Armando Sadiku
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Armando Sadiku | ||
Datëlindja | 27 maj 1991 | ||
Vendlindja | Elbasan, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Lugano(huazim) | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2007–2008 | Turbina Cërrik | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2008–2009 | Turbina Cërrik | 40 | (10) |
2009–2010 | Gramozi Ersekë | 28 | (8) |
2010–2011 | Elbasani | 14 | (5) |
2011–2012 | Locarno | 39 | (28) |
2012–2013 | Lugano | 43 | (24) |
2014– | Zürich | 43 | (10) |
2016–2017 | → Vaduz (huazim) | 9 | (5) |
2017–2018 | Legia Varshava | 17 | (2) |
2018– | Levante | 5 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010–2011 | Shqipëria U19 | 1 | (0) |
2011–2012 | Shqipëria U21 | 7 | (6) |
2012– | Shqipëria | 33 | (11) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 korrik 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 korrik 2017 |
Armando Sadiku (lindur më 27 Maj 1991 ) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin zviceran Lugano dhe kombëtaren shqiptare te futbollit
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme & Turbina Cërrik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sadiku luajti me skuadrën e Kategorisë së Parë Turbina Cërrik gjatë sezoneve 2007–08 dhe 2008–09.[1]
Gramozi Ersekë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2009 ai kaloi te skuadra e sapongjitur në Kategorinë Superiore, Gramozi Ersekë, që në atë kohë ishte në pronësi të vëllait të biznesmenit Rezart Taci. Ai bëri debutimin e tij me klubin dhe në Kategorinë Superiore në ndeshjen e parë të sezonit 2009–10, ku Gramozi barazoi pa gola në shtëpi me Shkumbinin, ku Sadiku u aktivizua në minutën e 66të në vend të brazilianit Marko dos Santos.[2] Goli i tij i parë në Kategorinë Superiore për të erdhi në ndeshjen e katërt, ku ai shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 4–1 kundër Skënderbeut, një skuadër tjetër e sapongjitur në Superligë. Ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, me golin që e shënoi në minutën e 18të, duke shënuar nga një distancë e afërt me të djathtën pas një asisti të dos Santos.[3]
Gjithsej Sadiku luajti 28 ndeshje dhe shënoi 8 gola gjatë sezonit 2009–10. Gramozi e mbylli sezonin në vendin e fundit duke u rrëzuar për në Kategorinë e Parë.[4]
Elbasani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë merkatos verore, Sadiku firmosi me klubin e qytetit të tij të lindjes Elbasanin. Gjatë pjesës së parë të sezonit 2010–11, ai luajti 14 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Ashtu siç ndodhi me Gramozin në sezonin e kaluar, edhe Elbasani e mbylli në vendin e fundit duke rënë në Kategorinë e Parë.
Locarno
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sadiku firmosi me klubin e Ligës Challenge Zvicerane, Locarno, më 13 mars 2011.[5] Ai mbërriti në mëngjes dhe madje udhëtoi me skuadrën për ndeshjen jashtë fushe kundër FC Schaffhausen.[6] Ai debutoi në të njëjtën ditë ku firmosi edhe kontratën, duke luajtur si titullar për 82 minuta në humbjen 2–1.[7] Sadiku shënoi golin e parë në paraqitjen e tretë me klubin, kundër FC Chiassos më 1 Prill. Ai shënoi golin e fitores 2–1 në minutën e 64të, para se të të zëvëndësohej njëmbëdhjetë minuta më vonë.[8] Ky gol u pasua nga një dygolësh kundër SC Kriens, me Sadikun që kontriboi në fitoren 3–0 me një gol në pjesën e parë dhe një gol tjetër në kohën shtesë në fund të ndeshjes.[9] Ai më pas shënoi sërisht kundër FC Aaraut duke arritur shifrën e katër golave në tre ndeshjet e fundit.[10] Sadiku shënoi edhe kundër FC Winterthur më 7 maj, duke hapur serinë e golave në fitoren 4–1.[11] Ky gol u pasua edhe nga katër të tjerë në tre ndeshjet e rradhës. Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2010–11, Sadiku shënoi 9 gola në 12 ndeshje, duke ndihmuar skuadrën e tij që të siguronte mbijetesën.
Sadiku e nisi sezonin 2011–12 ashtu siç mbylli 2010–11, duke shënuar një dygolësh në ndeshjen hapëse të sezonit të ri kundër FC Wohlen, në një ndeshje ku skuadra e tij u mposht 5–2.[12] Golat e tij të rradhës erdhën katër ndeshje më vonë, duke shënuar një tjetër dygolësh në fitoren 3–0 kundër Étoile Carouge FC më 20 Gusht.[13] Sadiku vazhdoi formën e mirë duke shënuar golin e barazimit në ndeshjen e shtëpisë kundër Stade Nyonnais më 10 Shtator, duke i dhuruar skuadrës së tij një pikë.[14] Edhe në ndeshjen e ardhshme ai ishte sërisht në gjëndje për të gjetur rrjetën, duke shënuar të parin e fitores 2–1 kundër Vaduz FC.[15] Pas këtij goli Sadiku shënoi edhe në Kupën e Zvicrës kundër FC Wil më 16 Tetor, por skuadra e tij u eleminua nga gjuajtjet e penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazimin 1–1.[16] Goli i tij në kupë u pasua dhe nga tre të tjerë në tre ndeshjet e ardhshme në ligë, përfshirë dhe golin e fitores jashtë fushe kundër FC Chiassos.[17] Sadiku e mbylli vitin 2011 në Zvicër me një gol në minutën e 82të kundër FC Aarau, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë për ta ndihmuar që ta mbyllë vitin në vendin e tetë në ligë.[18] Ai e mbylli sezonin 2011–12 me 19 gola në 27 ndeshje të zhvilluara në ligë.
Lugano
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas shumë spekullimeve rreth të ardhmes së tij, më 23 Korrik 2012, Locarno shënoi një deklaratë rreth Sadikut që kishte lënë skuadrës dhe kishte firmosur një kontratë tre vjeçare me klubin Lugano, që gjithashtu luante në Ligën Challenge Zvicerane.[19][20]
Më 13 Shkurt 2013, Sadiku shënoi një dygolësh kundër ish skuadrës së tij Locarno në ndeshjen e parë të fazës së dytë të 2012–13 Ligës Challenge Zvicerane, ku ndeshja përfundoi me fitoren 3–0 me Sadikun që i shënoi golat në minutat e 42të dhe 87të.[21]
Për të dytin sezon rresht me dy skuadra të ndryshme, Sadiku u shpall golashënuesi më i mirë. Në fund të sezonit 2012–13, ai regjistroi 18 gola në 32 paraqitje të zhvilluara me Luganon që e mbylli në vendin e shtatë.
Zürich
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas shumë spekullimeve rreth të ardhmes së tij, më 13 nëntor 2013, Sadiku zyrtarisht firmosi me klubin tjetër zviceran Zürich në Super Ligën Zvicerane duke e mbyllur aventurën e tij me Luganon në Dhjetor 2013 menjëherë pas hapjes së marktos dimërore. Ai u bashkua klubit saktësisht më 1 janar 2014.[22] Ai bëri prezantimin e tij me klubin e ri më 18 Nëntor 2013, ku ai mori fanellën me numrin 11 dhe firmosi një kontratë pesë vjeçare.[23] Duke kaluar te Zürich, Sadiku u takua me shqiptarin tjetër Burim Kukeli. Ndeshjen e tij e parë me klubin e ri erdhi më 14 Janar 2014 në një miqësore kundër MSV Duisburg, ku ai shënoi edhe një gol.[24]
