Letërsia e vjetër shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Letërsia e vjetër shqiptare lindi në kohën kur vendi ynë ishte i pushtuar nga osmanët,pikërisht edhe ideologjia ishte fetare dhe nën kushte të shoqërisë feudale e gjith kjo u zhvillua në mesjetë .Duke u nisur nga qëllimet atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Vepra e kësaj periushe janë në përgjithësi didaktike is p.sh. Fjalori latinisht-shqip - i F.Bardhit, Gramatika e Andrea Bogdanit . Madje kishte edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit , shume vjersha të bejtexhinjve etj.

Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta. Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është Meshari i Gjon Buzukut , botuar më 1555 .

Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë . Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është Historia e Skënderbeut e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508 - 1510 .

Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm Meshari , në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit , Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.

Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si : në Voskopojë, Elbasan , Gjirokastër dheJaninë. Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve.

Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720 - 1770 ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e re , e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës . Kishte, gjithashtu, një bibliotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën.Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Shkrimtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marko Boçari , peshkopi Grigor Gjirokastriti etj.

Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi , Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera.

Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve ( letërsi shqiptare me alfabet arab ) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja ; Nezim Frakulla nga Berati ; Zenel Bastari nga Tirana ; Muhamet Cami nga Konispoli ; Dalip Frashëri , Shahin Frashëri , nga Frashëri ; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci , nga Shkodra etj.

Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.

Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri në ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga ( 1560 - 1619 ) ; Niko Katalano ( 1637 - 1694 ) ; Nikolla Brankati ( 1675 - 1741 ) ; Nikollë Filja ( 1682 - 1769 ).

Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës ( shek XVIII ) , ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare ( De Rada , Gavril Dara i Riu , Anton Santori , Zef Serembe etj.).

Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]