Çorba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çorbë orizi me gjoks dashi - mishi i dashit ose i deles, mundësisht pjesa e gjoksit, pritet në copa kubike të vogla dhe vihet të ziejë. Pasi të ketë marrë valë, hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë rreth 1 orë. I shtohet oriz si dhe qepë të grira hollë. Ziejnë për 30 minuta të tjera derisa orizi të jetë gati.

Veçan, në një tigan me gjalpë, shtohet dhjamë dashi i prerë në copa të vogla, kaurdiset pak, shtohen domate të grira hollë, të pastruara nga cipa, ose salcë domatesh dhe spec djegës. Tigani hiqet nga zjarri dhe përzihet me hudhra të shtypura. Në këtë përzierje hidhet pak nga pak lëng supe dhe kur salca është gati hidhet në supë. Supa vihet përsëri të marrë një valë dhe pas kësaj është e gatshme. Gjatë ndarjes në pjatë hidhet majdanoz e kopër e grirë imët.

Për 4-5 persona duhen :

mish dashi 300 g,
oriz 3 lugë gjelle,
qepë 1 kokërr,
gjalpë 50 g, ose 1 lugë gjelle,
dhjamë dashi 50 g,
hudhra 3-4 thelpinj,
domate 2 kokrra,
spec djegës, kopër, majdanoz.