KF Laçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KF Laçi
Pseudonimi(et)Para Laçi
Themeluar1960
StadiumiStadiumi Laçi
Kapaciteti4,500 vende
LigaKategoria Superiore
2021–222.
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Klubi Futbollit Laçi është një klub shqiptar futbollistik me seli në qytetin e Laçit, në veriperëndim të Shqipërisë. Klubi u formua në vitin 1960, dhe arritja më e madhe e klubit ishte triumfi në Kupën e Shqipërisësezonin 2011–12. Ngjyrat e fanellës së klubit janë e bardha dhe e zeza dhe ata i luajn ndeshjet si vendas në Stadiumi Laçi.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi u krijua në vitin 1960 me emrin Industriali Laç, i cili u ndryshua në vitin 1991 duke u bërë KS Laçi në sezonin e parë ku klubi luante në Kategorinë Superiore. Emri për herë të fundit është ndryshuar në vitin 1997 kur u bë KF Laçi. Trofeu i parë në historinë e klubit ishte fitimi i Kategorisë së Parë në sezonin 2008–09. Lojtari i vetëm i klubit që ka fituar Këpucën e Artë është Altin Cuko [1]. Ky sukses u arrit në sezonin 1995–96 ku Laçi e përfundoi kampionatin në vendin e 12-të, nga 18 të mundshëm. Cuko kishte shënuar pesë Gola për Tomorin përpara se të kalonte te Laçi në janar 1996, ku ai shënoi edhe 16 herë të tjera për të fituar Këpucën e Artë me 21 Gola gjatë gjitë sezonit [2].

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KF Laçi ka fituar vetëm 4 trofe. 2 kupa te Shqiperise, nje Superkupe dhe titullin kampion te Kategorise se Pare

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kepucet Arta". Albania-Sport. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2011. Marrë më 4 tetor 2014.
  2. ^ Giovanni Armillotta (15 korrik 2009). "Albanian Football Season 1995-1996". RSSSF. Marrë më 2 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]