Rodrigo Palacio
Palacio me Argjentinën në 2013 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Rodrigo Sebastián Palacio Alcalde[1] | ||
Datëlindja | 5 shkurt 1982 | ||
Vendlindja | Bahía Blanca, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.76 m (5 ft 9 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1990–2002 | Bella Vista | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2004 | Huracán de Tres Arroyos | 53 | (15) |
2004–2005 | Banfield | 36 | (9) |
2005–2009 | Boca Juniors | 131 | (54) |
2009–2012 | Genoa | 90 | (35) |
2012–2017 | Internazionale | 140 | (39) |
2017–2021 | Bologna | 127 | (19) |
2021–2022 | Brescia | 30 | (6) |
Gjithsej | 607 | (177) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2005–2014 | Argjentina | 28 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Rodrigo Sebastián Palacio Alcalde (lindur më 5 shkurt 1981) është një ish futbollist profesionist argjentinas i cili luante si sulmues. Ai është i biri i José Ramón Palacio, një lojtar historik i Olimpo de Bahia Blanca gjatë viteve 1980'.[3] Palacio ka gjithashtu edhe pasaportë spanjolle.[4]
Në nivel ndërkombëtar, Palacio ka përfaqësuar Argjentinën në dy Kupa Bote dhe një Copa América, duke fituar medaljet e finalistit në Kupën e Botës 2014 dhe Copa América 2007.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Boca Juniors
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dhjetor 2007, Palacio mori pjesë në botërorin e klubeve me Boca Juniorsin. Palacio luajti në fitoren e Bocas 1–0 kundër skuadrës tuniziane Étoile du Sahel më 12 dhjetor.[5] Më 16 dhjetor 2007, në finalen e botërorit të klubeve, Palacio shënoi golin e barazimit të përkohshëm në humbjen 2–4 kundër skuadrës italiane AC Milan.[6] Atij j'u dhurua trofeu "Bronze Ball" (Topi i bronztë) duke u rendit si lojtari i tretë më i mirë i turnamentit, mbrapa Clarence Seedorf dhe Kaká respektivisht. Performancat e mira të Palacios në Kupën Libertadores, e ndihmuan Bocan që të mos eleminohej që në fazën e grupeve, ai shënoi dy gola në fitoren 3–0 kundër skuadrës meksikane Club Atlas, dhe gjithashtu shënoi golin e tretë në fitoren dramatike 4–3 kundër skuadrës kiliane Colo-Colo. Më 7 Maj 2008, Palacio shënoi një gol në fitoren 2–1 kundër skuadrës braziliane Cruzeiro. Boca Juniors arriti deri në gjysmë-finale, ku u eleminuan nga Fluminense.
Pavarësisht nga një dëmtim i vogël, që e mbajti Palacion jasht fushave të lojës për një pjesë të vogël të gjysmës së dytë të sezonit, Palacio u rikthye për të fituar me Bocan trofeun Recopa Sudamericana kundër Arsenal de Sarandí, ai shënoi një gol në finalen e parë, dhe një gol tjetër në ndeshjen e kthimit. Më 20 dhjetor 2008, Palacio shënoi në fitoren 3–1 kundër San Lorenzo duke ndihmuar skuadrën e tij që të mbronte titullin.[7]
Genoa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sezoni 2009–10
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 korrik 2009, Palacio firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin italian Genoa; rroga e tij u raportua të ishte 2.81 milion € në sezon.[8] Ai zëvëndësoi të larguarin Diego Milito në krye të sulmit sëbashku me Hernán Crespon.[9] Pjesë e tyre u bë dhe argjentinasi tjetër Luciano Figueroa, ish shok ekipi i Palacios te Boca Juniors. Më 5 nëntor, Palacio shënoi golin e parë me Genoan në fitoren 3–2 kundër OSC Lille në Ligën e Europës.[10]
Më 6 dhjetor, Palacio shënoi golin e tij të parë në Serie A në barazimin 2–2 kundër Parmës.[11] Ai shënoi golin e parë për vitin 2010 në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Atalantës.[12] Më 18 prill 2010, sërisht kundër Parmës, Palacio shënoi një dygolësh në fitoren 2–3 në transfertë. Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i klubit me 8 gola në 37 ndeshje.
Sezoni 2010–11
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Palacio shënoi golin e parë për sezonin e ri më 3 tetor në suksesin 2–1 kundër Barit në shtëpi.[13] Pas kësaj, ai qëndroi plot 16 ndeshje pa shënuar, duke u zhbllokuar më 30 janar 2011 në fitoren 3–1 kundër Parmës.[14] Më 20 shkurt, Palacio dhe Alberto Paloschi shënuan secili një dopietë në fitoren 4–3 me përmbysje të Genoas kundër Romës; Genoa e kishte mbyllur pjesën e parë në disavantazh të tre golave.[15] Ai shijoi një formë pozitive në javët e fundit të sezonit, duke shënuar në fitoren 4–2 kundër Lecces dhe 3–2 kundër Cesenës; ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipi me 9 gola.
Sezoni 2011–12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Palacio e nisi sezonin e ri duke shënuar një dopietë në fitoren 4–3 kundër Nocerinës në raundin e parë të Kupës së Italisë. Më 1 shtator, ai firmosi një kontratë të re tre-vjeçare.[16] Palacio shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 2–1 kundër Lazios në Stadio Olimpico, e cila u pasua me një dygolësh në suksesin 3–0 kundër Catanias. Ai shënoi edhe në humbjet kundër Chievos dhe Parmës, duke arritur të shënoj gol në katër ndeshje rradhazi në Serie A për herë të parë.
Palacio e nisi pjesën e dytë të sezonit në formë pozitive, fillimisht duke shënuar në fitoren 3–2 kundër Udineses e cila u ndoq me dygolësha në ndeshjet kundër Palermos dhe Napolit. Më 25 shkurt, ai shënoi një dygolësh në barazimin 2–2 kundër Parmës;[17] ai arriti në kuotën e shtatë golave në gjashtë ndeshje kundër tyre. Palacio e mbylli sezonin me 21 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 17 në Serie A: kontributi i tij rezuloi vendimtar për ekipin, që i shpëtoi rënjes në Serie B duke u renditur në vendin e 17të.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 22 Maj 2012, presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, konfirmoi se Palacio do të bëhej lojtar i Interit duke nisur nga sezoni 2012–13.[18] Transferimi u zyrtarizua më 7 qershor, me Palacion i cili firmosi një kontratë tre-vjeçare me rrogë 2.7 milion € pêr sezon. Vlera e transferimit ishte 10.5 milion €.
Sezoni 2012–13
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Palacio bëri debimin e tij zyrtar me Zikaltrit më 2 gusht në fitoren 3–0 në transfertë kundër Hajduk Split në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Goli i tij i parë erdhi më 22 gusht në fitoren 2–0 kundër Vasluit në ndeshjen e parë të parë të fazës play-off;[19] ai gjithashtu shënoi në ndeshjen e kthimit në San Siro, duke ndihmuar Interin të kualifikohej në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 4–2.[20]
Palacio shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 2–0 kundër Catanias në javën e 8të.[21] Më 4 nëntor, ai shënoi një nga tre golat e fitores 3–1 kundër Juventusit në Juventus Stadium; kjo ishte e parë e tyre në stadiumin e ri pas 49 ndeshjesh.[22][23] Katër ditë më pas, ai Palacio regjistroi një dopietë në fitoren 3–1 kundër Partizanit në Beograd në fazën e grupeve të Ligës së Evropës; ai gjithashtu shënoi golin e vetëm në fitoren minimale 1–0 në San Siro kundër tyre, duke i siguruar Interin kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Më 18 dhjetor, Palacio luajti për 15 minuta si portier në fitoren 2–0 kundër Hellas Veronës në raundin e dytë të Kupës së Italisë; ai hyri në portë pas dëmtimit të Luca Castellazzit dhe kryerjes së tre zëvëndësimeve, duke kryer një pritje vendimtare ndaj mesfushorit Alessandro Carrozza në minutën e 91të.[24] Më 14 shkurt 2013, Palacio shënoi një dopietë në fitoren 2–0 kundër CFR Cluj në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e parë në vend të Diego Militos, i cili pësoi një dëmtim të rëndë.[25]
Palacio shijoi një formë pozitive në dy muajt e ardhshëm, fillimisht duke shënuar një dopietë në fitoren 3–2 me përmbysje kundër Catanias[26] dhe një gol në fitoren 4–1 kundër Tottenhamit në raundin e 16-tave të Ligës së Evropës; pavarësisht kësaj fitore, Interi u eliminua nga kompeticioni me rregullin e golit jashtë fushe. Më 3 prill, ai shënoi dy gola në fitoren 2–0 kundër Sampdorias në transfertë,[27] por gjithashtu pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për dy muaj, duke humbur tetë ndrshje.[28] Ai u rikthye më 19 maj në humbjen 5–2 kundër Udineses në javën e fundit të kampionatit. Palacio regjistroi 22 gola në sezonin 2012–13, i cili rezultoi të ishte një nga më negativët në historinë e klubit.
Sezoni 2013–14
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Palacio shënoi dy gola në fitoren 4–0 kundër Cittadellas në raundin e parë të kupës në ndeshjen e parë të sezonit.[29] Ai e nisi kampionatin duke shënuar kundër Genoas[30] në javën e parë dhe Catanias në javën e dytë (përfshirë dhe një asist), me Interin që i fitoi të dy ndeshjet.[31] Ai vazhdoi formën pozitive, duke shënuar një dopietë në barazimin 3–3 kundër Torinos më 20 tetor dhe një gol në fitoren 4–2 kundër Veronës në shtëpi.[32][33] Më 3 nëntor, ai shënoi një gol të rëndësishëm në fitoren 3–0 kundër Udineses në Friuli.[34] Më 22 dhjetor, Palacio shënoi një gol me finte në minutën e 86të kundër Milanit në Derby della Madonnina në ndeshjen e fundit të vitit.[35]
Palacio vazhdoi të ishte protagonist me ekipin pavarësisht një nisje të ngadaltë në vitin 2014; më 15 shkurt, ai shënoi në fitoren 2–1 kundër Fiorentinës në Stadio Artemio Franchi.[36] Më 9 mars, ai i dha tre pikët ekipit kundër Torinos falë një goli me kokë në pjesën e parë.[37] Pesë ditë më pas, ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2016.[38][39] Më 16 mars, ai shënoi në minutën e 13të në fitoren 2–0 kundër Veronës në transfertë,[40] e ndjekur nga një gol dhe dy asiste në fitoren 4–0 kundër Sampdorias, po në transfertë.[41] Më 10 maj, Palacio shënoi një dygolësh në fitoren 4–1 kundër S.S. Lazios në shtëpi, e cila ishte ndeshja e fundit e kapitenit Javier Zanetti në San Siro si lojtar i klubit; me këtë fitore, Interi e mbylli kampionatin në vendin e 4të, duke u rikthyer në Ligën e Evropës.[42] Palacio e mbylli sezonin me 17 gola në kampionat dhe 2 në kupë.