Sadiku bëri debutimin e tij në elitën e futbollit zviceran më 1 Shkurt 2014, duke luajtur në tetë minutat e fundit të ndeshjes kundër Sionit pasi kishte zëvëndësuar kamerunasin Franck Etoundi.[25] Më 26 Mars 2014, ai luajti në ndeshjen gjysmë-finale të Kupës Zvicerane kundër FC Thun, duke hyrë në fushën e lojës si zëvëndësues në minutën e 19të të shtesës. Pasi koha e rregullt dhe shtesa ishin mbyllur me rrjeta të paprekura, ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive ku Zürich fitoi 5–4 me Sadiku që shënoi penalltinë e tretë të skuadrës.[26] Ai luajti ndeshjen e parë si titullar më 16 prill 2014 në humbjen 4–2 kundër Baselit, ku u zëvendësua në minutën e 80të.[27] Sadiku luajti sërisht kundër Baselit pesë ditë më vonë, këtë herë në finalen e Kupës së Zvicrës, ku ai hyri në minutën e 91të (minuta e parë e kohë shtesë). Pasi koha e rregullt dhe u mbyll në barazim pa gola, sulmuesi zviceran Mario Gavranović shënoi dy gola duke e shpallur Zürich si kampione të kupës për sezonin 2013–14.[28] Sadiku shënoi më 26 prill kundër Lurzenit por nuk mjaftoi pasi skuadra humbi ndeshjen 2–1.[29] Gjatë ndeshjes kundër St. Gallen më 10 Maj, Sadiku hyri në fushë si zëvëndësues në minutën e 70të në vend të Franck Etoundis dhe pas vetëm nëntë minutash pësoi një dëmtim të rëndë duke këputur ligamentin e gjurit, duke u zëvëndësuar nga Amine Chermiti. Ai e mbylli sezonin dy javë para kohe me dëmtimin që rezultoi aq fatal saqë do të qëndronte jashtë fushave të lojës për gjashtë muaj.[30]
Sadiku u rikthye nga dëmtimi i gjatë më 22 Nëntor 2014 kur u grrumbua me skuadrën për ndeshjen e javës së 16të të Super Ligës kundër Sionit, ku ai ishte një zëvëndësim i papërdorur.[31] Pesë ditë më vonë ai sërisht sërisht në stol për të gjithë ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës kundër Apollon Limassol.[32] Ai bëri debutimin e tij më 30 nëntor në ndeshjen kundër Baselit duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 71të në vendin e Davide Chiumientos, duke mos shmangur dot humbjen 2–1 në fund të ndeshjes. Sadiku luajti edhe ndeshjen e parë si titullar më 3 Dhjetor duke shënuar edhe golin e parë të sezonit në fitoren 5–0 kundër Cham, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Zvicrës, ku Sadiku shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 73të.[33]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shqipëria U–19
Ai ka qënë i përfshirë në skuadrën e trajnerit Ramadan Shehu për kualfikueset e 2010 Kampionatit Europian U–19 ku luajti vetëm një ndeshje.[34]
- Shqipëria U–21
Në kualifikueset e 2013 Kampionatit Europian U–21 ai shënoi dy gola si një zëvëndësues në fitoren 4–3 kundër Moldavisë U–21 më 7 Shtator 2011 duke i dhuruar kombëtares pikët e para në grup. Ai shënoi edhe një dygolësh tjetër, këtë herë në humbjen 4–3 kundër Polonisë U–21. Kjo u pasua edhe me dy gola të tjerë në barazimin 2–2 me Portugalinë U–21, duke arritur në kuotën e gjashtë golave në shtatë paraqtije, me Shqipërinë që dështoi të kualifikohej.
Ndeshjet dhe golat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paraqitjet ndërkombëtare dhe golat | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Kompedicioni | Gola |
2011 | ||||||
1 | 2 Shtator | Stadiumi Skënderbeu, Korçë, Shqipëri | Polonia | 0–3[35] | 2013 Kampionati Europian U–21 | 0 |
2 | 6 Shtator | Stadiumi Skënderbeu, Korçë, Shqipëri | Moldavia | 4–3[36] | 2013 Kampionati Europian U–21 | 2 |
3 | 11 Tetor | City Stadium Grudziądz, Grudziądz, Poloni | Polonia | 3–4[37] | 2013 Kampionati Europian U–21 | 2 |
4 | 10 Nëntor | Stadiumi Niko Dovana, Durrës, Shqipëri | Rusia | 0–1[38] | 2013 Kampionati Europian U–21 | 0 |
5 | 14 Nëntor | Stadiumi Niko Dovana, Durrës, Shqipëri | Portugalia | 2–2[39] | 2013 Kampionati Europian U–21 | 2 |
2012 | ||||||
6 | 6 Qershor | Estádio Municipal, Marinha Grande, Portugali | Portugalia | 1–3 | 2013 Kampionati Europian U–21 | 0 |
7 | 12 Qershor | Arena Khimki, Khimki, Rusi | Rusia | 0–0 | 2013 Kampionati Europian U–21 | 0 |
Kombëtarja e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trajneri i ri i kombëtares Gianni De Biasi e thirri Sadikun për ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë në Tiblisi më 29 Shkurt 2012. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 82të në vend të debutuesit dhe shënuesit Edgar Çani, duke mos shmangur dot humbjen 2–1 për Shqipërinë. Ai më pas u thirr edhe për miqësoret e muajit Maj kundër Iranit dhe Katarit, ku ai luajti dy herë si zëvëndësues, me Shqipërinë që i fitoi të dyja ndeshjet. Sadiku shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 kundër Qipros, duke shënuar në pjesën e parë pas një krosimi të Alban Mehës. Ndeshja përfundoi me fitoren e Shqipërisë 3–1.[40][41]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sadiku ka lindur me 27 maj 1991 në Bashkinë e Elbasanit,Cërrik.Babai i tij është nga Trebishti dhe mamaja e tij ështe nga Podujeva Kosovë. Sadiku ka lidhje me Taulnt dhe Granit Xhaka nga ana e mamasë.Ai gjithashtu ka dhe pashaportë Bullgare.Vëllai i tij, Sherif Sadiku, është gjithashtu një futbollist profesionist që luan për Shkumbin Peqin në Divizionin e Parë Shqiptar. Sadiku ka cituar modelin e tij të rolit dhe futbollistin e preferuar të sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviç dhe është gjithashtu fans i klubit italian Internazionale.
Ai gjithashtu njihet si mbështetës i Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke marrë pjesë në fushatën elektorale të vitit 2013 dhe 2017. Më 30 dhjetor 2016, Sadiku u emërua "Qytetar Nderi" i Elbasanit për kontributin e tij në sport.
Ndeshjet dhe golat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paraqitjet ndërkombëtare dhe golat | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Rezultati | Kompedicioni | Gola |
2012 | ||||||
1 | 29 Shkurt | Stadiumi Mikheil Meskhi, Tbilisi, Gjeorgji | Gjeorgjia | 1–2 | Ndeshje Miqësore | 0 |
2 | 22 Maj | Campo de Fútbol de Vallecas, Madrid, Spanjë | Katari | 2–1 | Ndeshje Miqësore | 0 |
3 | 27 Maj | Stadiumi BJK İnönü, Stamboll, Turqi | Irani | 1–0 | Ndeshje Miqësore | 0 |
4 | 7 Shtator | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Qipro | 3–1 | 2014 FIFA Kupa e Botës | 1–0[42] |
5 | 12 Tetor | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Islanda | 1–2 | 2014 FIFA Kupa e Botës | 0 |
6 | 16 Tetor | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Sllovenia | 1–0 | 2014 FIFA Kupa e Botës | 0 |
7 | 14 Nëntor | Stade de Genève, Lancy, Zvicër | Kameruni | 0–0 | Ndeshje Miqësore | 0 |
2013 | ||||||
8 | 6 Shkurt | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Gjeorgjia | 1–2 | Ndeshje Miqësore | 0 |
9 | 26 Mars | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Lituania | 4–1 | Ndeshje Miqësore | 0 |
10 | 15 Nëntor | Stadiumi Universitar Akdeniz, Antalya, Turqi | Bjellorusia | 0–0 | Ndeshje Miqësore | 0 |
