Jump to content

VetëmPoThem: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: {{Box-Seria| |FOTO= |PS= |TS=#VetëmPoThem |TO=#SamoKažem |SP=Serbia |VP=2013— |Gja=7 |SE=26 |GO=Gjuha serbe |MUSIK= |SD=FondiB92 |ID=Jelena Gavriloviq |GENRE=Komedi, Dr...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 28 shkurt 2014 15:50

Stampa:Box-Seria

VetëmPoThem është veb seriali i parë për tinejxherë që përcjell marrëdhëniet e një grupi të rinjsh nga vende të ndryshme. Seriali emetohet vetëm në Internet – në Youtube kanalin zyrtar, në Facebook faqen zyrtare të serialit dhe në sajtin samokažem.org. Çdo vepisodë titrohet në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Sezoni i parë filloi me emetim më 7 nëntor 2013. Përbëhet nga 26 vepisode pesëminutëshe që shfaqen çdo të hëne dhe të enjteje më ora 22. Producent i serialit është FondiB92, kurse producent ekzekutiv TunaFish Studio.[1]

Rrëfimi

Rrëfimi ndjek një verë të (pa)zakonshme në jetën e disa vajzave dhe djemve që bëhen ekip. Vijnë nga vende të ndryshme që kufizohen me njëra-tjetrën, por banorët e tyre rrallëherë dhe pa dëshirë i kalojnë ata kufinj. Flasin në gjuhë të ndryshme, dhe shkëlqyeshëm merren vesh. Ndajnë të njëjtat shpresa dhe friga, por deri tash nuk kanë pasur mundësi të flasin mbi këto. Janë njohtuar rastësisht, ashtu disi edhe bëhen ekip. [2]

Personazhet

Faqja e internetit zyrtare përshkruan karakteret nga seria:

  • Jovana (17) është më e reja e ekipit. E bindur se është shumë më e pjekur se moshatarët e saj. Por, k ësaj vere, derisa i dashuri i saj ndodhet në Kanadë, bota e saj ndryshon.
  • Miloshi (21) është gjezdisës beogradas. Kalon orë të tëra në Youtube, është edhe autor i disa inçizimeve. Në jetën e tij kanë vend vetëm zbavitja dhe surfimi. Gjithçka tjetër, sipas tij, e lodh njeriun. Kjo e nervozon motrën e vet më të vogël Jovanën.
  • Maja (19) është cuca e vogël e babit. Ka ikur nga Kotori, nga babi dhe mjedisi i vogël që të jetojë një Beograd si femër e pavarur. Babi përveç që vazhdon t’ia pagojë faturat dhe qeranë për banesën e saj të madhe në qendër të qytetit, edhe më tej me të madhe i dërgon pare xhepi.
  • Gjithmonë e disponuar, e buzëqeshur dhe optimiste, Aleksandra (19) është tamam vajzë ahengjesh. Don të bëhet aktore, të shpërngulet nga Shkupi në Holivud dhe veshur me fustan provokativ të lë gjurmë në shtegun e të famshmëve.
  • If life gives you lemons - make a lemonade. Zorani (21) nuk ka limona, por ka taksinë e babës dhe ambicie të blejë iPhone të ri. Çmimet e birrës në Beograd ia pamundësojnë këtë. Krahas kësaj – nuk e din saktësisht ku e ka vendin.
  • Dreni (20) është ai që rri anash n ë ekip, kryesisht shkaku i faktit se nuk e din gjuhën me të cilën komunikon ekipi. Për hirë të dashurisë ka nisur një aventurë të madhe dhe për herë të parë në jetë ka ardhur në qytetin për të cilin ka dëgjuar giithë të zezat. Para tij shtrihen sfida të reja, por edhe disa zbulime interesante.
  • Milena (21) është shpirt romantik që ua dëshiron të mirën të gjithëve. Është shpërngulur nga Kurshumlia në Beograd, duke lënë pas sigurinë e mjedisit të vogël dhe derë e prindërve vjen në qytetin që s’është përherë miqësisht i disponuar. Punon si motër medicinale, ka disa muaj që bën praksën në spital. I pëlqen gjithçka që pëlqejnë të rinjtë, posaçërisht horoskopi.
  • I relaksuar dhe gjithmonë i buzëqeshur, Marko (21) është shpirti i ekipit. Jeton në Bor, por më së shumti ia ka ënda të udhëtojë. S’ka rëndësi a bën valixhen për Lozanë apo Loznicë, kryesorja të shkohet dikund. Në Liqenin e argjentë huazon pedalinet për të fituar pare xhepi.
  • Si shumë të tjerë, babai i Zoranit Dushani (51) gjatë luftërave të 1990-ve është detyruar të braktisë qytetin ku ka lindur. Ka ardhur nga Sarajeva në Beograd, duke punuar punë të ndryshme për të siguruar familjen – është marr me stërshitje në pazar, ka qenë rojtar, ka riparuar pajimet teknike...Kur mbledh pare mjaftueshëm, blen veturë dhe fillon të punojë si taksist. Është i divorcuar. I biri fort i mungon pasi e sheh vetëm gjatë verës – pjesën tjetër të vitit Zorani jeton me të ëmën në Sarajevë.

Produkcioni

Kastingu për serialin #VetëmPoThem ka zgjatur disa muaj në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë. Që në fillim ekipi kreativ ka vendosur që në serial të aktrojnë aktorë të rinj, e jo ”naturshçikë“ siq ishte një nga idetë e tyre paraprake.

Për shumicën e pjesëmarrësve në këtë produkcion ky ka qenë projekti i parë profesional – nisur nga aktorët fare të rinj e deri te regjisorja Jelena Gavriloviq, apsolvente e regjisë filmike në Fakultetin e artit dramatik në Beograd. Supervizorët e serialit kanë qenë disa prej kreativëve kryesorë të skenës së sotme serbe, mes të cilëve Boris Miljkoviq, Xhorxhe Markoviq dhe Kosta Glushica të cilët me përvojën e vet i kanë dhënë kahje kësaj pune. Njëkohësisht ata janë kënaqur me punën kreative të brezit të ri duke u mundësuar atyre t’i japin ngjyrë serialit dhe t’na njohtojnë me dëshirat, frigat, synimet dhe realitetin e tyre.

Seriali është inçizuar në numër të madh lokacionesh nëpër Beograd, por edhe në Sarajevë, Kotor, Prizren, Novi Sad, në Ada Bojanë dhe Liqenin e argjentë.

Promocioni

Faqet e popullarizuara #VetëmPoThem në rrjetet sociale Facebook, Twitter, YouTube, SoundCloud dhe Instagram japin mundësi që shikuesit të hyjnë në interakcion me serialin dhe fanët tjerë.

Vlen të theksohet se secili prej personazheve të serialit ka profilet e veta në Facebook, Twitter dhe Instragram, ku rregullisht shpalojnë diçka për veten – çfarë muzike dëgjojnë, çka lexojnë, çka i gëzon. Duke realizuar interakcion me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, personazhet bëhen më të begatë dhe më të afërt me publikun. Interakcioni i personazheve në rrjetet sociale realizohet edhe me publikun që kështu fiton mundësi të komentojë, të bëjë lajk dhe sher materialin që personazhet e veb serialit #VetëmPoThem rregullisht e ndajnë me publikun.

Muzika

Soundtreku sfidues kap visër të gjerë nga Voodoo Popeye deri te Stray Dogga, nga Vlade Georgijev deri te Prti Bee Gee. Në përshkrimin e secilës vepisodë mund të gjinden titujt e këngëve që mund të dëgjohen në serialin, kurse shumica e këngëve mund të dëgjohen në SoundClaud kanalin zyrtar të serialit.[3]

Pranimi

Në 40 ditët e para gjatë të cilëve janë emetuar 10 vepisode, YouTube kanali ka shënuar 150.000 shikime, derisa në Facebook faqen kanë bërë lajk 10.000 njerëz.

Serialin e përshëndetën media të shumta, kurse cilësinë e produkcionit e dëshmon edhe nominimi për shpërblimin „Satelit“ në kategorinë e formës së shkurtër që e ndan Akademia ndërkombëtare gazetareske (IPA).[4] Në shkurt të vitit 2014.Seri fitoi çmimin.[5]

Re:Gjenerata

Veb seriali #VetëmPoThem është pjesë e Re:Gjeneratës.

Re:Gjenerata është hapësirë për të rinj nga mbarë rajoni që u mundëson atyre të flasin për veten dhe dëshirat e tyre, shpresat dhe frigat, për miqtë dhe prindërit, shkollën dhe punën, gjezdisjen dhe gjumin, për mënyrë se si e kalojnë kohën, për mënyrën se si argëtohen dhe për kohën, futbollin, basketbollin dhe vaterpolon, për udhëtimet ku kanë shkuar dhe për ato ku do donin të shkonin, për serialet e preferuara dhe për atë se çka i nervozon më së shumti.

Njëkohësisht, Re:Gjenerata është hapësirë që u mundëson të dëgjojnë se çka kanë për të thënë moshatarët e tyre nga vendet fqinje, të njihen me njëri-tjetrin dhe të kuptojnë ngjajshmëritë dhe dallimet mes tyre. Këtu poashtu mund të lexojnë, shohin dhe dëgjojnë iniciativa interesante nga rajoni dhe bota, të shkëmbejnë me komunitetin re:gjenerata idetë e veta për zgjedhjen kreative të problemeve lokale dhe për angazhmanin kreativ social.

Re:Gjenerata zhvillohet në sajtin www.samokazem.org.[6]

Linqet eksterne

  1. Sajti zyrtar
  2. #VetëmPoThem Youtube
  3. #VetëmPoThem Rebelmouse
  4. #VetëmPoThem Twitter
  5. #VetëmPoThem Soundcloud
  6. #VetëmPoThem Instagram

Referenca

  1. ^ SamoKažem - prva web serija za tinejdžere u ex-YU, B92, 1 Nëntor 2013
  2. ^ "Samo kažem"- prva regionalna veb serija za tinejdžere, Blic, 3 Nëntor, 2013
  3. ^ Balkanska Internet sapunica zabranjena za starije od 21, 24 sata, 7 Nëntor, 2013
  4. ^ "Samo kažem" u trci za holivusku nagradu, B92, 3 Nëntor, 2013
  5. ^ 2013 NOMINATIONS, International Press Academy
  6. ^ Intervju: #SamoKažem, Slobodan Stojančić, Provera, 7 Nëntor, 2013