Aeroporti i Prishtinës
Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës Aeroporti Adem Jashari | |||||
---|---|---|---|---|---|
Summary | |||||
Operator | Prishtina International Airport J.S.C. | ||||
Occupants | 1 milion pasagjerë | ||||
Coordinates | 42°34′22″N 021°02′09″E / 42.57278°N 21.03583°E | ||||
Website | Faqja zyrtare | ||||
Map | |||||
Statistics | |||||
| |||||
|
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" (IATA: PRN, ICAO: BKPR) është një aeroport ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës.
Aeroporti frekuentohet nga më shumë se 1.7 milionë pasagjerë në vit dhe është porti i vetëm i hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë. Është emëruar në nder të Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për çlirimin e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990.
Pista është ndërtuar më 1965 ndërsa më 1985 aeroporti është pajisur sipas standardeve të ICAO-së. Deri në qershor 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm. Që nga ajo kohë, Aeroporti i Prishtinës ka arritur të krijoj lidhje të rregullta për shkëmbim të udhëtarëve dhe mallrave. Terminali i ri i Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë, është ndërtuar në vitin 2015.
Struktura e udhëtarëve përbëhet nga diaspora e Kosovës, punëtorët e organizatave të huaja dhe ushtarëve të NATO-s, dhe pushuesve të qendrave turistike të Mesdheut gjatë muajve të verës. Si rezultat, disa prej linjave janë vetëm sezonale.
Linjat ajrore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga Prishtina fluturohet me linja ajrore për në këto qytete: Dyzeldorf, Shtutgart, Bremen, Dortmund, Frankfurt mbi Majn, Berlin, Basel, Zyrih, Vjenë, Londër, Gjenevë, Hamburg, Hanover, Berlin, Kopenhagë, Memmingen, Karlsruhe, Milano, Veronë, Göteborg, Mynster/Osnabrück, Stamboll, Helsinki, Oslo, Malmö, Stokholm, Antali, Bodrum
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari"
- Informacione teknike mbi aeroportin[lidhje e vdekur]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Civil Aviation Authority of the Republic of Kosovo" (PDF). Caa-ks.org. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 prill 2023. Marrë më 20 prill 2018.)
- ^ "EAD Eurocontrol". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)