KS Teuta është një klub i futbollit shqiptar nga Durrësi që u themelua më 1925 me emrin KS Urani të cilin e ndërron pas dy viteve në SK Durrës. Pas hyrjes së skuadrës në ligën e parë të futbollit shqiptarë në vitin 1930 klubi merr emrin e Mbretëreshës Ilire dhe thirret KS Teuta. Më 1946 pas luftës së dytë botërore nga komunistët thirret KS Ylli i Kuqë deri në vitin 1950, nga i cili vit thirret Durrës, pastaj më 1951 Puna, 1958 KS Lokomotiva e deri në vitin 1991 kur i rikthehet emri KS Teuta të cilin e mbanë edhe sot. Ndeshjet vendase KS Teuta i luan në stadiumin Niko Dovana në Durrës. Shikueshmeria mesatare e ndeshjeve në stadiumin me kapacite prej 12.040 vendeve është diku 2.638 shikues për lojë.
Skuadra e klubit sporti Teuta ka qenë një herë kampione e ligës së parë të futbollit shqiptarë dhe dy herë ka fituar kupën kombëtare. Në arenën e futbollit Evropian ka marr pjesë në kupën e UEFA-së tri herë, për kupën Intertoto ka luajtur po ashtu tri herë ndërsa për kupën e fituesve të kupave një herë dhe për kupën Ballkanike ka luajtur një herë.
Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Edmond Hasanbelliu dhe lojtarët udhëhiqen nga trajneri i klubit Hasan Lika.
[redakto] Skuadra momentale
KS Teuta është kampione e ligës së parë Shqiptare për vitet:
- Skuadra: Kujtim Shtama, Xhevahir Kapllani, Ardian Abazi, Eugen Xhakoni, Shpetim Kapidani, Anesti Qendro, Ardian Dashi, Mikel Furrxhi, Bajram Fraholli, Alvaro Zalla, Ilir Alliu, Alban Mehmeti, Ardian Bushi, Elton Koca, Artan Vila, Dashamir Disha, Enkelejd Dobi, Marenglen Xhai, Fatos Kuci, Ilir Bushi, Gentjan Begeja, Gazmend Canaku, Elvis Kalaja
- Trainer: Haxhi Ballgjini
- 1994/95, 1999/00, 2004/05
[redakto] Shiko dhe këtë
Lojtaret kryesore te vitit 1994 kur Teuta u shpall kampion për të parën herë.
- Portierë: Xhevahir Kapllani, Kujtim Shtama
- Mbrojtes: Ardian Abazi, Anesti Qendro, Mikel Furxhi,Artan Vila, Makelian Xhai
- Mesfushorë: Enkeled Dobi, Bajram Fraholli, Ardian Dashi, Ilir Alliu
- Sulmues:Alvaro Zalla, Ardian Bushi, Gentian Begeja, Elton Koça
[redakto] Lidhje të jashtme
- ^ Shikueshmëria ne faqen zyrtare të klubit