Agon Abdullahu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agon Abdullahu
Agon Abdullahu
U lind në13.06.1994
ProfesioniMusician, Businessman

Noga është një këngëtar i njohur me pseudonimin "Noga BeatBox". Ai u vërejt që në moshën 5 vjeçare për talentin e tij në fushën e BeatBox. Albumi i tij i parë u publikua në moshën 10 vjeçare në vitin 2005. Në vitet 2009/2010, Noga u zgjodh si tinejxheri më i mirë në Evropë për BeatBox. Ai ka marrë pjesë në koncerte me këngëtarë të njohur ndërkombëtarë si 50 cent, Snoop Dogg, Busta Rhymes, Method Man & Red Man. Ai ka kryer gjimnazin "Sami Frashëri" dhe ka bërë bashkëpunime me repera si MC Kresha, Lyrical Son, Noizy, Dr.Mic, Stine, G-Fighter, Luro, Skillz, TDS, Kastro Zizo, Dj Blunt, Real 1- etj.

Noga gjithashtu është bisnesmen shumë i suksesshëm dhe rrjedh nga një prej familjeve më të pasura dhe më të fuqishme në Kosovë. Ai është pronar i Factory pharmacy KFK (London,NYC).

Krijimtaria sipas viteve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më datë 12 Korrik 2010, Lyrical Son publikojnë videoklipin "Souljah", në bashkëpunim me Mc Kresha & Noga.[1]

Më datë 26 Gusht 2010, Noga publikon videoklipin "Flute".[2]

Më datë 2 Shkurt 2011, B-Genius publikojnë videoklipin "Un Me Ty", në bashkëpunim me Noga. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, B-Genius marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.[3]

Më datë 26 Maj 2011, Flori Mumajesi publikojnë videoklipin "Tegila Vava", në bashkëpunim me Albatrit Muqiqi, Guest & Noga. Me këtë këngë, Flori Mumajesi marrin pjesë në VFM 2012 në vitin 2012.[4]

Më datë 3 Korrik 2011, Noga publikon videoklipin "Po Vi". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.[5]

Më datë 22 Korrik 2011, Lurro publikon videoklipin "Deal Done", në bashkëpunim me Noga Beatbox.[6]

Më datë 11 Gusht 2011, Noga publikon videoklipin "Fast", në bashkëpunim me Ghetto.[7]

Më datë 15 Shtator 2011, Noga publikon videoklipin "A Po Vjen", në bashkëpunim me B-Genius.[8]

Në vitin 2011, Noga publikon albumin e parë "Souljah". Albumi i atehere 16-vjeçarit titullohet “Souljah”, si kënga me të cilën ai u paraqit për herë të parë, në bashkëpunim me Mc Kreshen dhe Lyrical Son. Albumi përmban 14 këngë dhe gjithashtu nuk mungojnë as bashkëpunimet në mesin e të cilave një me grupit Elita 5, pastaj Mc Kresha, Lyrical Son dhe Flori Mumajesi.[1]

Më datë 13 Prill 2012, Noga publikon videoklipin "Ket Nat", në bashkëpunim me Andin Randobrava. Videoklipi u prodhua nga Pulla. Me këtë këngë, Noga merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.[9]

Më datë 4 Korrik 2012, Noga publikon videoklipin "Don Mem Pa". Më datë 22 Tetor 2012, Noga publikon videoklipin "Vetem Ti", në bashkëpunim me Andin Randobrava. Muzika e këngës u punua nga Andin Randobrava, Nurteel, teksti u shkrua nga Andin Randobrava, Nurteel. Videoklipi u prodhua nga Think Creative.[10]

Më datë 23 Prill 2013, Noga publikon videoklipin "Shiu", në bashkëpunim me Kusha. Më datë 1 Dhjetor 2017, Noga publikon videoklipin "Mos Harro", në bashkëpunim me Andin Randobrava.[11]

Më datë 9 Korrik 2019, Noga publikon videoklipin "Dalena", në bashkëpunim me Shqiprim Sylejmanin.[12]

Më datë 13 Janar 2020, Noga publikon videoklipin "Kujtimet", në bashkëpunim me Andin Randobravën. Muzika e këngës u punua nga Andin Randobrava, ndërsa teksti u shkrua nga Andin Randobrava & Noga.[13]

Më datë 6 Janar 2021, Noga publikon videoklipin "Pse", në bashkëpunim me Andin Randobravën.[14]

Më datë 18 Dhjetor 2021, Sabri Fejzullahu publikon videoklipin "Dashni", në bashkëpunim me Nogën.

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Noga ft Lyrical Son And Mc Kresha - Souljah (Official Video) - YouTube
  2. ^ NOGA BEATBOX FLUTE (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  3. ^ B-Genius ft. Noga - Une me ty ( official video) (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  4. ^ Noga ft Flori and Albatrit Muqiqi - Tequila Vava (Official Video) (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  5. ^ Noga - Po Vi (Official Music Video) - YouTube
  6. ^ ‪Lurro Ft. Noga beat box - Deal Done (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  7. ^ Noga Ft Ghetto - Fast (LIVE) (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  8. ^ Noga Ft. B-genius - A po vjen (Official Video ) New 2011 (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  9. ^ Noga ft. Andin Randobrava - Kete Nate (Official Video) 2012 (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  10. ^ Noga ft Andin Randobrava - Vetem ti (New Mega Hit 2012) (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  11. ^ NOGA ft. Andin Randobrava - Mos harro (Official Video 4K) (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  12. ^ Noga ft. Shqiprim Sylejmani - Dalena (Prod. AVAH) (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  13. ^ NOGA ft. Andin Randobrava - Kujtime (Official Video HD) (në anglisht), marrë më 2023-01-26
  14. ^ NOGA ft. Andin Randobrava - Pse (Official Video HD) (në anglisht), marrë më 2023-01-26

https://www.teksteshqip.com/noga/biografia