Michael Ngoo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Michael Ngoo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMichael Ayodeji D. Ngoo
Datëlindja (1992-10-23) 23 tetor 1992 (31 vjeç)
VendlindjaWalthamstow, Londër, Angli[1]
Gjatësia1.98 m (6 ft 6 in)[2][3][4]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tirana
Numri45
Karriera me të rinjtë
2008–2009Southend United
2009–2013Liverpool
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2014Liverpool0(0)
2013Heart of Midlothian (huazim)15(4)
2013Yeovil Town (huazim)6(0)
2014Walsall (huazim)14(1)
2014–2015Kilmarnock6(0)
2016–2017Bromley1(0)
2017Oldham Athletic13(0)
2017–Tirana32(15)
2018–Tirana B2(1)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Anglia U196(3)
2011Anglia U203(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 1 prill 2013

Michael Ayodeji D. Ngoo (lindur më 23 tetor 1992) është një futbollist profesionist anglez i cili luan si sulmues për klubin shqiptar Tirana.[5] Ai ka përfaqsuar Anglinë në nivelet nën-19 dhe nën-20.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngoo filloi karrierën e tij si lojtar i ri me Southend United.[6] Në korrik 2009, ai ishte në provë tek Manchester United, duke luajtur me ekipin nën-16 në Milk Cup,[7] me United që doli triumfues.[8] Ai ndoqi shkollën Brampton në East Ham.

Liverpool[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator 2009, në moshën 16 vjeç,[9] Ngoo firmosi për Liverpool për një shifër që besohej të ishte rreth 250,000 £.[10] Gjatë sezonit 2010–11 ku ai përfaqson ekipin nën-18, Ngoo shënoi 15 gola në 21 paraqitje.[11] Një sezon më vonë ai ishte kryegolashënuesi i ekipit rezervë.[12]

Më 14 shtator 2012, pasi shënoi golin e fundit të ekipit nën-21 në fitoren 4–1 kundër Çelsit, Ngoo zbuloi një bluzë që mbarte mesazhin "96 reasons 4 Justice" (96 arsyje për dretësi; 4 është shkurtes për fjalën for, "për" në shqip).[13] Ngoo u ndëshkua me karton të verdhë për këtë homazh e cila erdhi në javën kur Paneli i Pavarur i Hillsborough publikuan raportin e tyre.[14][15] Në janar 2013, ai u huazua tek Heart of Midlothian për të fituar më shumë përvojë.[16]

Në fund të sezonit 2013–14, ai u lirua nga klubi.[17]

Huazimi te Midlothian[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi ishte vëzhguar në disa ndeshje me ekipin nën-21 të Liverpoolit,[18] më 24 janar 2013, u lajmërua se ai ishte gati për t'u bashkuar me klubin e Premier Ligës Skoceze Heart of Midlothian (Hearts) në huazim deri në fund të sezonit,[19] subjekt i plotësimit të letrave të punës.[20] Marrëveshja u plotësua një ditë më vonë,[21] gjë që do të thoshte ai u ribashkua me shokun e tij tek Liverpool, Daniel Wilson, i cili gjithashtu kishte ardhur si i huazuar.[22] Ngoos j'u dha fanella me numrin 21.[23] Ai debutoi në ditën e ardhshme në gjysëm-finalen e Kupës së Skocisë ndaj Inverness, duke shënuar golin e barazimit për ekipin.[24] Hearts fituan ndeshjen nga penalltitë me rezultatin 5–4, pas barazimit 1–1 në kohën e rregullt, me Ngoon i cili shënoi penalltinë e tij.[25] Më 17 mars 2013, ai dhe ekipi i tij humbën në finale pasi u mposhtën 3–2 nga St Mirren.[26] Ngoo më pas pësoi një dëmtim në shpatull[27] e cila e vuri në vështirësi në fundin e sezonit,[28] duke bërë që të humbiste fitoren 3–0 ndaj St Mirren më 4 maj.[29][30] Gjatë kohës së tij në Skoci ai luajti 17 herë, duke shënuar edhe pesë gola.[31] Ngoo komentoi se ai besonte se ishte përmirësuar si lojtarë gjatë kohës së tij tek klubi nga Edinburgu.[32]

Huazimi te Yeovil Town[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 korrik 2013, Ngoo firmosi me ekipin e sapongjitur në Championship Yeovil Town në huazim për sezonin 2013–14.[33] Më 3 gusht 2013, Ngoo bëri debutimin e tij me ekipin duke luajtur si zëvëndësues në fitoren 1–0 ndaj Millwall.[34] Debutimi i tij i plotë erdhi tre ditë më vonë në raundin e parë të Kupës së Ligës ndaj Southend United, duke luajtur për 82 minuta para se të zëvëndësohej nga Kieffer Moore në fitoren 1–0 ndaj Southend United.[35] Ai luajti edhe dy ndeshje të tjera si zëvëndësues para ndeshjeve të rradhës si titullar, në shtëpi ndaj Birmingham City dhe jashtë fushe ndaj Burnley; Yeovil i humbi të dyja ndeshjet.[36][37] Ai luajti si titullar në ndeshjen e rradhës të ekipit në shtëpi kundër Derby County, por u zëvëndësua në fundin e pjesës së parë nga Andy Williams në disfatën 3–0 ndaj Derby County.[38] Ai u la sërisht në stolin e rezervave në dy ndeshjet e tij të fundit me klubin, duke luajtur si zëvëndësues në të dyja rastet, përfshirë gjashtë minuta ndaj Reading dhe njëmbëdhjetë minuta ndaj Queens Park Rangers.[39][40]

Më 9 tetor 2013, Ngoo u rikthye tek Liverpooli pasi marrëveshja e tij e huazimit u mbyll me mirëkuptim.[41]

Huazimi te Walsall[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 janar 2014, Ngoo u bashkua me Walsall në huazim.[42] Ai debutoi më 8 shkurt kundër Milton Keynes Dons, duke humbur një penallti në një humbje 3–0. Më 18 prill 2014, Ngoo shënoi golin e parë të klubit, një gol i cili u shënua me kokë në ndeshjen e League One kundër Carlisle United e cila u mbyll në barazim 1–1.[43]

Kilmarnock[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 15 gusht 2014, Ngoo u bashkua me Kilmarnock në një marrëveshje dy-vjeçare.[44]

Bromley[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas largimit të tij nga Kilmarnock, Ngoo filloi duke u stërvitur me klubin e National League Bromley. Klubi lajmëroi blerjen e tij më 19 nëntor 2016 dhe debutoi në të njëjtën ditë duke luajtur si zëvëndësues në minutën e 76të kundër Chester.[45]

Oldham Athletic[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 janar 2017, Ngoo firmosi me ekipin e League One Oldham Athletic në një marrëveshje të shkurtër që do të zgjaste deri në fund të sezonit.[46] Ngoo u lirua nga Oldham në fund të sezonit 2016–17.[47]

Tirana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shtator 2017, Ngoo firmosi me klubin shqiptar Tirana në një marrëveshje një-vjeçare me një mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.[48] Ai mori fanellën me numrin 45, dhe bëri debutimin e tij zyrtar në ndeshjen e Superkupës ndaj Kukësit më 6 shtator, duke luajtur disa minuta nga fundi me ekipin që fitoi me një gol të mbrojtësit Erion Hoxhallari.[49] Ky ishte trofeu i 11të i Tiranës, e cila gjithashtu vendosi rekord si klubi i parë i Kategorisë së Parë që fiton këtë trofe.[49] Debutimi i tij në ligë erdhi më 16 shtator në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Ilirisë; ai hyri në fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë dhe kontriboi në fitoren 1–0 në shtëpi.[50] Goli i tij i parë u shënua në paraqitjen e tij të tretë me ekipin, në një ndeshje lige ndaj Pogradecit më 24 shtator, duke shënuar të dytin e fitores 3–0 në Stadiumin Gjorgji Kyçyku.[51] Tre ditë më vonë, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë 2017–18, Ngoo shënoi dy gola duke udhëhequr ekipin e tij në një fitore 2–0 në shtëpi dhe 4–1 me rezultat të përgjithshëm.[52]

