Ëmbëlsira

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ëmbëlsira është një lloj gatese që bëhet me sheqer, me mjaltë, me reçel a me diçka tjetër të ëmbël; një copë a një pjesë nga kjo gatesë. Ndryshe është një lloj arti i përgatitjes së konfeksioneve, të cilat janë artikuj ushqimorë të pasura me sheqer dhe karbohidrate. Përkufizimet e sakta janë të vështira. [1] Në përgjithësi, ëmbëlsirat ndahen në dy kategori të gjera dhe disi të mbivendosura, ëmbëlsira të furrave të bukës dhe konfeksione sheqeri. [2]

Ëmbëlsirat e furrave të bukës, të quajtura edhe ëmblsira prej miellit, përfshijnë kryesisht pasta të ëmbla, gurabia dhe produkte të ngjashme të pjekura.

Gatimet e sheqerit përfshijnë bombonet (zakonisht quhen sweets - ëmbëlsira në anglishten britanike), arra të ëmbëlsuara, çokollata, çamçakëza, çamçakëza flluskë dhe konfeksione të tjera të cilat bëhen kryesisht me sheqer. Në disa raste, konfeksionet e çokollatës (gatimet e bëra me çokollatë) trajtohen si një kategori e veçantë, siç janë versionet pa përmbajtje të sheqerit. [3] Fjalët karamela (candy) përdoren në SH.B.A. dhe Kanada, ëmbëlsira ose bombone (sweets) në Britani të Madhe dhe Irlandë janë fjalë të zakonshme për variacione të ndryshme të ëmbëlsirave prej sheqerit.

Industria e ëmbëlsirave gjithashtu përfshin shkolla të specializuara trajnimi dhe të dhëna të pasura historike. [4] Ëmbëlsirat tradicionale Përdoren që nga kohërat e lashta dhe vazhduan të konsumoheshin edhe nëpër Mesjetë e deri në epokën moderne.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Davidson, Alan (2014). The Oxford Companion to Food (në anglisht). Oxford University Press. f. 213.  9780199677337.
  2. ^ International Food Information Service, red. (2009). Dictionary of Food Science and Technology (në anglisht) (bot. 2nd)). Chichester, U.K.: Wiley–Blackwell. f. 106.  9781405187404.
  3. ^ Edwards, W.P. (2000). The Science of Sugar Confectionery (në anglisht). Cambridge: Royal Society of Chemistry. f. 1.  9780854045938.
  4. ^ "The Art of Confectionery". Historic Food.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]