Sezoni 2014–15
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Palacio e humbi fazën përgatitore të sezonit 2014–15 për shkak të pjesmarrjes së tij në Kupën e Botës 2014 me Argjentinën. Ai nuk u thirr as në dy ndeshjet e ekipit në Ligën e Evropës kundër Stjarnan si dhe në ndeshjen hapëse së kampionatit kundër Torinos, pasi trajneri Walter Mazzarri kishte vendosur t'a lejonte të pushonte.[43] Ai u rikthye më 14 shtator duke u aktivizuar në minutat e fundit të fitores 7–0 kundër Sassuolos.[44][45] Palacio pati një ecuri negative gjatë pjesës së parë të sezonit, duke mos shënuar për plot 1,016 minuta, ose 15 ndeshje;[46] ai u zhbllokua në barazimin 2–2 kundër Lazios në ndeshjen e fundit të vitit.[47] Ai u emërua në ekipin më të keq të Serie A në pjesën e parë të sezonit, sëbashku me shokët e ekipit Nemanja Vidić dhe Yann M'Vila.[48]
Rendimenti i Palacios u përmirësua gjatë pjesës së dytë të sezonit. Ai shënoi në fitoren 3–1 kundër Genoas në kampionat në ndeshjen e tij të parë për vitin 2015.[49] Në Ligën e Evropës, ai shënoi një dopietë në barazimin 3–3 kundër Celtic në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave;[50] Interi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4–3. Në raundin e 16-tave, ai shënoi të dy golat e ekipit të tij në humbjen 5–2 (1–3 në transfertë dhe 1–2 në shtëpi) me rezultatin e përgjithshëm kundër Wolfsburgut.[51] Më 11 prill, Palacio shënoi në triumfin 3–0 kundër Veronës në transfertë, duke e rikthyer Interin te fitorja pas gjashtë ndeshjesh.[52] Goli i tij i fundit për sezonin 2014–15 erdhi në fitoren 4–3 kundër Empolit në javën e 38të të kampionatit;[53] ky ishte një tjetër sezon negativ për Zikaltrit, të cilët nuk mundën të sigurojnë pjesmarrjen në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm.[54] Palacio e mbylli sezonin me 41 ndeshje dhe 12 gola në të gjitha kompeticionet.
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Palacio bëri debimin e tij me kombëtaren argjentinase më 8 mars 2005 në barazimin 1–1 në miqësoren kundër Meksikës.[55] Pas kësaj, ai u aktivizua në fitoren 2–1 në transfertë kundër Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Argjentina u kualifikua në turnament, dhe Palacio ishte pjesë e ekipit me 23 lojtar të thirrur nga trajneri José Pekerman. Debutimi i tij në turnament erdhi në fitoren 2–1 kundër Bregut të Fildishtë në ndeshjen hapëse të Grupit C.[56] Kjo ishte ndeshja e vetme që ai luajti në turnament; Argjentina u eliminua në çerek-finale nga Gjermania.[57]
Një vit më pas, Palacio u zgjodh nga trajneri Alfio Basile për të luajtur në Copa América 2007. Ai luajti 90 minuta të plota në fitoren 1–0 kundër Paraguajit në ndeshjen e fundit të grupit.[58] Ai gjithashtu luajti 12 minuta në fitoren 3–0 kundër Meksikës në gjysëm-finale. Në finale, Palacio nuk u aktivizua me Argjentinën që u mposht nga Brazili.[59]
Më 15 qershor 2008, Palacio shënoi golin e parë me ekipin kombëtar në barazimin 1–1 kundër Ekuadorit në raundin e pestë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2010; ai u aktivizua në minutën e 85të dhe shënoi në minutën e 93të.[60] Ai gjithashtu u aktivizua për disa momente në ndeshjen tjetër kualifikuese kundër Brazilit. Këto ishin të paraqitjet e vetme që ai bëri në kualifikuese; trajneri Diego Maradona nuk e zgjodhi në ekipin final që do të luante në turnament.[61]
Në tetor 2011, Palacio u thirr nga trajneri i ri Alejandro Sabella për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Venezuelës;[62] ai u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit të takimit, duke luajtur ndeshjen e parë me ekipin kombëtar pas tre vitesh.[63] Pas transferimit te Interi dhe fitimit të statusit si protagonist, Palacio e fitoi vendin e titullarit në ekipin kombëtar, duke luajtur tetë ndeshje në fushatën e suksesshme kualifikuese të Kupës së Botës 2014.[64] Goli i tij i vetëm në kualifikuese erdhi më 11 tetor 2013 në fitoren 3–1 kundër Perusë.[65]
Në përgatitjet para fillimit të turnamentit, Palacio shënoi golin e 3të ndërkombëtar në fitoren 3–0 kundër Trinidad dhe Tobagos; ai gjithashtu asistoi golin e Ezequiel Lavezzit.[66] Më 6 qershor, ai u emërua në listën me 23 lojtar të trajnerit Sabella, sëbashku me shokët te Interi, Hugo Campagnaro dhe Ricardo Álvarez.[67][68]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Palacio ishte një lojtar shtatshkurtër, taktikisht i zgjuar dhe me dhunti teknike,[69] i cili dallohej për instiktin për gol.[70][71] Ai ishte një sulmues i shkathët dhe krijues, i cili mund të mbulonte disa pozicione në sulm: ai luajti si qëndër-sulmues në formacionin 3–5–1–1 të trajnerit Mazzarri,[72] por gjithashtu ka luajtur edhe si sulmues i dytë ose anësor.[70][73] Përveç aftësive si sulmues, Palacio është lavdëruar për kontributin në mbrojtje dhe në momentet kur ekipi nuk është në zotërimin e topit,[74][75] si dhe për profesionalizmin dhe lidershipin.[76]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Division | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | Apps | Goals | ||
Huracán | 2002–03 | Primera B Nacional | 34 | 7 | — | — | — | 34 | 7 | |||
2003–04 | Primera B Nacional | 19 | 8 | — | — | — | 19 | 8 | ||||
Gjithsej | 53 | 15 | — | — | — | 53 | 15 | |||||
Banfield | 2003–04 | Argentine Primera División | 19 | 2 | — | 2[a] | 2 | — | 21 | 4 | ||
2004–05 | Argentine Primera División | 17 | 7 | — | — | — | 17 | 7 | ||||
Gjithsej | 36 | 9 | — | 2 | 2 | — | 38 | 11 | ||||
Boca Juniors | 2004–05 | Argentine Primera División | 15 | 3 | — | 7[b] | 2 | — | 22 | 5 | ||
2005–06 | Argentine Primera División | 32 | 17 | — | 7[a] | 5 | 2[c] | 0 | 41 | 22 | ||
2006–07 | Argentine Primera División | 33 | 19 | — | 12[d] | 6 | 2[c] | 3 | 47 | 28 | ||
2007–08 | Argentine Primera División | 31 | 10 | — | 13[e] | 4 | 2[f] | 1 | 46 | 15 | ||
2008–09 | Argentine Primera División | 20 | 5 | — | 7[b] | 5 | 2[c] | 2 | 29 | 12 | ||
Gjithsej | 131 | 54 | — | 46 | 22 | 8 | 6 | 185 | 82 | |||
Genoa | 2009–10 | Serie A | 31 | 7 | 0 | 0 | 6[g] | 1 | — | 37 | 8 | |
2010–11 | Serie A | 27 | 9 | 2 | 0 | — | — | 29 | 9 | |||
2011–12 | Serie A | 32 | 19 | 2 | 2 | — | — | 34 | 21 | |||
Gjithsej | 90 | 35 | 4 | 2 | 6 | 1 | — | 100 | 38 | |||
Internazionale | 2012–13 | Serie A | 26 | 12 | 3 | 2 | 10[g] | 8 | — | 39 | 22 | |
2013–14 | Serie A | 37 | 17 | 2 | 2 | — | — | 39 | 19 | |||
2014–15 | Serie A | 35 | 8 | 0 | 0 | 6[g] | 4 | — | 41 | 12 | ||
2015–16 | Serie A | 27 | 2 | 3 | 1 | — | — | 30 | 3 | |||
2016–17 | Serie A | 15 | 0 | 2 | 1 | 3[g] | 1 | — | 20 | 2 | ||
Gjithsej | 140 | 39 | 10 | 6 | 19 | 13 | — | 169 | 58 | |||
Bologna | 2017–18 | Serie A | 28 | 4 | 0 | 0 | — | — | 28 | 4 | ||
2018–19 | Serie A | 28 | 3 | 3 | 0 | — | — | 31 | 3 | |||
2019–20 | Serie A | 35 | 7 | 1 | 1 | — | — | 36 | 8 | |||
2020–21 | Serie A | 36 | 5 | 1 | 0 | — | — | 37 | 5 | |||
Gjithsej | 127 | 19 | 5 | 1 | — | — | 132 | 20 | ||||
Brescia | 2021–22 | Serie B | 32 | 6 | 0 | 0 | — | — | 32 | 6 | ||
Gjithsej karriera | 609 | 177 | 19 | 9 | 73 | 38 | 8 | 6 | 709 | 230 |
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën Sudamericana
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën Libertadores
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në Recopa Sudamericana