Ngoo u rikuperua nga një dëmtim i gjatë në shtator 2018,[53] dhe bëri debutimin e tij në elitë më 16të në suksesin 3–1 ndaj Luftëtarit, duke u aktivizuar në minutat e fundit të takimit të vend të Dejan Blazhevskit.[54] Ngoo hasi vështirësi në pjesën e parë të sezonit, duke u pezulluar për 24 orë më 16 tetor pasi debatoi me trajnerin e ri Ardian Mema për sjellje të papranueshme;[55] ngjarja ndodhi gjatë një seance stërvitore ku anglezi i ktheu fjalën trajnerit si dhe e ofendoi me fjalët në anglisht "fuck you".[55] Ai u gjobit edhe me 500 € si dhe u la në stol në humbjen 1–0 të skuadrës në Vlorë.[56] Ngoo u pezullua sërisht më 23 tetor për një kohë pa kufi,[57] dhe në fund të muajit u dërgua për t'u stërvitur me ekipin e rezervave.[58] Ai debutoi për rezervat më 11 nëntor duke shënuar në një fitore 3–2 ndaj Adës.[59] Dy ditë më vonë, klubi vendosi që ta rikthej në ekipin e parë.[60] Ai luajti në një ndeshje miqësore ndaj Korabit më 16 nëntor, duke shënuar një nga golat e ekipit,[61] por u përfshi në një tjetër debat, këtë herë me shokun e skuadrës Gentian Muça, se kush do të gjuante një penallti;[62] debati verbal për pak sa nuk u bë fizik po të mos ishin shokët e tjerë të skuadrës që i ndanë. Ishte Ngoo ai që në fund gjuajti penalltinë, por tentativa e tij ishte e pasaktë. Në ditët tjetër, ai u pezullua sërisht dhe u detyrua të stërvitej vetëm.[63]

Ngoo shënoi golin e parë në Kategorinë Superiore më 8 dhjetor në fitoren 4–0 në shtëpi ndaj Kastriotit që riktheu Tiranën tek tre pikët pas nëntë javësh.[64]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngoo ka përfaqsuar Anglinë nën-19.[65] Ai u thirr nga Anglia për të luajtur në Kupën e Botës nën-20 në Kolumbi në 2011,[66] dhe debutoi[65] më 1 gusht 2011, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 72të[67] në një ndeshje grupi ndaj Argjentinës, duke zëvëndësuar Callum McManaman në një barazim pa gola.[68] Ai zhvilloi tre paraqitje gjithsej gjatë turnamentit.[65] Ai është i disponueshëm për të përfaqësuar Nigerinë dhe Kamerunin falë gjyshit të tij.[69]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 22 shkurt 2019[70][71]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Liverpool 2012–13[31] Premier League 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
2013–14[72] Premier League 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 0 0 0 0 0 0 0 0
Heart of Midlothian (huazim) 2012–13[31] Premier Liga Skoceze 15 4 0 0 2 1 17 5
Yeovil Town (huazim) 2013–14[72] Championship 6 0 0 1 0 0 7 0
Walsall (huazim) 2013–14[72] Liga e Parë 14 1 0 0 0 0 14 1
Kilmarnock 2014–15[73] Premier Liga Skoceze 6 0 0 0 1 0 7 0
Bromley 2016–17[74] National League 1 0 0 0 0 0 1 0
Oldham Athletic 2016–17[74] Liga e Parë 13 0 0 0 0 0 13 0
Tirana 2017–18 Kategoria e Parë 19 11 6 2 0 0 1 0 26 13
2018–19 Kategoria Superiore 13 4 4 2 17 6
Gjithsej 32 15 10 4 0 0 1 0 43 19
Gjithsej karriera 87 20 10 4 4 1 1 0 102 25

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Heart of Midlothian[70]
Tirana[70]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Rollin, Glenda; Rollin, Jack, red. (2012). Sky Sports Football Yearbook 2012–2013 (bot. 43rd). Londër: Headline. fq. 474. ISBN 978-0-7553-6356-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "LIVERPOOL KID MICHAEL NGOO COULD BE AN SPL HIT". express.co.uk. Daily Express. 23 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Playing for Hearts is just the beginning for Wilson" [Të luash për Hearts është vetëm fillimi për Wilson]. scotsman.com. The Scotsman. 23 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Hearts sign Liverpool striker Michael Ngoo on loan until end of the season" [Hearts firmosin me sulmuesin e Liverpoolit Michael Ngoo në huazim deri në fund të sezonit]. dailyrecord.co.uk. Daily Record. 25 janar 2013. Marrë më 25 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Michael Ngoo Profile" [Profili i Michael Ngoo]. liverpoolfc.com. Liverpool. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Liverpool beat Manchester United in race for Southend starlet Michael Ngoo – the 'new Peter Crouch'" [Liverpool mposht Manchester United në garën për yllin e Southend Michael Ngoo – 'Peter Crouch i ri']. dailymail.co.uk. Daily Mail. 14 shtator 2009. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Milk Cup: Robert's red-hot for Manchester United" [Milk Cup: E kuqja e nxehtë e Robertit për Manchester United]. belfasttelegraph.co.uk. Belfast Telegraph. 29 korrik 2009. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Man Utd and Everton retain titles" [Man Utd dhe Everton ruajnë tituj]. bbc.co.uk/sport. BBC Sport. 31 korrik 2009. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Liverpool FC's conduct praised as Michael Ngoo signs in at Anfield" [Sjellja e Liverpool vlerësohet me Michael Ngoo që firmos në Anfield]. liverpoolecho.co.uk. Liverpool Echo. 12 shtator 2009. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Liverpool sign Southend striker" [Liverpool firmos me sulmuesin e Southend]. news.bbc.co.uk. BBC Sport. 15 shtator 2009. Marrë më 25 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Hearts make loan bid for Liverpool striker Michael Ngoo" [Hearts bën ofertë huazimi për sulmuesin e Liverpool Michael Ngoo]. scotsman.com. The Scotsman. 23 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Liverpool's striker hunt may start from within the club" [Gjuetia e sulmuesit të Liverpoolit mund të fitoj brënda klubit]. bbc.co.uk. BBC Sport. 4 shtator 2012. Marrë më 25 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Liverpool striker Michael Ngoo booked after revealing T-shirt tribute to 96 Hillsborough victims" [Sulmuesi i Liverpoolit Michael Ngoo ndëshkohet pasi zbuloi një fanellë homazhi për viktimat e 96 Hillsborough]. telegraph.co.uk. The Telegraph. 14 shtator 2012. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Ngoo punished for Hillsborough tribute". soccernet.espn.go.com. ESPN Soccernet. 15 shtator 2012. Marrë më 25 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  15. ^ "Liverpool youngster Ngoo booked for Hillsborough tribute as Chelsea U21s thrashed" [I riu i Liverpoolit Ngoo ndëshkohet për homazhin e Hillsborough me Çelsi nën-21 që shkatërrohet]. dailymail.co.uk. Daily Mail. 14 shtator 2012. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Striker Completes Loan Move" [Sulmuesi kompleton lëvizjen e huazimit]. liverpoolfc.com. Liverpool. 25 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2013. Marrë më 25 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Premier League clubs submit retained and released lists" [Klubet e Premier Ligës dorëzojnë listat me lojtarët e mbajtur dhe liruar]. Premier League. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2015. Marrë më 23 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Liverpool mull Hearts' loan bid for Michael Ngoo" [Liverpool mendon për ofertën e huazimit të Hearts për Michael Ngoo]. scotsman.com/edinburgh-evening-news. Edinburgh Evening News. 24 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  19. ^ "Jambos to snap up Ngoo" [Jambos të kapi Ngoon]. heartsfc.co.uk. Heart of Midlothian F.C. 24 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Hearts: Michael Ngoo arrives for loan from Liverpool" [Hearts: Michael Ngoo vjen në huazim nga Liverpooli]. bbc.co.uk/sport. BBC Sport. 24 janar 2013. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Hearts add Michael Ngoo to semi-final squad after confirming loan capture" [Hearts shtojnë Michael Ngoo në ekipin e gjysëm-finales pasi lëvizja e huazimit u konfirmua]. sport.stv.tv. STV. 25 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014. Marrë më 25 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Danny Wilson: No regrets on Liverpool move" [Danny Wilson: Asnjë pendesë për lëvizjen nga Liverpool]. bbc.co.uk. BBC Sport. 22 janar 2013. Marrë më 23 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Ngoo signs" [Ngoo firmos]. heartsfc.co.uk. Heart of Midlothian F.C. 25 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2013. Marrë më 25 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Hearts beat Inverness on penalties" [Hearts mposhtin Inverness nga penalltitë]. bbc.co.uk. BBC Sport. 26 janar 2013. Marrë më 26 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Hearts spot on to reach final" [Hearts arrijnë finalen nga penalltitë]. skysports.com. Sky Sports. 26 janar 2013. Marrë më 26 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "St Mirren lifted their first major silverware in more than a quarter of a century" [St Mirren ngrijnë trofeun e tyre të parë madhor pas më shumë se çerek shekulli]. bbc.co.uk. BBC Sport. 17 mars 2013. Marrë më 26 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Dale Carrick in line to replace Michael Ngoo" [Dale Carrick në rradhë për të zëvëndësuar Michael Ngoo]. scotsman.com. Edinburgh Evening News. 27 prill 2013. Marrë më 26 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  28. ^ "Hearts sweat over Michael Ngoo and Danny Wilson" [Hearts djersisin për Michael Ngoo dhe Danny Wilson]. scotsman.com. Edinburgh Evening News. 10 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  29. ^ "That's entertainment" [Ky është argëtim]. heartsfc.co.uk. Heart of Midlothian F.C. 9 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  30. ^ "St Mirren's relegation torment continues at least for another 24 hours after a thorough beating by Hearts" [Tortura e rënjes së St Mirren vazhdon për të paktën 24 orë të tjera pas një mposhtjeje tërësore nga Hearts]. bbc.co.uk. BBC Sport. 4 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ a b c "Games played by Michael Ngoo in 2012/2013" [Ndeshje të luajtura nga Michael Ngoo në 2012/2013]. Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Michael Ngoo: 'I've improved during Hearts stint'" [Michael Ngoo: 'Jam përmirësuar gjatë kohës tek Hearts]. scotsman.com. Edinburgh Evening News. 4 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2013. Marrë më 26 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Yeovil Town sign Michael Ngoo and Billy Clifford on loan" [Yeovil Town firmos me Michel Ngoo dhe Billy Clifford në huazim]. news.bbc.co.uk. BBC Sport. 10 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Millwall 0–1 Yeovil". news.bbc.co.uk. BBC Sport. 3 gusht 2013. Marrë më 5 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Southend 0–1 Yeovil". bbc.co.uk. BBC Sport. 6 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Yeovil 0–1 Birmingham". news.bbc.co.uk. BBC Sport. 10 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Burnley 2–0 Yeovil". news.bbc.co.uk. BBC Sport. 17 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Yeovil 0-3 Derby". news.bbc.co.uk. BBC Sport. 24 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Yeovil 0-1 Reading". news.bbc.co.uk. BBC Sport. 31 gusht 2013. Marrë më 17 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Yeovil 0-1 QPR". news.bbc.co.uk. BBC Sport. 21 shtator 2013. Marrë më 17 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Michael Ngoo: Liverpool striker's Yeovil Town loan is cancelled" [Michael Ngoo: Huazimi i sulmuesit të Liverpool tek Yeovil Town anullohet]. news.bbc.co.uk. BBC Sport. 10 tetor 2013. Marrë më 11 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Saddlers Secure Premier League Striker" [Saddlers sigurojnë sulmuesin e Premier Ligës]. Walsall FC. 31 janar 2014. Marrë më 31 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Carlisle 1 v 1 Walsall". news.bbc.co.uk. BBC Sport. 18 prill 2014. Marrë më 18 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Ex-Hearts loanee Michael Ngoo signs two-year contract with Kilmarnock" [Ish i huazuari i Hearts Michael Ngoo firmos një kontratë dy-vjeçare me Kilmarnock]. STV. 15 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2014. Marrë më 15 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Squad Update: Michael Ngoo joins Club" [Përditësimi i skuadrës: Michael Ngoo i bashkohet klubit]. 19 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2016. Marrë më 19 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Oldham Athletic: Anthony Gerrard and Michael Ngoo join League One side" [Oldham Athletic: Anthony Gerrard dhe Michael Ngoo i bashkohet klubit të League One]. news.bbc.co.uk. BBC Sport. 20 janar 2017. Marrë më 20 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Oldham Athletic: Lee Croft tops list of six players released" [Oldham Athletic: Lee Croft në krye të listës së gjashtë lojtarëve të liruar]. news.bbc.co.uk. BBC Sport. 3 maj 2017. Marrë më 18 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "Prezantohet sulmuesi Michael Ngoo". KF Tirana. 2 shtator 2017. Marrë më 17 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ a b "Tirana fiton për herë të 11 Superkupën e Shqipërisë". SuperSport Albania. 6 shtator 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2017. Marrë më 7 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ Rinald Bregasi (16 shtator 2017). "Tirana nis aventurën e re me fitore". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2017. Marrë më 23 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ Erald Kodheli (24 shtator 2017). "Tirana bind, fiton 3-0 në Pogradec". SuperSport Albania. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2017. Marrë më 28 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ Olsi Avdiaj (28 shtator 2017). "Ngo nuk ndalet më, por Tirana është në ankth për afrimin e fundit". Sport Ekspres. Marrë më 28 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Fundi i ankthit, Tirana tani shpreson për golat. Kthehet në fushë Majkëll Ngo". Panorama Sport. 13 shtator 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Pikante Tirana-Luftëtari/ Hoxhallarin e spiunon arbitri i katërt, zbulohet tersi i bardhebluve". Panorama Sport. 17 shtator 2018. Marrë më 21 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ a b "Plas te Tirana/ Trajneri Mema përplaset me sulmuesin afrikan, e pezullon". Ora News. 18 tetor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Jo vetëm pezullim, Tirana gjobit anglezin Ngoo. Mbetet edhe jashtë titullarëve". Panorama Sport. 22 tetor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ "Ngo nuk del në stërvitje, sulmuesi është i pezulluar". Panorama Sport. 24 tetor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ "Përplasja me Memën, Ngo drejt Tiranës B, por me mendjen nga gjyqi". Panorama Sport. 31 tetor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ "Ngo, "leksion" nga Tirana B. Bardhebluve u rikthehet edhe "gladiatori" Gentian Muça". Panorama Sport. 12 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ "E PLOTË/ Presion nga Partizani, Tirana rikthen Majkëll Ngonë. Zbardhen prapaskenat, klubi kundër trajnerit". Panorama Sport. 14 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ "Ngo rikthehet me gol te Tirana, bardheblutë fitojnë në miqësore përballë Korabit". Panorama Sport. 16 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  62. ^ "Autogoli me Majkëll Ngo, tani nuk ka më shpëtim!". Sport Ekspres. 17 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ "Ndëshkimi i tretë brenda një muaji, Tirana dënon sërish Ngonë". Panorama Sport. 18 nëntor 2018. Marrë më 18 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ "Nga Kastrioti te Kastrioti, Tirana rikthehet me goleadë". Top-Channel.tv. 8 dhjetor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ a b c "Michael Ngoo Profile" [Profili i Michael Ngoo]. thefa.com. Federata Angleze e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2013. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ "Head Coach Brian Eastick Names His Squad Foe World Cup in Colombia" [Trajneri Brian Eastick emëron ekipin e tij për Kupën e Botës në Kolumbi]. thefa.com. Federata Angleze e Futbollit. 29 qershor 2011. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ "Argentina – England" [Argjentina – Anglia]. fifa.com. Fifa. 1 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2014. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ "England Under-20s miss their chance to sink Argentina" [Anglia nën-20 humbasin rastet e tyre për të mbytur Argjentinën]. guardian.co.uk. The Guardian. 2 gusht 2011. Marrë më 24 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ "I'll consider playing for Nigeria – Ayodeji, Nigerian-born England player" [Do ta konsiderojë të luajë për Nigerinë – Ayodeji, lojtari anglez i lindur në Ngeri]. Punch. 14 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ a b c "Michael Ngoo". Soccerway. Marrë më 23 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  71. ^ "Michael Ngoo". Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  72. ^ a b c "Games played by Michael Ngoo in 2013/2014" [Ndeshje të luajtura nga Michael Ngoo në 2013/2014]. Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ "Games played by Michael Ngoo in 2014/2015" [Ndeshje të luajtura nga Michael Ngoo në 2014/2015]. Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ a b "Games played by Michael Ngoo in 2016/2017" [Ndeshje të luajtura nga Michael Ngoo në 2016/2017]. Soccerbase. Marrë më 20 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]