2014 | ||||||
11 | 5 Mars | Stadiumi Niko Dovana, Durrës, Shqipëri | Malta | 2–0 | Ndeshje Miqësore | 0 |
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 17 qershor 2015[1][43][44]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Turbina Cërrik | 2007–08 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 0 | 0 |
2008–09 | 3 | 1 | 1 | 0 | – | – | – | – | 4 | 1 | |
Total | 3 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 1 | |
Gramozi Ersekë | 2009–10 | 29 | 8 | 3 | 0 | – | – | – | – | 32 | 8 |
KF Elbasani | 2010–11 | 14 | 5 | 0 | 0 | – | – | – | – | 14 | 5 |
FC Locarno | 2010–11 | 12 | 9 | 0 | 0 | – | – | – | – | 12 | 9 |
2011–12 | 27 | 19 | 2 | 3 | – | – | – | – | 29 | 22 | |
2012–13 | 1 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 1 | 0 | |
Total | 40 | 28 | 2 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 42 | 31 | |
FC Lugano | 2012–13 | 32 | 20 | 2 | 2 | – | – | – | – | 35 | 22 |
2013–14 | 11 | 6 | 1 | 1 | – | – | – | – | 12 | 7 | |
Total | 44 | 26 | 3 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 47 | 29 | |
FC Lugano | 2013–14 | 15 | 2 | 2 | 0 | – | – | – | – | 17 | 2 |
2014–15 | 14 | 3 | 1 | 1 | 0 | 0 | – | – | 15 | 4 | |
Total | 29 | 5 | 3 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 32 | 6 | |
Karriera në total | 159 | 73 | 12 | 7 | 0 | 0 | 0 | 0 | 171 | 80 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 17 Qershor 2015[1][45]
Kombëtarja shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2012 | 7 | 1 |
2013 | 3 | 0 |
2014 | 1 | 0 |
2015 | 1 | 0 |
Total | 12 | 1 |
Golat me kombetaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren shqiptare. 1
# | Data | Vendi | Vendi | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 7 Shtator 2012 | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Qipro | 1–0 | 3–1 |
Kualifikueset e Kupës së Botës 2014 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zürich
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Armando Sadiku | National Football Teams
- ^ "Gramozi 0-0 Shkumbini". Footballdatabase. 23 gusht 2009. Marrë më 28 shkurt 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Skenderbeu 4-1 Gramozi". Footballdatabase. 19 shtator 2009. Marrë më 28 shkurt 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Summary - Superliga - Albania - Results, fixtures, tables and news - Soccerway
- ^ "Armando Sadiku al FC Locarno". CHalcio. 13 mars 2011. Marrë më 1 maj 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Al Locarno l'attaccante albanese Armando Sadiku". Il Giornale Del Ticino. 13 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 1 maj 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FC Schaffhausen 2-1 FC Locarno". Soccerway (në anglisht). 13 mars 2011. Marrë më 21 janar 2012.
- ^ "FC Chiasso 1-2 FC Locarno". Soccerway (në anglisht). 1 prill 2011. Marrë më 21 janar 2012.
- ^ "FC Locarno 3-0 SC Kriens". Soccerway (në anglisht). 9 prill 2011. Marrë më 21 janar 2012.
- ^ "FC Locarno 1-1 FC Aarau" (në anglisht). Soccerway. 13 prill 2011. Marrë më 21 janar 2012.
- ^ "FC Locarno 4-1 FC Winterthur". Soccerway (në anglisht). 7 maj 2011. Marrë më 21 janar 2012.
- ^ "FC Wohlen 5-2 FC Locarno". Soccerway (në anglisht). 25 korrik 2011. Marrë më 21 janar 2012.
- ^ "FC Locarno 3-0 Étoile Carouge". Soccerway (në anglisht). 20 gusht 2011. Marrë më 23 janar 2012.
- ^ "FC Locarno 2-2 Stade Nyonnais". Soccerway (në anglisht). 10 shtator 2011. Marrë më 23 janar 2012.
- ^ "FC Locarno 2-1 Vaduz FC". Soccerway (në anglisht). 24 shtator 2011. Marrë më 23 janar 2012.
- ^ "FC Locarno 1-1 FC Wil". Soccerway (në anglisht). 16 tetor 2011. Marrë më 23 janar 2012.
- ^ "FC Chiasso 0-1 FC Locarno". Soccerway (në anglisht). 30 tetor 2011. Marrë më 23 janar 2012.
- ^ "FC Locarno 1-1 FC Aarau". Soccerway (në anglisht). 4 dhjetor 2011. Marrë më 23 janar 2012.
- ^ "Zyrtare: Armando Sadiku transferohet te Lugano". Koha.net. 24 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2016. Marrë më 16 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Zyrtare: Armando Sadiku transferohet te Lugano". Asport.info (në anglisht). 24 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2015. Marrë më 16 qershor 2015.
- ^ "Sadiku nuk ndalet, shënon dy gola ndaj ish-skuadrës së tij". Sporti Shqiptar. 13 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2014. Marrë më 16 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Armando Sadiku transferohet te Zyrihu" (në anglisht). Asport.info. 13 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2016. Marrë më 16 qershor 2015.
- ^ "Armando Sadiku prezantohet te FC Zyrihu". Panorama Sport. 19 nëntor 2013. Marrë më 16 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sadiku e nis me gol te Zurichu (Video)". Asport.info (në anglisht). 15 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2015. Marrë më 16 qershor 2015.
- ^ "Gashi asist dhe gol me roveshatë, mund Hykën". Panorama Sport. 3 shkurt 2014. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ "Telegramm Schweizer Cup". Football.ch. 26 mars 2014. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FC Basel 4-2 Zürich". Soccerway (në anglisht). 16 prill 2014. Marrë më 23 janar 2012.
- ^ "Armando Sadiku fiton Kupën e Zvicrës me Zyrihun". Panorama Sport. 22 prill 2014. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ "Europë, shpërthen sulmi i Kombëtares". Panorama Sport. 27 prill 2014. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ "Sadiku, 6 muaj jashtë fushave". Panorama Sport. 11 maj 2014. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kukeli titullar, rishfaqet Armando Sadiku". Panorama Sport. 23 nëntor 2014. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ "Zürich zeal ends Apollon's hopes". UEFA.com (në anglisht). 27 nëntor 2014. Marrë më 17 qershor 2015.
- ^ "Kupa e Zvicrës: Sadiku shënon në fitoren e thellë të Zurichut" (në anglisht). Asport.info. 4 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2015. Marrë më 18 qershor 2015.
- ^ "Albania U-19 Squad". UEFA.com (në anglisht). 28 shkurt 2010. Marrë më 28 shkurt 2010.
- ^ Albania 0-3 Poland (U-21) UEFA, 2 Shtator 2011
- ^ Albania 4-3 Moldova (U-21) UEFA, 6 Shtator 2011
- ^ Poland 4-3 Albania (U-21) UEFA, 11 Tetor 2011
- ^ Albania 0-1 Russia (U-21) UEFA, 10 Nëntor 2011
- ^ Albania 2-2 Portugal (U-21) UEFA, 14 Nëntor 2011
- ^ "Të vuajtur, por mbarë. Shqipërisë i vjen fitorja nga stoli". albdreams.blogspot.com (në anglisht). 7 shtator 2012. Marrë më 23 tetor 2014.
- ^ Shqiperi-Qipro 3-1 "Brazil 2014 " DIGITALB/SUPERSPORT You Tube, 28 dhjetor 2014
- ^ "Shqipëria e nis mbarë, golat vijnë nga stoli". Time.al. 7 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 28 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania - A. Sadiku - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Armando Sadiku (Zürich)". FlashScore.com (në anglisht). Marrë më 17 qershor 2015.
- ^ Armando Sadiku - national football team player EU-Football.info
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Armando Sadiku te 90minut.pl
- Armando Sadiku te Soccerway
- Armando Sadiku te National Football Teams
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1991
- Njerëz që jetojnë
- Njerëz nga Elbasani
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në KF Turbina
- Futbollistë në KF Gramozi
- Futbollistë në FC Locarno
- Futbollistë në FC Lugano
- Futbollistë në FC Zürich
- Futbollistë në Legia Varshava
- Futbollistë në Levante UD
- Futbollistë në Kategoria Superiore
- Futbollistë në Ekstraklasa
- Futbollistë në Super Liga Zvicerane