KS Kastrioti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Përmbajtja

[redakto] Përmbledhje

Klubi Sportiv Kastrioti, KS Kastrioti, është klub futbollistik shqiptar nga Kruja, Shqipëri. Aktualisht Kastrioti militon në Superligën shqiptare që është edhe kategoria më e lartë në Shqipëri. Ndeshjet në shtëpi Kastrioti i luan në Stadiumin "Kastrioti" që ka një kapacitet prej mbi 8.000 vendesh. KS Kastrioti është SH.A me 75 % të aksioneve te zotëruara nga Albansport sh.p.k që është distributori ekskluziv i Adidas dhe Reebok në Shqipëri dhe 25 % të aksioneve të zotëruara nga Bashkia Krujë.

[redakto] Historiku

Klubi është themeluar në vitin 1926. Pasi u shpërbë përkohësisht në 1949 klubi u rithemelua përsëri në këtë vit nën emrin Krujë. Dy vite më vonë klubi u riemërua Puna Krujë dhe më 1958 ju vendos emri i mëparshëm Krujë. Që prej viteve 90 klubi ka ndërruar shpesh vendet midis Superligës, Kategorisë së Pare dhe Kategorisë së Dytë. Në sezonin 2008-2009 Kastrioti u ngjit në Superligë dhe vazhdon të militojë në këtë kategori edhe sot.

Që prej Verës 2011 F.K Kastrioti është kthyer në Sh.A. Investimet e menjëhershme të bëra nga presidenca e re si në infrastrukturë ashtu edhe në afrimin e lojtarëve cilësorë dhe të mirënjohur në Shqipëri janë të dukshëm dhe kanë filluar të japin frytet e tyre. Kastrioti momentalisht ndodhet në pozicionet e para të renditjes në Superligën shqiptare dhe stadiumi i Krujës ka marrë një pamje tjetër nga punimet e bëra. Në përgjithësi në klub është futur një frymë e re dhe optimiste e iniciuar nga investimet e bëra në strukturat e klubit. KS Kastrioti ka si objektiv të behet një nga klubet më të mira të vendit.

Kastrioti nuk ka fituar asnjëherë Superligën ose Kupën e Shqipërisë por ka fituar nga një herë titullin kampion ne Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë.

[redakto] Skuadra 2011-2012

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Albania.svg Pt Argent Halili
2 Flag of Albania.svg Mb Fatmir Caca
3 Flag of Montenegro.svg Mb Dejan Ognjanović
4 Flag of Albania.svg Mf Entonio Pashaj
5 Flag of Albania.svg Mb Rigers Hoxha
7 Flag of Albania.svg Sm Parid Xhihani
8 Flag of Albania.svg Sm Jetmir Sefa
9 Flag of Albania.svg Sm Sebino Plaku
10 Flag of Albania.svg Mf Enkeleid Alikaj
11 Flag of Albania.svg Mf Erald Turdiu
18 Flag of Romania.svg Mf Christian Daniel Dragoi
19 Flag of France.svg Sm Bruce Inkango
21 Flag of Albania.svg Mb Elton Mucollari
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Albania.svg Pt Gledis Tafaj
Flag of Albania.svg Mb Elton Grami
Flag of Albania.svg Mf Jurgen Agolli
Flag of Albania.svg Mb Erjon Xhafa
Flag of Albania.svg Mf Shpetim Citozi
Flag of Albania.svg Pt Alban Hoxha
Flag of Albania.svg Sm Guido Tepshi
Flag of Argentina.svg Mb Lucas Malacarne
Flag of Austria.svg Mf Butrint Vishaj

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera