Eqrem Bej Vlora

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Eqrem bej Vlora

Ministër i Tokave të Lirueme
(1942 - 1944)

Ministër i Punëve të Jashtme
(1943-44)

Eqrem bej vlora 1.jpg

Emri: Eqrem
Mbiemri: Vlora
Lindi më: 21 shkurt, 1885
Vendlindja: Vlorë, Perandoria Osmane
Vdiq më: 25 maj, 1964
Vdiq në: Vjenë, Austria
Profesioni: Politikan

Eqrem Bej Vlora (1885-1964) ishte një politikan dhe shkrimtar shqiptar.

Përmbajtja

[redakto] Jetëshkrimi

Eqrem Bej Vlora u lind në Vlorë më 1 dhjetor 1885 si bir i Syrja bej Vlorës dhe i Miri hanëm Toptanit[1]. Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura të jugut të Shqipërisë, që falë zotësisë, në ekonomi e administrim, së të atit pasuria e familjes së tij në 25 vjet u gjashtëfishua. Do të marrë mësime nga një djalosh italian, inxhinier Luigji Bekali (Luigi Beccali) nga Mesina, tjetri një shqiptar, Mehmet efendi Lusi, hoxhë i Kaninës që më vonë do zëvendësohej nga prof. Jusuf Riza efendiu, dhe gjermanisht nga zoti Fajgenvinter (Feigenwinter) nga Baseli. I pari do të ishte mësuesi i tij i përhershëm, i dyti mësuesi i tij i fesë[1]. Pra, 1891-1896, Studimet elementare dhe gjimnazin me profesor privat. 1900-1906, Studimet liceike dhe universitare K.U.K. Theresianum, Akademia Orientale Vjenë. Studioi për drejtësi dhe teologji në Stamboll në 1904. Arsim që e bëri një folës i nëntë gjuhëve të vdekura e të gjalla. 1906, Sekretar i gradës së III në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane, Stamboll. 1907, Sekretar i gradës së III në Ambasadën e Perandorisë Otomane në Shën Petërburg. 1909, Sekretar i II në zyrën e përkthimeve Ministria e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane-Stamboll. Pas disa viteve udhëtimesh nëpër Europë, Shqipëri dhe Orient, Eqrem Bej Vlora iu bashkua xhaxhait të tij Ismail Qemal Vlorës në Lëvizjen për Pavarësinë e Shqipërisë. Më 1908 merr mandat nga kolonia shqiptare e Stambollit, që bashkë me Dervish Himën t'i përfaqsojë në Kongresin e Manastirit por pengohet nga shefi i tij.

Gjatë Luftërave Ballkanike ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në rezervë. Pas disa luftimesh të suksesshme me forcat greke në zonën e Bregut ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai i tij, Ismail beu.

Në 1912, ai u bë zëvendës president i Senatit-Pleqësisë ndonëse 27 vjeçar. Më vonë, ai ishte pjesëtar i dërgatës (si përfaqësues i Tiranës e Shijakut) për në Neuwied të takonin Princ Vidin, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. 1914, Zv/Sekretar i Shtetit në Ministrin e Punëve të Jashtme Shqiptare. Ai ishte mbështetës i Fuqive Qendrore, arsye për të cilën u mbajt nën arrest në Itali si "austrofil", për pjesën më të madhe Luftës së Parë Botërore, por më pas u bë një nxitës e marrëdhënieve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë me kapitullim e Perandorisë Austro-Hungare. 1921, Kryetar i Bashkisë Vlorë. 1923, Deputet i Asamblesë Kushtetuese, duke përfaqësuar krahun konservator dhe, në 1925, u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe. 1925, Ambasador i Shqipërisë në Londër. 1929, Ambasador i Shqipërisë në Athinë. Marrëdhëniet e tij me Ahmet Zogun ishin të rralla, megjithëse ai shërbeu në misione të ndryshme diplomatike jashtë vendit. 1932, Drejtor i Punëve Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme Tiranë. 1934, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Shqiptare, grada Ministër (i plotfuqishëm). 1937, Deputet i Vlorës. 1939, Këshilltar Shteti. 1940, Kryetar i Zyrës së Punëve Civile, Kryetar i Zyrës Ceremoniale në “Luogotenenca” Tiranë[2].

Ai ishte një mik i ngushtë i baroneshës bavareze Marie Amelie, Freiin von Godin, me të cilën ai përktheu Kanunin e Lekë Dukagjinit në gjermanisht.

Eqrem Bej Vlora rënditet në atë grup njerëzish që më vonë do etiketoheshin si "kolaboracionistë". Në 1942, Mustafa Kruja e emëroi atë ministër për Kosovën me oficin Ministër i Tokave të Lirueme", gjysma perëndimore─jug-perëndimore e të cilës iu bashkua Shqipërisë. Në korrespondencën mes administratës së tokave të lirueme dhe ministrit gjehet shkrimi i prefektit të Prishtinës i ankohet se "jahuditë e Serbisë po i pinë gjakun popullit të Kosovës" prandaj "duhet të shkulen sa më shpejt që andej". Ministri e kupton kumtin dhe urdhëron tërheqjen në "Shqipërinë e brendshme" të hebrenjve të përqendruar atje[3], kontributi i tij si pjesëtar i kabinetit Kruja dhe të atij grup njerëzish që u etiketuan në periudhën e mëvonshme u treguan solidarë kundrejt çështjes së hebrenjve. Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i jashtëm para se të shkonte në mërgim në Itali gjatë pushtimit komunist. Biblioteka e tij ishte një nga më të pasurat biblioteka private të para-komunizmit, ndoqi fatin e asaj të Mithat Frashërit dhe Lef Nosit duke u "shtetëzuar", e brendësuar në Bibliotekën Kombëtare. Eqrem Bej Vlora vdiq në Vjenë në vitin 1964.

[redakto] Botime

Si shkrimtar, Eqerem bej Vlora përmendet për monografinë e tij "Aus Berat und vom Tomor: Tagebuchblätter" ("Nga Berat dhe Tomori: Faqe të një Ditari"), Instituti i Studimeve Ballkanike-Sarajevë-Gjermanisht 1909. 1910, E vërteta mbi politikën e Xhonturqve në Shqipëri, Vjenë, Gjermanisht. Forca e Popullit Shqiptar, (Enciklopedia e Akademisë Diplomatike) Paris, frëngjisht; 1956[2] dhe, në veçanti, për kujtimet e tij në dy vëllime në gjuhën gjermane, botuar pas vdekjes si "Lebenserinnerungen" ("Kujtime"), Mynih 1968, 1973, të cilat japin pasqyrë interesante në botën e një fisniku shqiptar të fillim shekullit të 20-të. Janë përkthyer në gjuhën shqipe "Kujtime 1885-1925", Tiranë 2002, dhe në turqisht "Osmanli Arnavutluk'undan anilar, 1885-1912" ("Shënime nga Shqipëria otomane, 1885-1912"), Stamboll 2006. Ka mbetur i pabotuar dorëshkrimi i daktilografuar i tij monumental në 1200 faqe "Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: Skizze eine historische" ("Kontribute në historinë e sundimitit turk në Shqipëri: një Skicë Historike").

[redakto] Shih edhe

Breve cronaca normanna

[redakto] Burimet

  1. ^ a b Eqrem Bej Vlora: Kujtime 1885-1925 a. fq.19, Botime "IDK". b. fq. 26, 32, 36.
  2. ^ a b Sedat Shabani: Prezantim për librin "Kujtime"
  3. ^ Shaban Sinani: Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi, "Naimi" Tiranë 2009
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera