Abdyl bej Ypi
Abdyl bej Ypi (Visanckë, 1878 - Durrës, 15 janar 1920) ka qenë figurë politike shqiptare dhe ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjes. Njihet po ashtu si përkthyesi në gjuhën shqipe i dramës Besa të Sami Frashërit.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në
Mori pjesë aktivisht në lëvizjen xhonturke dhe pas fitores së saj në korrik 1908 u bë kryetar i klubit shqiptar të Stambollit,[1] në cilësinë e të cilit mori pjesë në Kongresin e Manastirit.[2]
Pas Luftës I Botërore Abdyl bej Ypi ishte kundërshtar i orientimit politik proitalian të qeverisë së Durrësit të formuar në dhjetor 1918, propagandoi rrëzimin e kësaj qeverie dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës. Veproi aktivisht në këtë drejtim dhe prandaj në gusht 1919 u shkarkua nga posti i prefektit. Në prag të hapjes së Kongresit të Lushnjës, qeveritarët e Durrësit për të krijuar në vend një atmosferë frike e terrori, që të dështonte mbledhja e këtij kongresi, organizuan vrasjen e Abdyl bej Ypit me atentat.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Qafoku, Roland (26 janar 2021). "Vrasja e Abdyl Ypit, njeriut më inteligjent në Shqipëri". arsalbanica.mk.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur] - ^ Skendi, Stavro (2015) [1967]. The Albanian National Awakening (në anglisht). Princeton University Press. fq. 354. ISBN 9781400847761.