FK Kukësi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

FK Kukësi është një klub profesionist futbolli, i vendosur në Kukës, Shqipëri. I themeluar më 4 Mars 1930, ekipi ka ndërruar 3 emra dhe disa herë ngjyrat e bluzës. Aktualisht ngjyrat e ekipit janë bardhë e blu. Që prej Gushtit 2011, FK Kukësi është një shoqëri aksionere, ku shumicën e aksioneve e ka Bashkia Kukës. President i ekipit është biznesmeni Safet Gjici. Ekipi i luan ndeshjet e veta në stadiumin Zeqir Ymeri që mban emrin e një prej futbollistëve legjendarë të klubit.

Historia e FK Kukësi[redakto | redakto tekstin burimor]

Themelimi dhe vitet e para[redakto | redakto tekstin burimor]

Në pranverën e vitit 1930 u themelua në Kukës, Shoqëria Sportive "Kosova", ku rol kryesor kishte ekipi i futbollit. Në gusht të vitit 1931, ky ekip merr pjesë për herë të parë në një turne lokal, ku u vu përballë "Kallabakut" të Borjes, "Shkëlzenit" të Tropojës, "Internatit" të Krumës dhe paraushtarakëve. Me themelimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, në vitin 1932, Shoqëria Sportive "Kosova" regjistrohet me emrin Sport Klub "Kosova". Gjithsesi ky ekip nuk mori pjesë në kampionatet kombëtare që u zhvilluan gjatë atyre viteve.

Lista e Antarëve të teseruem të Sport Klub “Kosova”, 1934[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpallja e FK Kukësit, Kampion i Kategorisë së Dytë të Shqipërisë për sezonin 2010-2011

KF Përparimi i Kukësit 1949-1990[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1949, pas përfundimit të Luftës II Botërore, rifilloi Kampionati Kombëtar i Futbollit. Në vitin 1953 Kukësi u përfshi në Kategorinë e Tretë (sot Kategoria II). Në vitin 1958, ekipi ndryshoi emrin në Klubi Sportiv Përparimi i Kukësit. Në vitin 1967 Përparimi kaloi për herë të parë në Kategorinë e Dytë (sot Kategoria e Parë) duke qëndruar aty deri në vitin 1977. Pas kēsaj periudhe, ekipi qēndroi pēr pesē vjet nē Kategorinë e Tretë. Përparimi u rikthye edhe dy herë të tjera në Kategorinë e Dytë në vitet 1982 dhe 1987, por pa mundur të përsëriste suksesin e periudhës 1967-1977. Do të duheshin 24 vjet që Kukësi të rikthehej në Kategorinë e Dytë (sot Kategoria e Parë).

KF Përparimi i Kukësit 1990-2010[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrëzimi i sistemit komunist, solli shkurtim të fondeve për futbollin dhe sportin në Kukës, duke bërë që ato të kalonin në degë të tjera më të rëndësishme për qytetin e varfër verilindor. Megjithë përpjekjet e bashkisë dhe donatorëve të ndryshëm, ku ndër më të njohurit janë firmat Western Union dhe Hotel Dardania, ekipi nuk arriti ndonjë sukses mbresëlënës.

FK Kukësi 2010-2012[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 2010, ekipi ndryshoi për herë të tretë emrin, duke vendosur emrin e ri Futboll Klub Kukësi. President i ekipit u zgjodh deputeti i Kukësit, Fatos Hoxha kurse Bashkia kishte pronësinë. U soll një trajner i ri, Shahin Berberi, dhe u kryen disa blerje cilësore. Për gjatë sezonit 2010/11, Kukësi tregoi një formë të shkëlqyer duke dalë në vendin e parë në Kategorinë e Dytë, në grupin e Veriut. Më pas në ndeshjen përballë Himarës, për titullin kampion të Kategorisë së Dytë, ekipi kuksian mundi himariotët me rezultatin 1-0. Kështu pas më shumë se 20 vitesh, FK Kukësi u rikthye në Kategorinë e Parë, (dikur Kategoria e Dytë). Në sezonin 2011/12, Kukësi e mbylli fazën dimërore si nënkampion (me një ndeshje të pa luajtur). Në fund të sezonit pas dy përballjesh dramatike me kundërshtarin e drejtëpërdrejtë, Luftëtarin, Kukësi ia doli të mbyllte kampionatin në vendin e dytë dhe si pasojë, siguroi kalimin e menjëhershëm për herë të parë në historinë e vet në Kategorinë Superiore.

Stema e KF Përparimi i Kukësit në vitet 1992-2010
Stema e KS Përparimi i Kukësit në vitet 1958-1992

FK Kukësi Sezoni 2012-2013[redakto | redakto tekstin burimor]

FK Kukësi debuton për herë të parë në historinë e saj në Kategorinë Superiore. Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, drejtues i klubit u bë Safet Gjici. Presidenti i ri mori fillimisht Armando Cungun si trajner të ri të ekipit. Më pas u mor Sulejman Starova si drejtor teknik. Me ardhjen e këtyre dy drejtuesve u bë e mundur edhe ardhja e dy lojtarëve të rinj, Rrahman Hallaçi dhe Roland Peqini, që do të shërbejnë si shtyllat e mbrojtjes. Pas rikonstruksionit, stadiumi u bë me 10.000 mij ulëse.

Kukësi në sezonin e parë si debutues e mbylli sezonin në vendin e dytë me 52 pikë, 6 pikë më pak se kampioni KF Skënderbeu. Ata arritën të siguronin një vend në fazën e kualifikueseve të UEFA Europa League. Ata arritën deri në gjysmë–finalen e Kupës së Shqipërisë ku u eleminuan nga KF Laçi, që më vonë fitoi titullin.

Stema dhe Bluza[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekipi ka ndryshuar disa herë stemën dhe ngjyrat e bluzës:

  • Stema e KS Përparimi i Kukësit në vitet 1958-1992, përmbante një top të stilizuar në formë luleje bardhë e zi, dhe në mes një yll me ngjyrë të gjelbërt brenda, kurse në pjesën e jashtme me ngjyrë të verdhë. Sipër shkruhej PERPARIMI kurse poshtë shkruhej KUKES. Stema ishte në formë rrethore. Këto ngjyra do të ngeleshin ngjyrat kryesore të ekipit deri në vitin 2010.
  • Stema e KF Përparimi i Kukësit në vitet 1992-2010, përmbante një top të bardhë me vija lejla, me shkronjën K, të vendosur mbi të që nënkuptonte Kukës. Sipër ishte i shkruajtur emri i ekipit.
  • Stema aktuale ka ngjyrat bardhë e blu, me një shqiponjë të zezë që ka në këmbët e veta një top futbolli. Sipër me shkronja të vogla është shkruajtur emri i ekipit. Poshtë është viti i themelimit të Shoqërisë Sportive Kosova. Shqiponja në stemë, ka bërë që ekipi të marrë nofkën "Shqiponjat e Veriut". Ngjyrat e bluzës janë bardhë e blu.
Presidenti i FK Kukësit, Safet Gjici, së bashku me drejtorin teknik, Sulejman Starovën duke prezantuar dy blerjet e reja për sezonin e ri 2012-2013, Rrahman Hallaçin dhe Roland Peqinin

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

Stadiumi i Kukësit, Zeqir Ymeri
Stadiumi i Kukësit pas rikonstruksionit.

Ekipi i luan ndeshjet e veta në stadiumin Zeqir Ymeri, që ka një kapacitet prej 6000 vendesh. Më përpara stadiumi kishte emrin "Përparimi" dhe ishte jashtë çdo lloj standardi. Me financime nga Bashkia Kukës, Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, në Korrik të vitit 2010, nisën punimet për rikonstruksionin e stadiumit. Stadiumi u përurua më 30 Nëntor 2010, në praninë e Presidentit të FSHF, Armando Duka, Kryetarit të Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj dhe deputetëve të Kukësit. Stadiumi u quajt Zeqir Ymeri, në nder të një prej pionerëve të futbollit kuksian. Kostoja e punimeve ishte 300.000 . Me rastin e përurimit u luajt edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Partizanit të Tiranës që u fitua 1-0 nga vendasit.

Tifozeria[redakto | redakto tekstin burimor]

FK Kukësi ka mbështetjen e gjithë banorëve të Kukësit, të apasionuar pas futbollit. Grupet kryesore në mbështetje të ekipit janë "Ultrasit Kuksianë" dhe "Armata e Veriut". Gjithashtu ekipi gëzon mbështetje të madhe edhe nga Kosova, ku mbështetësit kryesorë janë "Tigrat e Zhurit".

Rivalitetet[redakto | redakto tekstin burimor]

Kukësi ka rivalite të deklaruar me ekipin e "Pashtrikut" të Hasit, me të cilin luan derbin e Qarkut, ku ekipi hasjan nuk ka ngurruar të dhurojë rezultate befasuese. Gjithashtu Kukësi ka rivalitet me ekipin e Korabit të Peshkopisë dhe Tërbunit të Pukës, me të cilat luan derbit e Verilindjes, ku shumicën e rasteve, Kukësi ka dalë fitues.

