Çezma e Sahit Agës
Çezma e Sahit Agës | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | [[[1] Gjilan]], Kosovë |
Ndërtuar | Fillimi i shek. XX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 106 |
Çezma e Sahit Agës është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjilan, Kosovë.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .Gjendet afërsi të qyteti të Gjilanit, në fshatin Kufcë e Poshtme , gjendet Çezma e Sahit Agës. Ky ndërtim u realizua, sipas të dhënave që janë marrë nga pronari i çezmës, para njëqind viteve. Pra, është ndërtuar në të njejtën kohë kur është ndërtuar edhe shtëpia - kullë e Sahit Agës.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E ndërtuar nga gurë shtufi , me një lartësi prej 2 metrash dhe gjerësi prej 60 cm . Materiali lidhës i përdorur për murim është llaçi prej gëlqereje . Objekti në fasadë ka një nike , poshtë së cilës ndodhet një sylynjar , i cili sjell ujë të mjaftueshëm për pije.Një nike e vogël më e thelluar se e madhja që ka formë konike . Mbi objektin e çezmës është vendosur një gurë i madh në formë sferike.Diçka rrethore që i përket vetëdijes ilire për vetë besimin në dukjet astrale . Sipas informatave që kanë marrë të zotët e shtëpisë , çezma duhet të jetë ndërtuar rreth vitit 1900.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kadriu, Sherafedin. Trashegimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani". fq. 163. ISBN 978-9951-8760-3-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |