tij dhe atje jetuan deri në vitin 1941. Në luftën e dytë botërore qytetarët e Shalës e dhanë kontributin e tyre me pushkë në dorë duke luftuar kundra fazhizmit. Disa qytetarë ishin të inkuadruar në aradhat partizane e disa në Ballin kombëtar. Dhjetëra qytetarë ishin edhe në mbrojtje të kufirit në Ana Moravë nën udhëheqjen e Shefshet Bylykbashit nga Baica. Mirëpo qëllimi i të gjithëve ishte çilirimi i Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë. Bashkimi kombëtar nuk u arritë sepse fitoi krahu komunist në krye me Bashkimin Sovjetik dhe gjysëma e kombit mbeti nën sundimin e Jugosllavisë. Populli shqiptarë kurrë nuk u pajtua me robrinë sllave e as me coptimin e kombit prandaj edhe ideali i tyre ishte lufta për liri dhe bashkim kombëtar.

Pjesëmarrës të luftës së dytë botërore dhe pas përfundimit të luftës vritën këta qytetarë: Me 1943 në luftën e Prapashticës (luftë që zhvillohët kundra bullgarëve) morën pjesë edhe luftetarët e kësaj treve. Në këtë luftë u vra Nuredin Sherifi i cili edhe u varros nga bashkëkombasit e Shalës në fshatin Prapashticë, në oborrin e xhamisë. Hafir Kadri Shamolli me 1936, gjate sherbimit ushtarak, vritet ne Subotice 3 muaj pa perfunduar sherbimin ushtarak serbe. Beg Bahtjar Karpuzi me 1944 vritët në Srem të Vojvodinës. Xhavit Sabit Mejzinolli me 1944 vritët në Baçko Pallankë. Bajram Xhemajl Hoxha me 1944 vritët në Vojvodinë. Me 1944 Arif Dani-Amërllahu vritët në Blinajë. Avdullah Hazir Drenica i inkuadruar në Brigadën e pestë të Shqipërisë,vritët nga fashistët me 1945 në Novi Varosh. Nebih Sherif Grantolli me 1945 vritet ne Serbi. Me 1945 Shyqeri Qerkin Shala vritët në Drenicë. Me 1945 Hysen Banush Hoxha vritët në Llap. Xhafë Shala pas përfundimit të luftës së dytë botërore, me 1945, vdesë në Beograd nga “Tifoja” atëherë smundje vdekjeprurëse. Me 1945 Ibrahimi Banush Hoxha arrestohet në Pejë, si organizator i atentatit për vrasjen e Milladin Popoviçit. Ai burgoset dhe pas një kohe zhdukët nga pushteti i atëhershëm, pa i dhanë asnjë shpjegim familjës dhe nga ajo ditë nuk i dihët as varri. Ibrahimi bashkë me Rifat Berishën dhe Shefshet Bylykbashin ishin tre nxënësit e parë nga kjo anë që u shkolluan në Tiranë dhe Romë. Që të tretë ishin pjesëmarrës të luftës së dytë botërore. Pas lufte edhe Rifat Berishën e likudojnë, sepse nuk ishte pajtuar me pushtimin e Serbisë. Ne vitet 90-të iu ngrit një lapidar në Berishë në shenjë nderimi e respekti për flijimin e jetës për liri. Shefshet Bylykbashin serbët e arrestojnë dhe e denojnë me burg. Pas vuajtjës së denimit me burg, lirohet dhe vdes në familje. Amaneti i tij i fundit ishte që të varrosej në “Gjytet”. Në vitin 2010 familja e rivarrosën në “Gjytet” afër kalasë e po ashtu i ngritët edhe një lapidar në shenjë nderimi e respekti për meritat luftarake dhe kombëtare për kombin shqiptarë. Me 1945, në Shalë, Banush Hoxhën dhe vëllëzërit Tafil e Jahir Mejzinollin i arreston pushteti sllavo-komunist, vetëm se ishin kundershtarë të këtij pushteti. Të tretë dënohën nga Gjykata e Prishtinës me nga 20 vite burg dhe për të vuajtur dënimin i dërgojnë në burgun e Nishit. Ndaj Tafilit dhe Banushit gardianët serbë ushtrojnë tortura ma shtazarake dhe të dytë ndërrojnë jetë në burg. Trupat e tyre varrosën në Nish sepse pushteti komunist nuk i lejon familjarët t`i marrin trupat e tyre që t`i varrosin në atdhe. Jahiri Mejzinolli pas 14 viteve të vuajtjës së denimit kthehët të shtëpija. Në vitin 2001 në Shalë u ngritët një lapidar Ibrahim dhe Banush Hoxhës,në shenjë respekti dhe nderimi për jetën e dhënë për liri. Në vitin 2009 shkolla fillore në Shalë emërtohet me emrin Ibrahim Banushi.