- ^ Dy ndeshje dhe dy gola në Kupën Sudamericana, dhjetë ndeshje dhe katër gola në Kupën Libertadores
- ^ Një ndeshje në Kupën Sudamericana, dymbëdhjetë ndeshje dhe katër gola në Kupën Libertadores
- ^ Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [79]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Argjentina | 2005 | 2 | 0 |
2006 | 1 | 0 | |
2007 | 3 | 0 | |
2008 | 2 | 1 | |
2009 | 0 | 0 | |
2010 | 0 | 0 | |
2011 | 1 | 0 | |
2012 | 1 | 0 | |
2013 | 11 | 1 | |
2014 | 7 | 1 | |
Gjithsej | 28 | 3 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 15 qershor 2008 | Estadio Monumental, Buenos Aires, Argjentinë | 7 | Ekuador | 1–1 | 1–1 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010 |
2 | 11 tetor 2013 | 17 | Peru | 3–1 | 3–1 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014 | |
3 | 4 qershor 2014 | 22 | Trinidad dhe Tobago | 3–1 | 3–1 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Boca Juniors
- Primera División: Apertura 2005, Clausura 2006, Apertura 2008
- Copa Libertadores: 2007
- Copa Sudamericana: 2005
- Recopa Sudamericana: 2005, 2006, 2008[80]
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Argjentina
- Copa América: Finalist 2007
- FIFA Kupa e Botës: Finalist 2014[81]
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Golashënuesi më i mirë i Primera División: Apertura 2006[82]
- FIFA Kupa e Botës për Klube: Topi i Bronztë 2007[83]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of players: Argentina" (PDF) (në anglisht). FIFA. 14 korrik 2014. fq. 2. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 prill 2019. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "Rodrigo Palacio" (në italisht). Brescia Calcio. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2022.
- ^ "El partido en el que los Palacio tendrán sensaciones encontradas" (në anglisht). Diario Perfil. 30 mars 2008. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2011. Marrë më 27 dhjetor 2009.
- ^ "Napoli: blitz per Rodrigo Palacio. Lazio e Barça stanno a guardare". TuttoMercatoWeb (në italisht). 24 qershor 2008. Marrë më 3 janar 2011.
- ^ Cardozo on cue for Boca. fifa.com (12 dhjetor 2007)
- ^ Dominant Milan rule the world. fifa.com (16 dhjetor 2007)
- ^ Primera Division. Afa.org.ar (11 prill 2009). Marrë më 24 dhjetor 2012.
- ^ Genoa CFC Report and Accounts on 31 dhjetor 2009
- ^ "Palacio nach Genua" (në gjermanisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2009.
- ^ "Sculli seals late win for Genoa" (në anglisht). UEFA. 5 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2010. Marrë më 11 nëntor 2011.
- ^ "Genoa vs. Parma 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 6 dhjetor 2009. Marrë më 3 qershor 2015.
- ^ "Genoa vs. Atalanta 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 24 janar 2010. Marrë më 3 qershor 2015.
- ^ "Genoa vs. Bari 1908 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 3 tetor 2010. Marrë më 3 qershor 2015.
- ^ "Genoa 3 - 1 Parma". LegaSerieA.it (në italisht). 30 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 4 qershor 2015.
- ^ "Përmbysjet e çmendura të ekipeve italiane në këtë mijëvjeçar". Panorama Sport. 1 nëntor 2012. Marrë më 15 qershor 2024.
- ^ "Genoa, è ufficiale: Palacio rinnova fino al 2014" (në italisht). Genova Today. 2 shtator 2011. Marrë më 15 qershor 2024.
- ^ "Palasio shpëton Xhenoan me 2 gola ndaj Parmës". Panorama Sport. 26 shkurt 2012. Marrë më 15 qershor 2024.
- ^ "Genoa president: Palacio will be an Inter player next season" (në anglisht). Goal.com. 22 maj 2012. Marrë më 22 maj 2012.
- ^ "Interi pa problem me Vasluin, fitojnë Lacio e Liverpul". Panorama Sport. 24 gusht 2012. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Liga e Europës: Interi kualifikohet me drithërima, Lacio OK". Panorama Sport. 31 gusht 2012. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Interi "fluturon" me Kasanon e Palasion". Panorama Sport. 22 tetor 2012. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Interi për titull, dorëzohet Juventusi". Panorama Sport. 4 nëntor 2012. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Interi i frikshëm, mund Juven pas 49 fitoresh në Seria A". Panorama Sport. 4 nëntor 2012. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Interi mund Veronën dhe shijon çerekfinalet e kupës". Panorama Sport. 19 dhjetor 2012. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Interi fiton ndaj Kluzhit, por Milito humb sezonin". Panorama Sport. 15 shkurt 2013. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Interi "i çmendur" ringjallet me Palasion". Panorama Sport. 4 mars 2013. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Interi rilingjallet me dopietën e Palasios". Panorama Sport. 4 prill 2013. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Interi në hall, dëmtohet edhe argjentinasi Palasio". Panorama Sport. 5 prill 2013. Marrë më 15 maj 2015.
- ^ "Coppa Italia, Inter 4-0 Cittadella". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 18 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 1 shtator 2014.
- ^ "Inter scrape past Genoa at half-empty stadium" (në anglisht). Eurosport. 26 gusht 2013. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ "Super-Inter shkatërron Katanian, Maxarri në delir". Panorama Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013.
- ^ "Inter, barazim me 10 lojtarë". Top-Channel.tv. Marrë më 21 tetor 2013.
- ^ "Interi tregohet i fortë". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2013. Marrë më 26 tetor 2013.
- ^ "Interi ndëshkon Udinezen, Palasio udhëheqësi i ekipit". Panorama Sport. 4 nëntor 2012. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ "Palacio vendos derbin". TopSporti. 22 dhjetor 2013. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ "Fiorentina 1–2 Internazionale" (në anglisht). BBC Sport. 15 shkurt 2014. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ Kirsten Schlewitz (9 mars 2014). "Inter Milan vs. Torino, final score 1-0: Five unbeaten for nerazzurri". SBNation.com (në anglisht). Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ "Zyrtare: Palacio vazhdon me Interin". Telegrafi.com. 14 mars 2014. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ "L'Inter r Palacio, insieme fino al 2016". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2014. Marrë më 14 mars 2014.
- ^ "Triumfon Interi". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2014. Marrë më 16 mars 2014.
- ^ Sotir Kora (13 prill 2014). "Interi rikthehet te fitorja, shkatërron Sampdorian". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2014. Marrë më 13 prill 2014.
- ^ "Interi bën spektakël në nder të Zanetit". Panorama Sport. 10 maj 2014. Marrë më 16 qershor 2023.
- ^ "Maxarri shpall listën, jashtë Palasio e Nagatomo". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
- ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
- ^ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
- ^ Olof Svensson (15 dhjetor 2014). "Palacio to IC: "The goals? I'm not worried"" (në anglisht). Sempre Inter. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ "Internazionale vs. Lazio 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 21 dhjetor 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
- ^ "Formacioni më i mirë dhe ai më i keq i Serisë A për këtë vit". BalkanWeb.com. 25 dhjetor 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
- ^ "Bind Interi "i ri", Champions-i më pranë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 13 janar 2015.
- ^ "Interi shtanget në sekondat e fundit". Panorama Sport. 20 shkurt 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
- ^ "Zhgënjen Interi, tjetër leksion nga Volfsburgu". Panorama Sport. 20 mars 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
- ^ "Zgjohet Interi, rigjen buzëqeshjen në Verona". Panorama Sport. 12 prill 2015. Marrë më 28 prill 2015.
- ^ "Interi jashtë Europës, por feston… Ikardin". Panorama Sport. 1 qershor 2015. Marrë më 8 qershor 2015.
- ^ "Interi i thotë lamtumirë Europës, e mund Xhenoa". Panorama Sport. 24 maj 2015. Marrë më 24 maj 2015.
- ^ "Mexico vs. Argentina 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 8 mars 2005. Marrë më 22 dhjetor 2014.
- ^ "Argentina vs. Ivory Coast 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 10 qershor 2006. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "Germany 1–1 (4–2) Argentina" (në anglisht). FIFA. 30 qershor 2006. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "Argentina vs. Paraguay 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 6 korrik 2007. Marrë më 22 dhjetor 2014.
- ^ "Brazil victorious in Copa America" (në anglisht). BBC Sport. 16 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2010. Marrë më 27 prill 2009.
- ^ "Argentina 1–1 Ecuador" (në anglisht). Hasta El Gol Siempre. 15 qershor 2008. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ Rupert Fryer (19 maj 2010). "World Cup 2010: Argentina Squad - Maradona Announces Final 23-Man Roster" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ "Lista de convocados para los partidos con Chile y Venezuela" (në spanjisht). Federata Argjentinase e Futbollit. Marrë më 22 shtator 2011.
- ^ "Argentina stunned by Venezuela" (në anglisht). Al Jazeera. 11 tetor 2013. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ "2014 FIFA World Cup Brazil–Preliminary Competition Format and Draw Procedures–South American Zone" (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 tetor 2013. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "2014 FIFA World Cup qualification: Argentina 3–1 Peru" (në anglisht). FIFA. 11 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "Argentina 3-0 Trinidad & Tobago: Comfortable win for Albiceleste" (në anglisht). Goal.com. 4 qershor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "Argentina World Cup squad: Carlos Tevez and Erik Lamela miss out on 30-man provisional list" (në anglisht). Daily Mirror. 13 maj 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "Argentina squad for 2014 World Cup: the 23 chosen by Alejandro Sabella" (në anglisht). The Guardian. 6 qershor 2014. Marrë më 16 qershor 2024.
- ^ Rex Gowar (28 prill 2014). "Penpix of likely Argentina squad for World Cup finals" (në anglisht). Reuters. Marrë më 20 mars 2017.
- ^ a b Fabrizio Romano (9 nëntor 2012). "Arma letale Palacio: media di un gol ogni 103 minuti" (në italisht). FC Inter News. Marrë më 17 nëntor 2015.
- ^ "Rodrigo Palacio" (në anglisht). MLS Soccer. Marrë më 19 tetor 2019.
- ^ Matteo Bruni (14 dhjetor 2013). "Palacio, conquistador silenzioso dal cuore gialloblù" (në italisht). Il Giornale.
- ^ Karl Matchett (11 mars 2014). "Ranking the 50 Best Forwards in Europe by Goals and Productivity This Season" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 19 tetor 2019.
- ^ Riccardo Fusato (13 tetor 2014). "Quanto è importante Palacio per l'Inter? Nei numeri la risposta" (në italisht). FC Inter 1908. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 17 nëntor 2015.
- ^ "Fantacalcio: perché sarà la giornata di Palacio, Quagliarella, Klose e Borriello" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 2 prill 2015. Marrë më 17 nëntor 2015.
- ^ "A Tribute to Rodrigo Palacio: The Right Player at the Wrong Time" (në anglisht). Serpents of Madonnina. 29 maj 2017. Marrë më 17 qershor 2024.
- ^ "Rodrigo Palacio" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 6 dhjetor 2014.
- ^ "Rodrigo Palacio" (në anglisht). World Football. Marrë më 17 qershor 2024.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Rodrigo Palacio" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ^ "Boca y otro título para volver a quedar en lo más alto". Lanacion.ar (në spanjisht). 27 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
- ^ "Germany 1 Argentina 0" (në anglisht). BBC Sport. 13 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014.
- ^ "El Torneo Clausura ya dejó a siete técnicos sin trabajo" (në anglisht). Clarin. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2010. Marrë më 22 dhjetor 2014.
- ^ "AC Milan do Europe proud" (në anglisht). FIFA. 16 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2015. Marrë më 7 dhjetor 2014.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te Genoa C.F.C.
- Profili te F.C. Internazionale Milano
- Statiskat te Primera División Argjentinase (Spanjisht)
- Rodrigo Palacio te Football Database
- Lindje 1981
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë argjentinas
- Futbollistë në kombëtaren argjentinase
- Futbollistë në Boca Juniors
- Futbollistë në Genoa C.F.C.
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Bologna F.C. 1909
- Futbollistë në Brescia Calcio
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës