Shko te përmbajtja

A Dog of Flanders

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
A Dog of Flanders
AutorMarie Louise de la Ramée
ShtetiMbretëria e Bashkuar
GjuhaAnglisht
Lloji i mediasShtypi (Hardcover)
Faqe293

A Dog of Flanders (Një qen nga Flanderi) është një roman i shkruar nga shkrimtarja angleze Marie Louise de la Ramée në vitin 1872 dhe u botuar në pseudonimin Ouida. Libri flet për një djalë flaman i quajtur Nelo dhe qenin e tij Patrasche, ngjarjet e të cilit janë vendosur në Antwerp.

Japoni, Kore dhe Filipine, romani ishte klasik jashtëzakonisht popullor për fëmijë për dekada të tëra dhe u përshtat në disa filma dhe filma të ndryshëm vizatimorë japonezë. Bazuar në këtë dukuri, gjatë viteve 1980, bordi belg i turizmit ndërtoi dy monumente që për të respektuar historinë dhe për të kënaqur turistët nga Azia Lindore. Në periferi të Antwerp-it në Hoboken është ndërtuar një statujë e vogël e Nelos dhe Patrasche-it në Kapelstraat dhe një pllakë përkujtimore para Katedrales së Antwerp dhuruar nga Toyota, e cila më vonë u zëvendësua nga një statujë mermeri e dy personazheve e mbuluar me kalldrëm. Kjo statujë është krijuar nga artisti Batist Vermeulen.[1]

Në Belgjikën e shekullit të 19-të, një djalë i quajtur Nelo mbetet jetim në moshën dyvjeçare me vdekjen e nënës së tij në Ardennen. Gjyshi i tij i varfër, Jehan Das, i cili jeton në një fshat të vogël pranë qytetit të Antwerp-it, e merr Nelon për të jetuar së bashku.

Një ditë, Neloja dhe Jehani gjejnë një qen të cilin e kishin rrahur për vdekje dhe e quajnë Patrasche. Me kujdesin që Jehani dhe Neloja tregojnë, qeni e merr veten dhe që prej asaj kohe, Neloja dhe Patrasche-i bëhen të pandarë. Neloja fillon të punojë si shitës qumështi, sepse qiradhënësi pa emër dhe i shtrembër i Jehanit kërkon që ai të paguajë më shumë përndryshe do të dëbohet. Patrasche-i e ndihmon Nelon të tërheqë karrocën e vogël të qumështit në qytet çdo mëngjes.

Neloja bie në dashuri me Aloisen, vajzën e Bas Cogez-it, një burrë i pasur në fshat, por Basi kundërshton, pasi nuk do që vajza e tij të ketë një të dashur të varfër. Edhe pse Neloja është analfabet, ai është shumë i talentuar në vizatim. Ai hyn në një konkurs të vogël vizatimi në Antwerp, me shpresën për të fituar çmimin e parë prej 200 frangash në vit, megjithatë juria zgjedh një fitues tjetër.

Një ditë një zjarr shpërthen në pronën e Basit. Pronari gënjen dhe thotë se Neloja ishte ai që i kishte vënë zjarrin pronës me qëllim që prona neglizhohej. Basi i thotë Nelos se ai nuk do ta shohë më Aloisen. Më vonë, Jehani vdes dhe pronari i shtëpisë e dëbon menjëherë Nelon dhe Patrasche-in. Kështu që ata fillojnë të enden rrugëve.

I shqetësuar dhe i mjerë, Neloja vendos të shkojë në katedralen e Antwerp-it, për të parë ekspozitat: The Elevation of the Cross dhe The Descent from the CrossRubensit, por hyrja në ekspozitat e katedrales janë me pagesë dhe ai nuk ka para. Në prag të Krishtlindjes, Neloja dhe Patrasche-i zbulojnë se dera e kishës është e hapur, kështu që ata hyjnë brenda dhe të nesërmen në mëngjes gjenden të vdekur nga hipotermia para triptikut.

Historia e botimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri u botua për herë të parë në janar të vitit 1872 në revistën Lippincott's Magazine. Po atë vit, tregimi u ilustrua në përmbledhjen e titulluar "A Dog of Flanders and Other Stories" nga Enriko Macanti. Vëllimi u botua nga tre shtëpi botuese të ndryshme: Chapman & Hall në Londër, Lippincott në Filadelfia dhe (gjithashtu në anglisht) Tauchnitz[2] në Lajpcig. Në botimet amerikane dhe gjermane njihej me tituj pak të ndryshëm: A Leaf in the Storm, and Other Stories (Lippincott); A Leaf in the Storm; A Dog of Flanders; and other stories (Tauchnitz)[3].

  1. "Batist Vermeulen: Nello en Patrasche waarschijnlijk het mooiste Vlaamse verhaal". thalmaray.com (në holandisht). 24 qershor 2018.
  2. "Ouida A Dog of Flanders/ Nello e Patrasche". https://blogs.gre.ac.uk/ (në anglisht). 14 tetor 2014. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  3. "A Leaf in the Storm A Dog of Flanders, and Other Stories". Archive.org (në anglisht). {{cite web}}: |first= i mungon |last= (Ndihmë!)