Luftën për liri populli ynë nuk e ndaloi asnjëherë dhe çdo herë iu përgjegjë zërit të atdheu për liri. Shqiptarët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe coptimin e tokave etnike e as më pushtetin komunist dhe mbetjën e Kosovës nën robërinë Jugosllave. Ata luftetarë që ishin në Ballin Kombëtar, pas luftës u radhitën në Organizatën NDSH-re. Në Kongresin e pestë të mbajtur me 26 korrik 1945 të “maja e zezë” në Blinajë,Shala kishte përfaqësuesit e vetë,ata ishin Vehbi Ramadan Korpuzi, Ramadan Aziz Karpuzi, Ahmet Mursel Mejzinolli dhe Nezir Kadri Kadriolli.Nga pushteti komunist me 1951 zbulohën dhe arrestohën Ramadan Selim Karpuzi me djemtë Vehbiun e Shaqën, denohën me nga 4 vite burg dhe dënimin e vuajnë në Nish dhe Golliotok. Gjatë aksionit famëkeq të armëve, me proteksin se shqiptarët ishin të armatosur dhe nuk po i dorëzonin armët,u rrahën e u keqëtrajtuan shumë shqiptarë në Kosovë. Në Shalë rrahjet dhe mlltretimët brutale u bënë në objektin shkollës,me urdhër të Sava Shubatoviqt nga Gadanci i Shtimës. Sipas dëshmitarëve që i përjetuan këto tortura shtazarake deklarojnë se: "Gjama e njerzëve duke i rrahur në podrumin e shkollës dhe brenda në objektin shkollor u dëgjonte deri në oborrin e shkollës, na detyruan ashtu të keqëtrajtuar të qendrojmë zbadhur e zdeshur në borë me orë të tëra .Ata që nuk kishin armë u detyruan që të i blejnë, ku mundën e si mundën duke shitur edhe baktinë, disa që nuk gjetën në Kosovë shkuan deri në Shkup për të blerë një pushkë”. Klyshëve të Rankoviqit nuk u interesonte se ku i merrnin armët, edhe pse e dinin se shumica as që kishin pasur armë ndonjëherë, por qellimi i tyre ishte që përms torturave të mbillnin frikën e kështu t`i detyronin një pjesë të shqiptarëve të shpërngulëj për në Turqi e pjesa tjetër të bëheshin qytetarë lojal të Serbisë.Në ato kohë të vështira për popullin tonë, në Shalë u malltretuan e u rrahën brutalisht qytetarët e Shalës, Baicës, Resinocit, Krojmirit, Pjetërshticës, Dugës, Karaçicës, Kleçkës dhe të Divjakës. U torturan mizorisht por asnjë familje shaljane nuk i lëshoj vatratë stërgjyshore. Nga këto tortura zhtazarake pas një kohe vdesë Ramadan Aziz Karpuzi pjesëtar i NDSH-es. Elita intelektuale, studentët, minatorët, punëtorët por edhe nxënësit ishin pjesëmarrës të demostratave të vitit 1968, 1974,1981,1989 e viteve 90-të. Pjesëmarrësit e këtyre protestave, ishin rrahur e maltretuar e burgosur nga policia serbe. Ata u burgosën për bindje politike, për pjesëmarrje në demostrata, minatorët të cilët ishin mbyllur në minera si dhe qytetarë të tjerë liridashës të cilë kërkonin të drejtat e tyre njrëzore e kushtetuese në Kosovë. Fshati ynë dhe qytetarët tanë janë falenderuar nga Anton Çeta, sepse asnjë familje nuk ka qenë në gjak njëra me tjetrën. Armët kurrë nuk i përdorën për vëllavrasje, plumbat u përdorën vetëm në luftë kundra armikut i çfarë do kombi, ngjyre apo feje që ishte okupatori. U formua Këshilli për pajtim, e që të gjitha ngatërresat i pajtoi për një kohë të shkurtër, duke dhënë kontributin e vetë edhe në fshatrat e rrethinës e më gjërë deri në nivel të komunës e të Kosovës. Në vitët e 90-ta në Kosovë u formua edhe sistemi pluralist,edhe qytetarët e fshat tonë në një mbledhje të mbajtur në fshat u kthynë në LDK-ës, u formua edhe Partia Republikane dhe Partia Fshatare.Nga aktivistët e fshatit u formuan të gjithë sektorët shtetror si në financim, arsim, shendetësi, ekonomi, bujqësi, KMDLNJ, mbrojtje dhe siguri civile etj. Përfaqësuesit e këtyre sektorëve punuan me sukses shumë të madhë në përballimin e situates të shkaktuar nga regjimi i Millosheviçit. Sektorin për mbrojtje dhe siguri për Shalë dhe fshatrat për rreth e kryesonte Bajrush Shala dhe mbledhjët në kospiracion të plotë u mbaninë në odën e Nezir Shalës. Një falenderim puplik shkon për të gjethë punëtorët e arsimit të cilët në këto kohë vendimtare për kombin, mbajtën procesin mësimor duke iu falënderuar moralit të tyre të forte, ndihmës së diasporës dhe popullit në Kosovë që ndaninë 3 % të të ardhurave personale. Mjetet u tubuan nga Këshilli i financimit në Kosovë dhe Qeveria në egzil prej bashkëatdhetarëve tanë në Diasporë. Në vitët e 90-ta ishin formuar strukturat paralele shqiptare dhe i gjithë populli ishte në ndihëmesë të këtyre trupave shtetrore të Republikës së Kosovës.

Lufta për çlirim nga Serbia në vitët 1998/1999[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 28 nëntor të vitit 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci i cili ishte vra para derës së shkollës nga policia serbe, në Llaushë të Drenicës, tre ushtarë të UÇK-së Mujë Krasniqi, tash deshmor i kombit,Regjep Selimi dhe Daut Haradinaj, dualën haptazi në skenë me një fjalim para masës së tubuar dhe kështu paralajmëruan Serbinë se po fillonte lufta e hapur e UÇK-ës për çlirim të Kosovës. Me 28 shkurt dhe 1 mars 1998,nga paramilitarët , policia dhe ushtria serbe u bë masakra në Likoshan e Qirez.Nga kjo masakër u tronditë opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar.Populli shqiptarë filloj të radhitët në krahun e luftës së armatosur për liri. Lufta guerile për liri e pavarësi kishte filluar që nga vitët e 90-ta, por lufta frontale filloi në pranverën e vitit 1998, në Prekaz të Drenicës nga Komandantin Legjendar i UÇK-ës Adem Jashari.Pas lufës titanike dhe ramjës heroike të Jasharëve, filloi mobilizimi i popullit shqiptarë për të luftuar për çlirimin e Kosovës nga hordhitë serbe. Thirrjës së atdheut iu përgjegjën qindra shaljan, dhe me pushkë në dorë por edhe forma të tjera u inkuadruan në radhët e UÇK-ës. Të rinjët kalonin kufirin Kosovë-Shqipëri për t`u paisur me armatim dhe municion , disa erdhën nga kurbeti , kush mundi blejti armë e disa me armë të baballarëve të tyre që i kishin ruajtur në vende të sigurta u inkuadruan në radhët e UÇK-ës. Ushtarët e parë kishin arritur në Kleçkë si: Fatmir Lima, Ismet Jashari,Hagji Shala,Shukri Buja,Gani Kastrati,Ramiz Qiriqi ku ju bashkuan Ymer Alushani,Sadik Shala,Ramiz Shala, Afrim Buqaj,Nuhi Mazreku,Habib Zogaj ,Haxhi Kleqka,Ruzhdi Salihu,Rrahman Tafa etj. Ata u vendosën në shtëpinë e Hafir Shalës në Kleçkë ,pastaj në shtëpija të tjera të fshatit dhe me rritjën e ushtrisë filloi edhe krijimi i pikave në fshatrat e Drenicës dhe të Llapushës.Filluan mbledhjët me qytetarë në të gjitha fshatrat,ku popullit i shpjegohej rreth luftës dhe mobilizimit në luftë kundra Serbisë.Në Shalë mbledhjën e mbajti Shukri Buja dhe nga qytetarët e shumtë u pritë me një entuziazëm të madhë.Tanima lufta kishte filluar,populli u organizua nga eprorët e UÇK-ës,u formuan strukturat civile ushtarake të cilat do të ndihëmonin ushtrinë dhe popullin.Të rinjët por edhe burrat të aftë për punë u angazhuan në kryerjën e punëve të ndryshme si: hapjën e istikamëve,kujdestari nate e dite, rregullimin e rrugëve e detyra të tjera.Qytetarët tanë të gjitha detyrat e dhëna nga eprorët e UÇK-së i përmbushën me sukses shumë të madhë. Granatimët në këto anë filluan nga muaji maj ,në qershor me një intenzitet më të shtuar ndërsa në korrik ishin të përditëshme . Në fshatin tonë para luftës punoi Ambulanta shendetësore ‘’Nënë Tereza” në shtëpinë e Shyqyri Mejzinollit.Me fillimin e luftës kjo ambulant me gjithë ekipin mjekësor kalon në sherbim të UÇK-së,dhe punën e fillon në ambulantën e fshatit . Me fillimin e luftës u përdorën edhe medikamentët mjekësore qe ishin ble para luftës me mjete të tubuara nga qytetarët,këto barna ishin të deponuanra në odën e Vehbi Hoxhës dhe në shtëpinë e Musli Mejzinollit , me fillimin e luftës u ipën ekipit mjekësor të UÇK-ës në Shalë. Me medikamente ndihëmoi edhe Dr.Shpetim Robaj me ekipin e tij përmes shoqatës “Mjekët pa kufinj” dhe “Kryqit të Kuqë Ndërkombëtar” e po ashtu edhe aktivist të tjerë të caktuar nga UÇK-ja. Gjatë luftës shtëpija e Hajurllah Hoxhës dhe shtëpija Shyqeri Mejzinollit ishin ambulanta dhe spitale ushtarake e po ashtu edhe një lokal i Qamil Daut Mejzinollit. Ambulanta punoi edhe në tendë nga prilli i vitit 1999 deri në përfundimin e luftës.Pas lufte ambulanta punoi në lokalin e Selim Korpuzit , deri në ndërtimin e ambulantës familjare në Shalë . Qytetarëve para lufte dhe në luftë me artikuj ushqimor dhe veshëmbadhje i ndihëmoi SHB“Nënë Tereza”.Kjo shoqatë humanitare para lufte punoi në shtëpinë e Jetfir Shalës, me fillimin e luftës në objektin e kooperativës bujqësore në Shalë.Udhëheqësit e kësaj shoqate , një përqindje e ndanë edhe për nevojat e ushtarëve të UÇK-ës. Gjatë kohës së luftës u depunuan gjërat ushqimore në lokalët e Vehbi Hoxhës dhe Selim Korpuzit për nevoja emërgjente të ushtrisë dhe qytetarëve. Po ashtu para lufte dhe fillimin e luftës ndihëmoi edhe Shtabi Emërgjent në Shalë ,ku ishte vendosur në lokalin e Heset Shalës,pastaj për një kohë gjatë luftës kaloi në SHB“Nënë Tereza”ndërsa u funksionalizua nga prilli i vitit 1999. ku punoi në male deri me përfundimin e luftës.Me millë ndihëmuan pronarët e mullirit në Hallaq dhe Poturofc.Nga këta mullinjë u grumbullua milli për nevoja të UÇK-së dhe popullatës në zonat e luftës.Në Shalë u grumbullonte milli ku vinin njerzë të caktuar nga UÇK-ja dhe bartënin deri në zonat e luftës në Llapushë e Dukagjin.Po ashtu ndihëmuan edhe qytetarët e fshatrave të komunës së Lipjanit e të Shtimës. Gjatë luftës punuan dy mullijnë të ujit.Në fshat mulliri i Isuf Banush Hoxhës gjatë gjithë luftës ndërsa në grykë mulliri i Halit Rrahim Hetemit që u riparua dhe punoi nga prilli i vitit 1999 deri në përfundimin e luftës . Këta pronarë dhanë kontributin e tyre në bluarjën e grurit dhe misrit për nevoja të ushtarëve dhe qytetarëve të Shalës por edhe të strehuarit në Shalë.Me mjete financiare ndihëmuan edhe bashkëatdhetarët tanë në botën e jshtme,kështu nga punëtorët tonë në Gjermani gjatë kohës së luftës në fshatin tonë për nevoja të luftës i dërguan 16500 DM.Paratë e dërguara në agjensinë ”Dituria” shkoi dhe i tërëhjeku Ganimete Nezir Shala. Me këto para u ble armatim,ushqim për nevoja të ushtarëve dhe një pjesë iu dhanë Shtabit Ushtarak në Shalë.Me fillimin e luftës ushtarët e UÇK-së u strehuan në shtëpija të qytetarëve shaljan por me formimin e pikës në Shalë u vendosën në shtëpinë e Sherif Avdylit. si dhe shtëpija të tjera të shaljanëve ku deri në përfundimin e luftës nuk kishte shtëpi që nuk mbajti dhe ushqeu ushtarë,të plagosur dhe qytetarë të zhvendosur nga zona të tjera të luftës.Gratë shaljane e dhanë kontributin e vetë,dasa ishin ushtarë e të tjerat qepënin uniforma,pastronin rrobe dhe gatuanin bukë për ushtarë dhe ambulantën ushtarake.Kishte ditë ku për nevoja të ushtrisë u gatuanin edhe mbi 100 bukë , kuzhinier ishte Mustafë Shamolli ndërsa kuzhinjeri tjetër Mehdi Shala u angazhua në Krojmir. Pra ishte një mobilizim i përgjithshëm dhe një bashkëpunim i madhë në mes të ushtrisë dhe popullit. Me 08 dhe 09 maj 1998 zhvillohët betja e Grykës së Llapushniku, këtë betejë UÇK-ja e fiton, duke i detyruar forcat serbe të kthehën në kryqin e Komaranit dhe në “Quka”.Filluan luftimet edhe në Luzhnicë ku ushtarët e UÇK-ës disa herë i zbrapsën forcat armike.Këto beteja të para ishin shumë të rëndsishme sepse ua ngritën moralin luftarak ushtarëve. Me 14 qershor zhvillohët beteja e parë në grykën e Carralevës , kjo betejë zgjati disa orë , ushtria serbe e cila tentoi të hynte për në Drenicë, nuk u lejua dhe serbët u detyruan të tërhiqën. Me 18 qershor zhvillohët edhe beteja tjetër në Carralevë por prapë forcat serbe nuk mundën të depertojnë . Të nesërmën UÇK-ja e merrë edhe Blinajën dhe ushtarët tonë depertojnë deri në fshatin Blinajë, Rreze, Mirenë, Fushticë e Flamuras dhe në anën tjetër në Zborc, Carralevë, Luzhnicë deri në Bllacë, duke i detyruar forcat serbe të përqendrohën në Duhël, ”Qafë” të Duhlës,të “gurëthyesi” në Carralevë, ”Pisha” të Shtimës, Magure të “antena” ,”Kroni i mretit” në Korroticë, ”Quka” dhe në “Udhëkryq” të Komaranit. Luftimet tanima ishin bërë të përditshme dhe serbët për çdo ditë granatonin nga pikat e përqendruara. Në këto beteja ushtarët e UÇK-ës fituan një vetëbesim edhe ma të madhë,sepse tanima ishte krijuar zona e lirë e veprimit në Drenicë dhe në Llapushë. Grupi i parë i ushtarëve shaljan nga kurbeti si dhe i ushtarëve tanë që ishin shkuar për armatim në Shqipëri kishin ardhë dhe iu bashkangjitën shokëve në luftë. Me 24 korrik zhvillohët beteja në Fushticë të ultë dhe në “Llaze”.Kjo betejë i parapriu ofansivës e cila në ditën e nesërme u muarrë nga forcat serbe.Armiku fillimisht me artileri granatonte fshatrat duke marrë një ofansivë të përgjithëshme me qindra tanke, autoblinda ,praga e mjete tjera luftarake e pastaj kombësoria hynë në ketë fshatra . Gryka e Llapushnikut pas dy ditë luftime thehet. Po ashtu këtë ditë forcat serbe në pamundësi që të depertojnë nga Carraleva për në Drenicë , depërtojnë nëpër fshatin Zborc,ku pozicionohën në malët e Zborcit dhe Carralevës.Nga granatimet vritët Haxhi Karpuzi, Ushtria çlirimtare përqendrohët në male duke mbrojtur popullatën e zhvendosur.Tani në gryka e male kishte të zhvendosur nga të gjitha fshatrat e Drenicës dhe të Llapushës. Populli në male qendroi disa ditë ,në këtë kohë fillan të përhapën edhe propaganda dhe dizinformata të shumta nga përsona të pa ndërgjegjshëm. Këto dizinformata ndikuan që një nga një familjët të largohën nga fshati.Nënat që ishin mbetur në fshat gatuanin për familjarët e mbetur dhe për ushtarët e UÇK-ës të cilët ishin përqendruar në pikat ma strategjike të luftës. Nga UÇK-ja dhe sektorët civil ushtarak u dashtë një mobilizim në të gjitha aspektet dhe situatën e krijuar e përballuam me sukses. Nga fillimi i gushtit u kthynë shumë familje e deri nga mesi i gushtit u kthynë shumica e familjëve në fshat. Me 23,24 dhe 25 gusht forcat serbe marrinë një ofanzivë nga të gjitha anët, një pjesë depërton nga Komarani,Kishnareka deri në Nikaj, dhe një pjesë nga Magurja ku dëpërtojnë në Mirenë,Fushticë,Resinoc në Baicë,Shalë e deri në Krojmir. Po ashtu forcat serbe depertojnë nga malët e Carralevës dhe Zborcit nëpër fshatin Pjetershticë deri në Dugë dhe Karaqicë .Forcat serbe nga qafa e Duhlës sulmojnë edhe Luzhnicën dhe depërtojnë në Javor e deri në Kleçkë. UÇK-ja përqendrohët rrëzë maleve sepse ishte e pamundur me armatimin dhe numërin e ushtarëve që kishte të i përballonte asaj makinerie vrastare serbe e cila dogji, demoloi, plaqkiti e granatoi shumë shtëpi shqiptare. Ushtria jonë qëllim kryesor kishte mbrojtjën e popullatës që ishte zhvendosur në gryka e male , ku numëri ishte mbi 5000 banorë vetëm në grykën e Shalës. Me 28 gusht forcat serbe nga Kleçka gjuajnë me tanksa e praga në male dhe në grykën e Shalës nga predhat e granatave vritën Vehbi Shamolli e Rbishe Mulaku dhe plagosën 14 qytetarë të tjerë. Me 7 shtator 1998 policia serbe hyri deri në fillim të fshatit dhe kthehët, në panikë populli u zhvendosë për disa orë në grykë e male dhe prapë u kthy në fshat me përjashtim të disa familjëve që për disa ditë qendruan në male. Pas mrrëveshjës Hollbruk-Millosheviq, për “armpushim” në mes të UÇK-ës dhe ushtrisë Serbe, forcat tona gjatë kësaj kohe filluan një organizim dhe konsuludim ma të madhë ushtarak.Mbikëqyerjën e marrëveshjes do ta bënte OSBE-ja në krye me diplomatin amerikan William Walker. UÇK-ja tanima ishte rritur në numër dhe kishte krijuar hirarkinë ushtarake .U kërkua sistemimi i ushtarëve të Kompanisë “Ymer Alushani” në një vend .Komandantët e UÇK-ës dhe pjesëtarët e sektorit civil ushtarak biseduan me familjën e Shyqeri Haxhi Shalës ,në emër të familjës nëna Sherë Shala me knaqësinë më të madhe, por edhe me miratimin e të gjithë antarëve të tjerë të familjës e lëshuan shtepinë e tyre për nevoja të ushtrisë. Ushtarët bashkë me personelin tjetër të logjistikës u transferuan në këtë shtëpi dhe aty ishte Shtabi lokal, ku qëndruan deri me 03 prill 1999, kur edhe filloi ofansiva serbe dhe populli u zhvendosë në grykë e male ndërsa ushtarët në frontin e luftës.Në fshatin tonë u bë edhe mobilizimi i ushtarëve të rinj të cilët nga eprorët ushtarak të UÇK-së u përgatitën për luftë dhe pas ushtrimeve ushtarake u dërguan në frontin e luftës. Disa ushtarë të përzgjedhur u përgatitën edhe nga eprori i lartë nga Tropoja, Tahir Sinani tani dëshmor i kombit, i cili ishte edhe komandant i ZO të Pashtrikut.Me ushtarë të përgatitur u formuan njësitët speciale ushtarake si njësiti special “Arbëri” i cili veproi në këtë zonë të luftës . Përgatitja e ushtarëve të përzgjedhur u bë në Divjakë,Kleçkë dhe male të Berishës.Të gjithë këta ushtarë trguan shkathtësi të larta luftarake, duke korrur suksese në fushëbeteja të shumta deri në përfundimin e luftës Nga fshati ynë u nisë delegacioni i UÇK-së për Konferencën e Rambujes. Delegacioni dy herë u nisë nga Shala prej shtëpisë së Shyqeri Maliq Mejzinollit. Herën e parë me 06.02.1999. ku ushtarët e Brigadës”Ismet Jashari-Kumanova” ,nxënësit dhe populli i Shalës me rrethinë ua bëri një përcjellje madheshtore. Antarët e delegacionit ishin: z.Hashim Thaçi, z.Azem Syla, z.Jakup Krasniqi, z.Ramë Buja dhe antari i pestë z.Xhavit Haliti i cili nisët nga Shqipëria. Edhe kur u kthye delegacioni nga konferenca paqësore, po ashtu në Shalë iu bë një pritje madheshtore. Në emër të delegacionit, popullit të tubuar në qendër të fshatit, rreth punimeve te konferences iu fletë z.Jakup Krasniqi.Edhe të dytën herë delegacioni u nisë nga Shala me një përcjellje madheshtore nga qytetarët shaljan me rrethinë. Me 05 mars 1999 Ramiz Shala, tani dëshmor i kombit, në bashkëpunim me njësitin special “Arbëri”, në hyrje të Blinajës shkatërrojnë dy pinzguera dhe plagosin rëndë 20 policë të postekomandës së Magurës dhe të Lipjanit. Ky aksion u organizua në shenjë nderimi dhe respekti, me rastin e një vjetorit të ramjës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari me familje. Nga ushtarë e UÇK-së në këtë betejë nuk pati të vramë e as të plagosur. Me 03 prill 1999 forcat serbe ndermuarrën, një ofansivë te madhe, popullata që nga mengjesi kur filluan granatimët nga artileria e ushtrisë së Serbisë,filluan të depërtojnë në gryka e male,ndërsa ushtarët zunë vinë e frontit rrëzë grykave e malëve.Për tri ditë radhazi u bë luftë që nga Komarani deri në Carralevë.Me 05 prill 1999 në qendër të fshatit u bë një betejë e që zgjati disa orë.Forcat serbe tentuan të hynë grykës së Shalës, ku ishte strehuar popullata.Beteja zgjati deri në orët e mbrëmjës,në pamundësi që të depertonin grykës , forcat serbe tërhiqën.Në këtë betejë u shkatërrëua një llandraver e u vra një polic serb dhe u plagosën 4 ushtarë tonë.Pas tërheqjës, snajperistët serbë zunë disa pika nëpër shtëpija. artilerinë e maskojnë nëpër disa oborre e shtëpija në hyrje të fshatit nga bombardimët e NATO-s. Ushtria jonë filloi një konsuludim të ri,një pjesë e ushtarëve u vendosën në shtepinë e Hajurllah Hoxhës ,e cila ishte në hyrje të grykës së Shalës. Të plagosurit që ishin duke u sheruar në këtë shtëpi u transferuan në ambulantën ushtarake në tendë ,që qytetarët e ndertuan në vendin “Lugu i hithave”, në grykën e Shalës. Një pjesë e ushtrisë u vendosë në tenda që u ndërtuan të “Lugu i madhë” dhe në disa pjesë të tjera strategjike ku ishin të pozicionuar ushtarët e UÇK-ës, pra disa metra largë frontit të luftës . Eprori Tahir Sinani kishte urdhëruar që ushqimi dhe uji ushtarëve të iu shkonte në vinë e parë të frontit,ndërsa civilët nga 18 deri në 50 vjet të mobilizohëshin në hapjën e istikamëve rreth e për rreth vise së frontit, kujdestari, punimin e traseve dhe bunkerëve,bartjën e ushqimit për ushtarë dhe punëve të tjera atdhetare. Në vendin “Lugu i madhë” në grykën e Shalës u ndërtua kuzhina e UÇK-së, po ashtu edhe në vendin e quajtur “Rrahi” nga 09.04.1999 u ndërtua një kuzhinë tjetër më e vogël, për ushqimin e një pjesë të ushtrisë që ishin të pozicionuar mbi lagjën e Korpzëve deri në Krojmir.Këto kuzhina ishin në sherbim të ushtarëve por ndonjëherë edhe të civilëve të zhvendosur në Shalë dhe punuan deri në përfundimin e luftës. U funksionalizua edhe Shtabi emergjent ku ndihemoi civilët e zhvendosur në grykë dhe male. Me 14 prill njësiti special “Arbëri” në vendin e quajtur “Gurina” shpartallon njësitin e polcisë dhe ushtrisë serbe të cilët pas ramjës së dëshmorit Ramiz Shala e kishin marrë këtë pikë strategjike të luftës, andaj edhe UÇK-ja e rimerrë prapë këtë pikë shumë të rëndësishme luftarake që gjendët në malët e Blinajës. Me 18 prill 1999 të shkolla e mesme u zhvillua edhe një betejë, ku forcat serbe mësynë të depërtojnë edhe një herë për grykë të Shalës. Beteja zgjati disa orë ku u plagosë një ushtar i UÇK-ës dhe disa te armikut. Pas disa ore luftime forcat serbe u detyruan të terëhiqën. Nga kjo datë UÇK-ja merrë nën kontroll mbi 80% të fshatit. Tani qytetarët në grupe të vogla u lejonin që të hynin në fshat të bartnin miellin, grurin, misrin dhe gjëra tjera ushqimore që kishin shpëtuar gjatë ofansivës. Me 18 prill 1999 në masakrën e Makofcit vritët Tafil Osmani dhe me 19 prill 1999 në masakrën e Hallaqit vritët Selim Selimi. Me 19 prill ushtria serbe vendosët në pikën e “Gurinës” dhe ishte rrezik për ushtrinë tonë sepse nga kjo pikë u vëzhgonin shumë ma lehtë lëvizjet e ushtrisë sonë dhe pastaj u granatonin të gjitha pikat e UÇK-ës. Me 27 prill 1999 në fshatin Nikaj vritët ushtari i UÇK-së Shaqir Beqir Hoxha. Shaqa në një luftë të pabarabartë me shkije plagosët rëndë, shokëve iu thotë që të terhiqën e vetë lufton deri në frymën e fundit, duke ra dëshmor në fushën e nderit. Me 24 maj njësiti “Arbëri” i sulmon prapë forcat serbe në “Gurinë”, n ushtria Serbe detyrohët të terhiqët. Njësiti special “Arbëri” minoi edhe rrugët kryesore nga u pritëte që të lëviznin por edhe të mundohëshin të depërtonin forcat serbe për në gryka ku ishin të strehuar popullata.Këto mina kundër tankiste ishin marrë në bunkera të ushtrisë serbe afër Magurës. Këtë aksion e udhëhoqi komandant ”Murrizi”. Me 31 maj 1999, NATO- e bombardon ushtrinë serbe e cila ishte e vendosur në shtëpijat e para të fshatit dhe nga kjo datë defakto Shala është çliruar nga hordhitë serbe. Të nesërmën ushtria serbe në shenjë hakmarrëje,e pozicionuar në malët e Blinajes në “Gurinë” gjuan nga largësia me minahedhës dhe në grykën e Shalës e vretë nxënësin Uran Amerllahun dhe i plagosë edhe 4 nxënës të tjerë. Njesiti special “Arberi” me 2 qershor i sulmon edhe një herë forcat serbe dhe pas një beteje disa orëshe prapë e rimerrë këtë pikë duke i dëbuar forcat armike në malët e Resinocit. Në “Gurinë” u vendosën ushtarët tonë dhe përkundër disa tentimeve të forcave armike, ushtarët tonë nuk e lëshuan këtë pikë strategjike deri me përfundimin e luftës. Me 10 qershor forcat serbe u terhoqën edhe nga malët e Resinocit dhe të Blinajës dhe dejure u çlirua Shala me fshatrat për rreth. Agoi dita e madhe e lirisë,u realizua ëndërra e shumë brezave të cilët u flijuan për atdhe. Populli i zhvendosur në gryka dhe male filluan të kthehën nga data 11,12 por shumica u kthynë me 13 qershor 1999, në gërmadhat e shtëpijave të tyre për të vazhdur jetën e re në liri. Shumë beteja u zhvilluan në mes të UÇK-së dhe ushtrisë , policisë dhe paramilitarëve serbë.Ushtarët tanë zhvilluan beteja kundra armikut si në Carralevë,Llapushnik,Blinajë, Rreze, Magure, “Quka” të Komaranit, Shalë, Baicë, Krojmir, Resinoc, Terpezë, Fushticë e epërme ,Mirenë, Fushticë e ultë ”Llaze”, male të Berishës, male të Blinajës, ”Gurinë”, Koshare e deri në kufirin shqiptaro-shqiptar. Ushtarët tanë muarrën pjesë edhe në betejat e zhvilluara në Luginën e Preshevës dhe në Tetovë.Në malët e Sharrit plagosët edhe një ushtar i Shalës. Gjatë luftës së vitit 1998-1999 nga fshati ynë për liri ra një dëshmor dhe 5 martirë të kombit e u plagosën 34 qytetarë, prej tyre 12 ushtarë të UÇK-së. Në mungesë të medikamenteve vdesin 19 qytetarë prej tyre 5 madhorë dhe 14 foshnje, ndërsa gjatë luftës lindin 26 foshnje. Në këtë luftë nga fshati ynë nuk ka të zhdukur dhe as varreza masive. Gjatë gjithë luftës populli ishte i mbrojtur nga ushtarët e UÇK-së dhe ishin së bashku deri në përfundimin e luftës. Liria erdhi me gjakun e derdhur të shumë dëshmorëve dhe martirëve të kombit. UÇK-ja e ndihëmuar nga NATO, arrinë ta fitoi luftën e t`ia sjellë lirinë e shumëpritur popullit shqiptarë në Kosovë.

Të vrarët gjatë luftës së viteve 1998/1999[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 29 korrik 1998 vritët Haxhi Karpuzi para derës së shtepisë nga granata.Pas luftës familja dhe qytetarët e Shalës në varrezat e fshatit aty edhe pushon trupi tij ia ngritën një lapidar në shenjë nderimi. Me 28 gusht 1998 Vehbi Shamolli ra nga granata në grykën e Shalës. Pas luftës familja ia ngritën pllkën përkujtimor në varrezat e fshatit dhe ndërtojnë ambulantën familjare shendetësor e që mban edhe emirin e tij. Me 18 prill 1999 në Makofc vritët Tafil Osmani.Pas lufte emëri i tij është i skalitur në pllakën përkujtimore të martirëve të kombit në fshatin Makofc e ku pushon edhe trupi i tij në varrezat martirëve në këtë fshat. Me 19 prill 1999 në Hallaq vritët Selim Selimi. Pas lufte emëri i tij skalitët në pllakën përkujtimore të martirëve të kombit në Hallaq dhe po ashtu trupi i tij pushon në varrezat e martirëve të kombit në Hallaq. Me 27 prill 1999 në fshatin Nikaj vritët ushtari i UÇK-së Shaqir Beqir Hoxha. Shaqa në një luftë të pabarabartë me shkije plagosët rëndë dhe shokëve iu thotë që të terhiqën e vetë lufton deri në frymën e fundit, duke ra trimërisht në fushën e nderit. Trupi i dëshmorit të kombit pushon i qetë në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë. Pas lufte iu është ngritur pllaka perkujtimore në vendin e ramjës në Nikaj në shenjë respekti dhe nderimi, e po ashtu edhe një rrugë në Shalë është pagëzuar me emirn e tij. Me 01 qershor 1999 pikërisht në Ditën Ndërkombëtar të Fëmijëve nga predhat e minahedhësit, të hudhura nga dora kriminele serbe vritët në grykën e Shalës nxënësi i shkollës fillore Uran Liman Amërllahu(9 vjeçar). Trupi i tij pushon në varrezat e fshatit dhe pas lufte nxënësit dhe punëtorët e shkollës fillore në shenjë nderimi dhe respekti ia kanë ngritur një pllakë përkujtimore në vendin ku është vra,ndërsa familja ia ngritë një pllakë përkujtimore në varrezat e fshatit ku pas lufte u bë rivarrimi nga familja.

Dëmët e shkaktuara nga lufta e viteve 1998/1999[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati ynë digjët,demolohët dhe plaqkitët nga paramilitarët, policia dhe ushtria serbe. Me 24-25 gusht të vitit 1998 dhe me 03,04,05 prill 1999.nga paramilitarët, policia dhe ushtria serbe u dogjën: 198 shtëpi tërësisht,56 pjesërisht dhe 148 demolohën pra gjithësejt 402 shtëpi. 62 oda, 48 pleme, 87 shtalla, 63 hambare, 23 kosha, 31 garazha, 19 fllanika, 12 shitore, 3 sallona frizer, 5 traktora, 1 autobus, 2 kamiona,2 kumbaja,3 makinë mjellëse 2 multikultivatorë dhe 1 mulli i ujit.Objekte shoqërore:të djegura Zyra e vendit, shkolla fillore, (busti i deshmorit Idriz Ajeti i demoluar) kooperativa bujqësore, xhamia pjesërisht e djegur dhe varrezat e lagjës Drenica të djegura dhe disa pllaka te varrezave të dëmtuara,shkolla e mesme e granatuar dhe e demoluar, 2 trafa elektrike dhe pjesërisht rrjetiti elektrik i demoluar.U vranë dhe dogjen 114 kafshë,32 copa bletë, mbi 100 koteca e mbi 2000 copa pula, ndërsa u dogjën 64 tona miell, 48 tona grurë, 30 tona misër dhe pjesërisht pemtë e të mjellurat në ara u shkatërruan. Fshati i djegur i demoluar dhe granatuar rreth 70%. Pas përfundimit të luftës vdesin këta qytetarë, që ishin ushtarë të UÇK-së, pjesëmarrës të luftës apo aktivist në funksione të ndryshme në fshat.

Shala pas përfundimit të luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të luftës, me 12 dhe 13 qershor 1999, populli i Shalës me ushtrët e UÇK-së u kthynë fitimtarë në fshat, për ta vazhduar jetën dhe për ta ndertuar vendin dhe ardhmërinë e brezave, gjithëmonë duke nderuar e respektuar gjakun e derdhur për liri e pavarësi. Lufta përfundoi,por pasojat e luftës vazhduan sepse shumë vende ishin të minuara. Ushtarët e UÇK-së filluan pastrimin e terenit e po ashtu edhe trupat e KFOR-it, mrëpo ishte e pa mundur që të pastrohej e tërë zona e luftës për një kohë të shkurtër. Me 04.07.1999 nga minat e vendosura nga ushtria dhe policia e Serbisë, në hyrje të Shalës të vendi i quajtur “Ura e Ali Regjës”, binë në mina tre qyterarë të Shalës. Në këtë vend në anën tjetër të urës në mina binë edhe disa kafshë. Me vite të tëra do të kemi pasoja nga minat sepse është e pa mundur të kontrollohët e tërë zona e minuar gjatë luftës. Mesimi filloi në tenda në oborrin e shkollës duke mbajtur edhe mesimin e humbur nga prilli përshkak të luftës. Për vendosjën e kontinjerëve lëshojnë pronën e tyre qytetarët Qamil dhe Shyqeri Mejzinolli ku mësimi mbahet deri në ndertimin e objektit te ri mesimor. Përurimi i objektit te ri mësimor bëhet në vitin 2001. Në ndertimin e shtëpijave ndihëmoi shoqata humanitare Capanamur nga Gjermania.U ndërtuan shumica e shtëpijave, ku për vlërsimin e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës u përcaktua një komision i caktuar nga fshati.Disa qytetarë nuk kanë marrë materjal ndërtimor por kanë ble vetë materjalin dhe kanë ndërtuar apo meremetuar shtëpijat e tyre. Objektin e shkollës fillore e ndërtoi shoqata qeveritare CDC nga Zvicra, objektin e shkollës së mesme USAID-i nga SHBA-ja, zyrën e vendit me bibliotekë të fshatit komuna e Lipjanit, ujësjellsin OXFAM-i me participimin e qytetarëve dhe të komunës së Lipjanit, kanalizimin komuna e Lipjanit,rrugën Magurë-Shalë-Kleçkë dhe sheshin Rambuje në Shalë Ministria e Transportit e Republikës së Kosovës. Firma private punuese “Eurokos” nga Shala me pronarë vëllëzrit Shamolli ndërtoi:Ambulanten shendetsore familjare, rrethojën e shkollës fillore dhe të mesme, në shkollën fillore fushën e sportit futboll i vogël( në asfalt) pastrimin e lumit, meremetimin e xhamisë dhe Sahatkullën në qendër të fshatit. Qytetarët e Shalës iu janë mirënjohës për kontributinë që po dhanë në ndertimin e fshatit. Dita-ditës Shala me një standart familjar dhe një infrastrukturë të rregulluar po e merrë pamjën e një qytetëze. Tanimë gjeneratat e sotme e shijuan pavarësinë e Republikes se Kosoves ndërsa gjeneratat e ardhme duhët angazhuar që në një mënyrë apo tjetër të jetësojnë amanetin e heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit për bashkim kombëtar.

Të vdekurit e pas luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas luftës me 28.03.2003 prej pasojave të luftës vdesë Zenel Amërllahu, ushtarë i UÇK-së. Zeneli ishte pjesëmarrës i thyerjës së kufirit shqiptaro-shqiptar pra i betejës së Kosharës. Per shpetimin e tij u dergua per sherim edhe ne Shqiperi por vdekja ishte e pamshirsheme. Trupi i tij pushon në varrezat e fshatit në Shalë. Me 01.01.2005 në një aksident komunikacioni vdes ushtari i UÇK-së Driton Grantolli. Toni me 02.04.1999 gjatë luftës në vezhgim të terenit në Blinajë, me shokun i tij Haradin Bajrami binë në mina të armikut dhe plagosën. Toni i plagosur shkon dhe kërkon ndihmë, vinë shokët dhe i bartin deri në ambulantën ushtarak në Shalë. Toni shpëton ndërsa Haradini ishte ma shumë i plagosur dhe kishte derdhur shumë gjak, nuk mundi të mbijetoj prandaj pas dy orëve vdesë. Trupi i dëshmorit të kombit Haradin Bajrami pushon në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë.Pas lufte,në shenjë nderimi dhe respekti bashkëkombasit, shoktë dhe familja ia ngritin një lapidar në hyrje të fhshatit Rreze. Dritonit në vendin e vdekjës i ngritët një pllakë përkujtimore ndërsa trupi i tij pushon në varrezat e fshatit Shalë. Me 11.02.2005 vdes arsimtari Islam Hetemi, kryetari i fshatit Shalë dhe aktivist i dalluar e po ashtu edhe pjesëmarrës i pajtimeve të gjagjeve e ngatërresave. Trupi i tij pushon në varrezat e fshatit Shalë. Familja në shenjë nderimi ia ngritin një pllakë përkujtimore . Me 23.10. 2005 vdes Bajram Shala, i burgosur politik, aktivist i pajtimit te gjagjëve dhe ngatërresave si dhe pjesëtar i UÇK-së.Bajrushi, i cili me këtë emër njihët në popull, punoi në sektorin civil ushtarak,sektorin për marrëdhënje ndërnjerëzore në Shalë.Po ashtu duhët theksuar se Bajrushi me 20 qytetarë të tjerë të Shalës niset për në Shqipëri për armatim.Dy ditë qendrojnë në Junik,por kufiri ishte i bllokuar nga forcat serbe,andaj me urdhërin e Imer Alushanit kthehën në Shalë. Trupi i tij pushon në varrezat e fshatit Shalë. Familja në shenjë nderimi ia ngritën një pllakë përkujtimore. Me 10.04.2007 vdes pjesëtari i UÇK-së Ramadan Mejzinolli i cili gjatë luftës punoi në kuzhinë. Ramadani pas luftës ishte edhe pjesëtar i TMK-së. Vdekja e gjenë si ushtar i TMK-së.Varrimi i tij u bë me nderime ushtarake në Shalë. Trupi i tij pushon në varrezat e fshatit.

Dëshmorët dhe heronjtë e Shalës në vite[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qytetarët e Shalës që ranë për atdhe, në luftërat e zhvilluara për liri, nëpër shekuj: Në luftën që zhvillohët në “Pleme të vogël”, me këtë emër njihët në popull kjo luftë e zhvilluar në kohën e Perandorisë Osmane, mbetët i vramë Hasan Karpuzi. Me 1912 në mbrojtje të kufirit në Merdar, mbetët i vramë Ramadan Hoxha. Me 1917 në luftën e Kerçovës që zhvillohët kundra pushtetit bullgarë marrinë pjesë dhjetëra qytetarë.Që nga ajo ditë nuk dihët për fatin e disa qytetarëve shaljan të cilët konsiderohën të zhdukur,e këta janë:Halit Bajram Grantolli,Rizah Kadriolli,Zenel Karpuzi dhe Hysen Ademi. Për të vramit e tjerë nuk kam të dhëna. Pjesëmarrës të luftës së dytë botërore,vritën këta qytetarë shaljan: 1.Me 1943 në luftën e Prapashticës(luftë që zhvillohët kundra bugarëve) muarrën pjesë edhe luftetarët e kësaj treve.Në këtë luftë u vra Nuredin Sherifi i cili edhe u varros nga bashkëkombasit e Shalës në fshatin Prapashticë ,në oborrin e xhamisë. 2.Hafir Shamolli me 1936 vritet ne Subotice. 3.Sherif Grantolli me 1945 ne Serbi. 2..Beg Karpuzi me 1944 vritët në Srem të Vojvodinës 3.Xhavit Mejzinolli 1944 vritët në Baçko Pallankë. 4.Bajram Hoxha me 1944 vritët në Vojvodinë. 5.Me 1944 në Blinajë në luftë me partizan vritët Arif Dani-Amërllahu. 6.Avdullah Drenica i inkuadruar në Brigadën e pestë të Shqipërisë,vritët nga fashistët me 1945 në Novi Varosh. 7.Me 1945 në Drenicë vritët Shyqeri Shala. 8.Me 1945 Hysen Hoxha vritët në Llap. Hysen Kovaçica pranon të dorëzohët, por gjatë daljës nga shpella, serbët shtinë në drejtim të tij dhe ai shtinë në drejtim të tyre dhe kështu pa dashje vritët Hysen Hoxha. 9.Xhafë Shala pas përfundimit të luftës vdesë nga Tifoja në Beograd. 10.Me 1946 Ibrahim Banushi arrestohët dhe nga ajo kohë është i zhdukur dhe nga ajo ditë nuk i dihët as varri. 11.Me 1945 Banush Hoxha arrestohët, denohet me 20 vite burg nga komunistët.Vdesë nga torturat e ushtruara nga UDB-ja në burgun e Nishit, ku edhe është i varrosur. 12.Me 1945 arrestohët Tafil Mejzinolli denohët me 20 vite burg nga komunistët. Nga torturat e ushtruara nga UDB-ja vdesë në burgun e Nishit ,ku edhe është edhe i varrosur. Gjatë luftës së viteve 1998/1999 vritën këta qytetarë shaljan: 1.Me 26 korrik 1998.para shtëpisë së tij nga granatat vritët Haxhi Karpuzi . 2.Me 28 gusht 1998. në grykën e Shalës nga granatat ra Vehbi Shamolli . 3.Me 18 prill 1999.në Makofc nga paramilitarët vritët Tafil Osmani.. 4.Me 19.prill 1999.në Hallaq nga paramilitarët vritët Selim Selimi. 5.Me 27.prill 1999. në lagjën Plakaj të fshatit Nikaj, ushtari i UÇK-së Shaqir Beqir Hoxha,vritët në një betejë të zhvilluar në mes të një grupi të ushtarëve të UÇK-së dhe policisë dhe ushtrisë së Serbisë.. 6.Me 01 qershor 1999 në grykën e Shalës nga predhat e minahedhësit vritët nxënësi 9 vjeçar Uran Liman Amërllahu.

Arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillët e para të shkollimit në Shalë datojnë që nga viti 1923 në mejtep në gjuhën turke dhe arabe, dhe mësimi zhvillohej me karakter fetar. Në vitin 1930 u ndërtua objekti shkollor në Shalë, tokën e dhuruan Banush Hoxha dhe Jetë Shamolli, ndërsa bartjën e materjalit ndërtimor dhe punën fizike e bëjnë qytetarët e Shalës me rrethinë. Me vendimin e komunës së atëhershme 1332 konstituohet shkolla e plotë fillore ku në vitin shkollor 1936/1937 shkolla numëronte 114 nxënës dhe mësimi zhvillohej në Gjuhën serbo-kroate. Mësimi në Gjuhën shqipe fillon në vitet 40–të. Në vitin 1942, sipas mësuesit Luigj Nikolla, i cili na shkruan se: "Me urdhërin e Ministrisë së Arsimit të Tiranës, u emërova mësues në Sedllar, ku zëvendësova mësuesin e nderuar Bajram Nura nga Gjakova. Në këtë shkollë ishin pesë klasë të fillorës dhe Sami Mejzinolli ishte kujdestar, zëvendës mësues.Inspektoriati i Arsimit ishte në Prishtinë,nën udhëheqjën e Kolë Kosmaqit nga Shkodra. "Në vitin 1956 pushteti totalitar komunist, e mbyll shkollën shqipe në Shalë, ku nxënësit u shpërndahen për ti vazhduar mësimet në Komaran dhe Shtime e disa prej tyre në pamundësi ekonomike edhe ndërprenë shkollimin. Filluan protestat e qytetarëve të cilat ishin të zëshme dhe të pandërprera, andaj pushteti u detyrua që në në vitin 1958 të rihapte përseri shkollën në Shalë. Me rritjen e numrit të nxënësve u paraqitë nevoja e një objekti tjetër shkollor andaj në vitin 1959 u adaptua objekti i kooperativës bujqësore. Në vitin 1968 zgjerohët objekti shkollor duke e renovuar edhe një aneks të kooperativës bujqësore. Me 05.04.1999, nga forcat serbe objekti shkollor digjet. Pas luftës, Shoqata qeveritare SDC nga Zvicra e ndërton objektin e sotëm shkollor dhe përurimi u bë në vitin 2001. Në vitin 1990 fillon punën edhe shkolla e mesme në Shalë. Gjatë luftës objekti granatohët andaj edhe u shtrua nevoja e ndërtimit të një objekti të ri. Në vitin 2003, shoqata qeviritare USAID-i nga SHBA-ës,e ndërton objektin e ri të shkollës së mesme. Mësues i parë nga Shala ishte Fetah Jashari, ndërsa mësuese e parë ishte Hasime Hoxha-Shala dhe Teuta Shala-Metaj.Fetah Jashari ishte i perndjekur nga serbët përshkak të veprimtarisë së tij patriotike atdhetare. Ai sillte fshehurazi nga Shkupi, abetare e libra në Gjuhën shqipe, ku ua shpërndante fshehurazi qytetarëve të besuar të Drenicës dhe ua mësonte alfabetin shqip. Veprimtaria e tij zbulohët nga serbët andaj edhe në vitin 1938 emigroi në Shqipëri. Gjatë luftës së dytë botërore kthehet në Kosovë. Pas përfundimit të luftës prapë ishte i përndjekur nga komunistët andaj u detyrua të emigroi prapë për në Shqipëri dhe atje jetoi deri në vitin 1985. Në këtë vit kthehët në vendlindje dhe jeton vitët e fundit të jetës.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ sipas Selami Pulaha “Popullsia e Sanxhakut” f. 682
  2. ^ sipas Dr.Jusuf Osmani “Vendbanimet e Kosovës-Drenica f.271”
  3. ^ sipas Mr.Ibrahim Çitakut “Drenica 1991-1999” fq.761
  4. ^ sipas.Jusuf Osmani “Vendbanimet e Kosovës-Drenica f.271”