Jump to content

Abdyl Sharra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abdyl Sharra (Vlorë, 6 qershor 1911 - Maliq, 22 nëntor 1946) ka qenë inxhinier shqiptar, për shkak se qe pjesë në tharjen e kënetës së Maliqit, iu sajua akuza si sabotator, arsye për të cilën u pushkatua. Është shpallur “Dëshmor i Demokracisë”.

U lind në Vlorë, i biri i Musa Sharrës dhe Mahmudesë së Ali Vranës nga Kaninë. Shkollimin fillor e mori në shkollën "28 Nëntori" në vendlindje dhe më pas vijoi të mesmin në Shkollën Profesionale AmerikaneTiranë, më tej shkollimin e lartë e ndoqi në Fakultetin e Inxhinierisë së Universitetit të Romës.[1]

  1. ^ Haxhiraj, Vilhelme (21 nëntor 2015). "Abdyl Sharra një nga Elitat kombëtare". zemrashqiptare.net. Marrë më 23 janar 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)