Skuadra[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Coach Flag of Albania.svg Sulejman Starova
1 Flag of Albania.svg Pt Argent Halili
5 Flag of Albania.svg Mb Julian Brahja
6 Flag of Albania.svg Mb Dritan Smajli
7 Flag of Albania.svg Mf Gerhard Progni
TBD Flag of Nigeria.svg Mf Henri Uçe
TBD Flag of Cameroon.svg Sm Pierre Boya
11 Flag of Albania.svg Sm Vilfor Hysa
12 Flag of Albania.svg Pt Ervis Koci
13 Flag of Albania.svg Mb Rrahman Hallaçi
14 Flag of Albania.svg Mf Igli Allmuça
TBD Flag of Nigeria.svg Sm Solomonson Izuçuku
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
TBD Flag of Nigeria.svg Mb Peter Suswam
18 Flag of Albania.svg Sm Fatjon Bytyçi
20 Flag of Kosovo.svg Mf Yll Hoxha
23 Flag of Kosovo.svg Mf Besar Musolli
24 Flag of Albania.svg Mb Renato Malota
25 Flag of Albania.svg Sm Sokol Cikalleshi
26 Flag of Argentina.svg Mb Lionel Messi
10 20px Sm Cristiano Ronaldo
7 Flag of Albania.svg Mb Artan Thorja
TBD Flag of Albania.svg Mb Ylli Shameta
TBD Flag of Montenegro.svg Mb Djordje Djikanoviç
TBD Flag of Albania.svg Pt Englantin Haxho

Në Huazim[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Albania.svg Sm Enco Malindi (tek KS Kastrioti deri më 30 Qershor 2014)

Pronësia dhe Drejtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Biznesmeni Ramë Geci është Presidenti i parë i FK Kukësi sh.a.

Pas rënies së komunizmit, FK Kukësi filloi të financohej nga Bashkia Kukës, dhe donatorët që tregoheshin të gatshëm të jepnin para për ekipin. Me udhëzimet e UEFA, ekipet shqiptare filluan të ktheheshin në sh.a. (shoqëri aksionere). Më 23 Gusht 2011, me vendim unanim të Këshillit Bashkiak të Kukësit, Futboll Klub Kukësi u kthye në një shoqëri aksionere. Bashkia mbetet aksionereve e vetme e terreneve sportive, kurse shpenzimet sezonale përballohen 40% nga Bashkia dhe 60% nga një grup prej 17 biznesmenësh. President i klubit ishte Ramë Geci, pronar i firmës së ndërtimit "GECI", zv/president Safet Gjici, kurse sekretar Flamur Hoxha. Pas përfundimit me sukses të sezonit, Presidenti Geci u largua nga detyra duke ia lënë vendin një tjetër biznesmeni, Safet Gjicit, pronar i firmës së ruajtjes fizike "Euro Gjici Security".

Presidentët[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri Kombësia Nga Te Trofe
Hoxha, FlamurFlamur Hoxha Shqipëria Shqipëria 2010 2011
Gjoka, BashkimBashkim Gjoka Shqipëria Shqipëria 2011 2012
Gjici, SafetSafet Gjici Shqipëria Shqipëria 2012

Trajnerët[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri Kombësia Nga Te Trofe
Berberi, ShahinShahin Berberi Shqipëria Shqipëria 2010 2012
Cungu, ArmandoArmando Cungu Shqipëria Shqipëria 2012 2013
Şensoy, NaciNaci Şensoy Turqia Turqia 2013

Sukseset[redakto | redakto tekstin burimor]

Kampion i Kategorisë së Dytë (Kategoria e Tretë 1949-1990)

  • 1966-1967
  • 1981-1982
  • 1986-1987
  • 2010-2011

Rekordi Europian[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezoni Kompedicioni Raundi Skuadra Shtëpi Jashtë Total
2013–14 UEFA Europa League Raundi i parë kualifikues Flag of Estonia.svg Flora Tallinn 0–0 1–1 1–1 (a) Symbol keep vote.svg
Raundi i dytë kualifikues Flag of Bosnia and Herzegovina.svg Sarajevo 3–2 0–0 3–2 Symbol keep vote.svg
Raundi i tretë kualifikues Flag of Ukraine.svg Metalurh Donetsk 2–0 0–1 2–1 Symbol keep vote.svg
Raundi i Play-Off Flag of Turkey.svg Trabzonspor 0–2 3–1 1–5 Symbol delete vote.svg

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]