Abdyl Këllezi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abdyl Këllezi
Zv.Kryeministri i Shqipërisë
Në detyrë
1956–1966
Ministër i Ekonomisë
Në detyrë
1966–1975
Paraprirë ngaKiço Ngjela
Pasuar ngaTuk Jakova
Të dhëna vetjake
U lind më20 gusht 1919
Tiranë
Vdiq më17 maj 1977
e panjohur
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePPSH
PunësimiEkonomist, Financier

Abdyl Këllezi u lind në Tiranë në 20 gusht 1919. Ka qenë anëtar i byrosë politike të PPSH, ish-ministër i ekonomisë dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, i ekzekutuar me pushkatim më 31.5.1977 si "puçist".

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi mbaroi shkollën e mesme në Tiranë1937 u nis në Itali për të vazhduar shkollën e lartë ushtarake për specialitetin xhenjo. Mori pjesë në L2B. Këllezi përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar [forcat partizane] në vepra kriminale”.[1] Gjatë viteve 1961-1975 ka qenë kryetar i delegacioneve për realizimine marrëveshjeve me Kinën.Në vitet 1969-1975 ka qenë kryetar i komisionit të planit të shtetit. Ka qenë deputet në kuvendin popullor në të gjitha legjislaturat.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
  2. ^ Ministrat e Financave. Tiranë: Ministria e Financave. fq. 37. ISBN 999-27-857-2-1.